1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rezultatet e Sarkozisë në Moskë - Rusia do të tërheqë trupat nga Gjeorgjia

Nën presionin e Bashkimit Evropian, presidenti rus, Dmitri Medvedjev ka dhënë dritë jeshile për dërgimin e një misioni vëzhguesish në Gjeorgji. Rusia premtoi edhe tërheqjen e trupave nga brendësia e tokës gjeorgjiane.

default

Sarkozi në Moskë

Me sa duket bisedimet nuk qenë të lehta. Tre orë më vonë se sa ishte parashikuar dolën presidenti rus, Medvedjev dhe homologu i tij francez, Nikola Sarkozi para mediave. Sarkozi në Moskë krahas miratimit për dërgimin e misionit të vëzhguesve të BE-së mori edhe premtimin rus për tërheqjen e trupave ruse nga brendësia e tokës gjeorgjiane: Sarkozi tha: "Më së voni brenda një jave trupat ruse do të dorëzojnë pikat e kontrollit në Senaki dhe Poti. Brenda një muaji trupat ruse do të jenë tërhequr nga zonat e ndërmjetme të pushtuara në Abkazi dhe Osetinë jugore."

Deri në atë kohë do të jenë stacionuar rreth 200 vëzhgues të BE-së. Më parë ministria e jashtme ruse kishte refuzuar kategorikisht një mision të tillë. Nga ana e saj Moska mori garancinë se nuk do të ushtrim dhune nga Gjoergjia. Presidenti rus Medvedjev: "Këtë dua ta theksoj veçanërisht, se pala ruse ka marrë dokumenta përkatëse për këtë."

Gjithashtu të dy presidentët ranë dakord për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për konfliktin në Gjeorgji në Gjenevë më 15 shtator. Tema: "Siguria në të ardhmen në Osetinë jugore dhe statusi i dy republikave të panjohura në shkallë ndërkombëtare."

Sipas presidentit francez, Sarkozi nëse Moska përmbush këto marrëveshje, atëherë bisedimet e partneritetit me Rusinë, përkohësisht të ngrira nga ana e BE-së do të mund të rifillojnë më së shpejti në tetor.

Me dakordimin në Moskë duket se ka pushuar një konflikt disa javësh. Pala ruse e kishte arsyetuar praninë e trupave ruse në tokën gjeorgjiane me mbrojtjen e popullatës nga sulme të tjera të Gjeorgjisë. Medvedjev në Moskë: "Ne kemi punuar gjithmonë sipas planit gjashtëpikësh. Rusia e përmbush këtë plan tërësisht. Për fat të kqe nuk mund ta pohoj këtë gjë për palën tjetër. Ajo përpiqet të rigjallërojë potencialin e saj ushtarak. Dhë në këtë pikë Gjeorgjinë e ndihmojnë aktivisht disa partnerë tanët, Shtetet e Bashkuara."

Rusia gjithmonë ka shprehur dyshime se anijet luftarake amerikane me ndihma humanitare sjellin armë në Gjeorgji. Së bashku me presidentin francez në Moskë udhëtuan edhe kryediplomati evropian, Havier Solana dhe presidenti i Komisionit evropian, Hose Manuel Barroso.




  • Data 09.09.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDnM
  • Data 09.09.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDnM