1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Rezultati i arritur nuk të jep arsye për qetësim

Të përditshmet gjermane komentojnë rezultatin e zgjedhjeve në Landin e Zaksenit, një land ku ekstremistët e djathtë kanë më shumë zgjedhës se në landet e tjera.

Ekstremistët e djathtë duan të arrijnë qendrën

Ekstremistët e djathtë duan të arrijnë qendrën

Gazeta "Neue Osnabrücker Zeitung" paralajmëron para rrezikut që ekziston për forcimin e kampit të ekstremistëve të djathtë në Gjermani, pas fitores së Partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë (NPD) në zgjedhjet e zhvilluara në Landin e Zaksenit (Sachsen). "Në zgjedhjet e fundit komunale NPD humbi katër përqind të zgjedhësve, në krahasim me rezultatin e arritur në zgjedhjet për parlamentin e landit në vitin 2004. Kjo të lejon të shpresosh që kjo parti të mos arrijë të rihyjë vitin tjetër në parlamentin e Drezdenit. Por rezultati i arritur nuk të jep arsye për tu qetësuar. Kryesisht ndaj ankorimit në nivel lokal të ekstremistëve të djathtë duhet të vihet alarmi. Sepse NDP ka arritur deri tani që në zona të caktuara të Zaksenit të hiqet si avokat i njerëzve të thjeshtë. Kjo parti përfaqësohet në të gjitha takimet e qarqeve. Kjo i jep asaj mundësi të reja për zhvilluar propagandë dhe për të bërë më shumë njerëz për vete. Kësaj i shtohet dobësia frikëndjellëse e partive të etabluara. Me konceptet e tyre dhe me kandidatët që ofrojnë këto parti hasin në shumë vende mure të rrezikshme mosbesimi dhe indiferentizmit."

E të njëjtit mendim është edhe gazeta berlineze "Tagesspiegel" e cila po ashtu thotë se fitorja e NPD në Zaksen është koseguencë e vështirësive të partive të etabluara."A është e mundur që në skajin e djathtë të zhvillohet ajo që zhvillohet me inat në skajin e majtë? Duke patur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme kësaj pyetjeje mund t`i jepet përgjigje vetëm me një kundërpyetje: Pse jo? Partia Socialdemokrate (SPD) është duke u shpërbërë, Unioni Kristiandemokrat (CDU) ndodhet në krizë dhe Unioni Kristiansocial (CSU) luhatet sepse duke qenë parti popullore nuk është në gjendje që të prononcojë lirinë, drejtësinë, solidaritetin në lartësinë e kohës. Partia Nacionaldemokrate (NPD) është parti proteste e njerëzve të papunë që jetojnë me ndihmat sociale të shtetit. Por ajo xhonglon me temat me të cilat nuk merret më Unioni Kristiandemokrat, si kombi, familja, rregulli, burrëria. Partia e liberalizuar nën Merkelin, CDU, shfaqet në Hamburg në koalicion me Të gjelbërit dhe në Zaksenin e Poshtëm në koalicion me liberalët. Por dimensioni i saj politik është duke u zvogëluar."

Por gazeta " Süddeutsche Zeitung" e Mynihut thotë se fitorja e NPD në Zaksen nuk duhet mbivlerësuar. "Edhe vetë rezultati i arritur nga NPD, e cila brohorit duke thënë se ka katërfishuar numrin e anëtarëve në Landin e Zaksenit, nuk duhet mbivlerësuar. Nga njëra anë ajo shpjegon se ekstremistët e djathtë nuk ishin të përfaqësuar kudo katër vjet më parë. Në shumë vende në këtë land zgjedhja u bë për republikanët, dhe votat e tyre në krahasim me ato me të cilat po operohet, nuk qëndruan ato që ishin. Nga rezultati i zgjedhjeve nuk jepet mundësia për të thënë së është duke ndodhur një rrëshqitje nga e djathta. Por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që të djathtët në Zaksen kanë një potencial zgjedhësish rreth 5 përqind, që në shumë vende është më i madh se potenciali që kanë socialdemokratët (SPD).

  • Data 10.06.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGaY
  • Data 10.06.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGaY