1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Riformatohet mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë

Mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë qysh nga fillimi i vitit 2011 është riformatuar. Tani programet dhe projektet e zhvillimit do të menaxhohen nga , shoqëria gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar, GIZ shpk.

default

Logo bashkëpunimit shqiptaro- gjerman

GIZ shpk është strukturë e përftuar nga shkrirja e tre subjekteve që kanë patur eksperiencë dhe rezultate konkrete për një kohë të gjatë: shoqëria gjermane për bashkëpunimin teknik, GTZ shpk; InWent, që është zhvillimi profesional gjerman dhe shërbimi gjerman për zhvillim, DED shpk. Drejtoresha e GIZ për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Ulrike Gantzer – Sommer, thotë për DW-në se fokusi është në zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit, në reformimin e arsimit profesional, në sektorin e ujësjellësve, por dhe në procesin e integrimit europian, sidomos në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Drejtorja e GIZ për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Ulrike Gantzer – Sommer, thotë për DW se ky riformatim i programeve dhe projekteve mbështetëse gjermane ka në thelb rritjen e efektivitetit. “Ishte një vendim i qeverisë gjermane vitin e kaluar për të bërë bashkëpunimin për zhvillim, në mënyrë të veçantë bashkëpunimin teknik më efektiv dhe kjo duke shkrirë tre organizata që deri në fund të vitit 2010 kanë operuar si në njësi të veçanta. Pra, tashmë kemi një subjekt, shoqëria gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar, GIZ shpk, që është pasardhëse e kompetencave dhe përvojave të gjata, së pari të shoqërisë gjermane për bashkëpunimin teknik, GTZ shpk, së dyti të InWent, që është zhvillimi profesional gjerman dhe së treti, shërbimi gjerman për zhvillim, DED shpk. Kemi një organizatë të integruar e cila ka një emër të ndryshëm. GIZ, shoqëria gjermane për bashkpënim ndërkombëtar”.

20 Jahre Deutsch-Albanische Entwicklungszusammenarbeit

Në vitin 2008 u festua 20 vjetori i bashkëpunimit shqiptaro- gjerman

Ulrike Gantzer – Sommer sqaron më tej se GIZ është një kompani federale. Ajo mbështet qeverinë federale në arritjen e qëllimeve të saj në bashkëpunimin ndërkombëtar për një zhvillim të qëndrueshëm. Veç kësaj, GIZ është aktive në arsimin ndërkombëtar duke ndihmuar që njerëzit dhe shoqëritë kudo në botë të zhvillojnë perspektivat e tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Duke folur konkretisht për angazhimin e GIZ-it në Shqipëri, Ulrike Gantzer – Sommer rendit disa prej prioriteteve të programeve dhe projekteve mbështetëse. “Ne jemi të fokusuar në zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit,në reformimin e arsimit profesional, në sektorin e ujësjellësve, por dhe në procesin e integrimit europian, sidomos në përfarimin e legjislacionit. Të gjitha projektet e programet në këto fusha mbështeten nga qeveria gjermane, por duke shtuar dhe projekte nga BE-ja në 5 drejtime të rëndësishme si arsimi profesional e kualifikimi, në reformimin e administratës, integrimin europian, zhvillimi rural dhe trajnimi i ekspertëve për drejtimin e projekteve”.

Ndër partnerët kryesorë të zyrës të përfaqësisë së GIZ në Shqipëri janë departamenti për strategjinë dhe koordinimin e ndihmës së donatorëve, ministria e ekonomisë, tregëtisë dhe energjitikës, ministria e arsimit dhe shkencës dhe ministria e punëve publike dhe transportit, por dhe ministri të tjera si ajo e turizmit, punëve sociale dhe shanseve të barabarta, e integrimit, si dhe departamenti i administratës publike pranë ministisë së brendshme.

Ulrike Gantzer

Frau Ulrike Gantzer - Sommer, Drejtorja e GIZ për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Në të gjithë botën, GIZ operon në më tepër se 130 vende. Selia qëndrore e GIZ ndodhet në Bonn dhe Eschborn. Në Gjermani, ajo është e pranishme në pothuajse të gjitha landet. Sipas të dhënave për vitin 2010 kompania ka 16 862 të punësuar. Po për vitin e kaluar GIZ përllogariti një xhiro dhe grante me vlerë totale 1.9 miliard euro.

Që nga fillimi i bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë më 1987 dhe deri më sot qeveria federale gjermane ka dhënë një mbështetje që kap një vlerë më shumë se 1 miliard euro. Sektorët prioritarë mbeten furnizimi me energji elektrike, mjedisi, duke përfshirë dhe furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe mirëqeverisjen.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 02.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Rsa
  • Data 02.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Rsa