1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Richard Holbrooke - i dërguari i posaçëm i Obamës për Afganistanin dhe Pakistanin

Richard Holbrooke nuk është i panjohur në parketin diplomatik. Ai bëri emër me angazhimin e tij në konfliktin e ish-Jugosllavisë. Nën presidentin e ri amerikan, Barack Obama ai merr detyrë të re

default

Richard Holbrooke

Richard Holbrooke gjithmonë ka qenë në lëvizje. Karriera e tij filloi në Ministrinë e Jashtme në vitet 60-të, më pas në vitet 70-të ai bëri një ndalesë të shkurtër në gazetari, për të kalaur pas në vitin 1977, nën presidentin amerikan Jimmy Carter, sërish në Ministrinë e Jashtme me detyrë në sektorin e Azisë Lindore.

Pas mandatit të Carter-it, Holbrooke ndryshoi punë. Ai njohu botën bankare, madje pati edhe funksione drejtuese, si tek banka e falimentuar ndërkohë "Lehmann Brothers". Kur u zgjodh Bill Clinton president, ai iu rikthye diplomacisë. Holbrooke erdhi ambasador në Gjermani, më pas mori përgjegjësinë e departamentit të Evropës në Ministrinë e Jashtme.

Angazhimi në ish-Jugosllavi dhe Kosovë

Gjatë kësaj kohe Holbrooke përballoi sfidën më të madhe diplomatike të karrierës së tij: konfliktin në ish-Jugosllavi. Në vitin 1995 ai ndërmjetësoi mes presidentëve të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës duke ndikuar fuqishëm në hartimin e marrëveshjes së Dejtonit- e cila, sipas tij, ishte një kompromis i keq- por së paku solli fundin e luftimeve. Holbrooke u angazhua edhe në Kosovë. Por përpjekjet e tij nuk ishin aq të suksesshme sa të pengonin shpërthimin e dhunës në Kosovë. Po kështu edhe bisedimet e Rambujesë u zhvilluan pa ndonjë sukses, më pas u zhvillua lufta.

Verhandlungen in Rambouillet

Bisedimet ndërkombëtare të paqes në Rambuje, 2 shkurt 1999.

Për Richard Holbrooke-un ka qenë gjithmonë e rëndësishme që përgjegjësit e luftës në ish-Jugosllavi të dilnin para drejtësisë. Këtë ai e ka thënë hapur. Është bërë shumë pak për kapjen e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, kritikonte ai dikur: "Mendoj se është një dështim i madh që nuk janë kapur këta persona. Kjo ka sjellë dobësimin e situatës dhe bën që të mos reduktojmë dot trupat tona. "

Diplomat kritik

Në mandatin e dytë të Bill Clinton-it, Holbrooke u emërua ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai u përpoq të ndërmjetësonte mes Eritresë dhe Etiopisë, por pa sukses.

Ndërsa kur në post erdhi presidenti Bush, Holbrooke ndërroi postin duke kaluar në organizata të pavarura. Megjithatë ai vazhdoi të mbante qëndrim dhe të thoshte hapur mendimin e tij për çështjet aktuale, si në rastin e Iranit: "Është thjesht një politikë e pazakontë, të kërkosh nga iranianët dhe në të njëjtën kohë të mohosh bisedimet me ta. Nuk ka kuptim të dërgojmë mesazhet tona përmes zyrtarëve britanikë, gjermanë apo ndërkombëtarëve të tjerë. Ne duhet të flasim vetë qartë dhe me ton të fortë. Më vjen shumë keq për këtë gabim që kemi bërë në vitet e fundit ."

"Zjarrfikësi" Holbrooke konsiderohet si njeri me kokë më vete dhe dëshirë për të dalë në skenë, por edhe njeri me vullnet të fortë. Ai nuk druhet në parketin diplomatik, kur vjen puna për të ndërmjetësuar me agresivitet. Me këtë Holbrooke nuk ka bërë vetëm miq.

  • Data 24.01.2009
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GfXf
  • Data 24.01.2009
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GfXf