1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultate nga Kampionati Evropian i Atletikës

29 Korrik 2010

Garat e kualifikimit për në gjysmëfinalet dhe finalet e garave në vrapim 100 metra me pengesa dhe 200 metra.

https://p.dw.com/p/OXZQ
Nga garat e vrapimit për femra, Barcelonë më 28.07.2010
Nga garat e vrapimit për femra, Barcelonë më 28.07.2010Fotografi: AP

Vrapuesit me pengesa John dhe Bühler në gjysëmfinale

Atletët gjermanë Alexander John dhe Matthias Bühler arritën në gjysëmfinale në vrapimin me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës në Barcelonë. Të enjten në mëngjes të dy arritën në 100 metra vrapim me pengesa vendin e katërt në raundin e parë. John, nga Leipcigu, doli i teti me 13,61 sekonda në raundin e parë të vrapimit, kampioni gjerman Bühler, Offenburg me 13,62 doli i nënti. Gjysëmfinalja dhe finalja zhvillohen të premten në mbrëmje.

Nga garat e vrapimit për femra, Barcelonë më 28.07.2010
Nga garat e vrapimit për femra, Barcelonë më 28.07.2010Fotografi: AP

Atletët Lemaitre dhe Ernst në gjysëmfinale në 200 metra

Kampioni i Evropës në garën e vrapimit 100 metra Christophe Lemaitre arriti në Kampionatin Evropian të Atletikës në Barcelonë në gjysëmfinale edhe në garën e vrapimit 200 metra. 14 orë pasi fitoi titullin e tij në disiplinën e parë, francezi fitoi të enjten (29.07) edhe në disiplinën 200 metra me 20,64 sekonda.

Sebastian Ernst, nga Vatensheid, doli i treti në garë me rezultatin 20,72 sekonda. Kampioni gjerman Daniel Shnelting u skualifikua. Si i katert në garë me 20,98 atij i mungonin tre të qindat e sekondës, për t'u kualifikuar për në gjysëmfinale.

Autor: (dpa) Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora