1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultate në Ligën e Kampionëve

17 Shtator 2009
https://p.dw.com/p/JinQ
Liga e Kampionëve, ndeshja në Liverpul
Liga e Kampionëve, ndeshja në LiverpulFotografi: AP

Ekipi i Shtutgartit ka nisur garat për Ligën e Kampionëve në futboll. Të mërkurën në mbrëmje ndeshja me ekipin Glasgou Renxhers të Skocisë ka përfunduar me barazim 1:1. Gjithashtu me barazim pa gola ka përfunduar ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve mes ekipit të Interit dhe Barcelonës.

Rezultate të tjera: Dinamo e Kievit me ekipin Rubin Kazan 2:1, Liverpuli me Debrecën hungareze 1:0, Lioni kundër Fiorentinës 1.0, Sevilja kundër Unirea Urzicenit 2:0, Arsenali kundër ekpit belg Standart Liezh fitoi 3:2 dhe Olimpiakosi doli barazim 0:0 me Alkmarin. Ekipi i meshkujve gjermanë ka fituar për të tretën herë titullin Kampion Europe në pingpong. Në ndeshjen finale me Danimarkën, ekipi me në krye Timo Boll fitoi 3:2.

Autor: dpa/Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi