1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Rezultat historik" - Kryeministri i Danimarkës Rasmunsen fiton sërish

Në Danimarkë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Anders Fogh Rasmunsen do të jetë për të tretën herë kryeministër. Megjithatë shumica në parlamentin e Kopenhagës ka një bazament të paqëndrueshëm.

Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmunsen e la elektoratin e tij të presë gjatë. Vonë në orën 23:00 ai foli përpara simpatizantëve të partisë Venstre, të cilët duartrikisnin të entuziazmuar.

Kryeministri i vjetër dhe i ri këtë mbrëmje u përqëndrua tek suksesi i partisë së tij: "Tri herë është konfirmuar qeveria e drejtuar prej Venstres dhe tri herë ajo ka qenë partia më e fortë, ky është një rezultat historik. Ne kemi marrë sot mandatin të vazhdojmë qeverisjen. Unë përpara zgjedhjeve e kam deklaruar, se çfarë dua të arrij dhe unë i përmbahem kësaj edhe sot."

Priten reforma

Me këtë ai ka parasysh reformat e shpallura prej qeverisë së tij si dhe një pjesë të reformave tashmë të realizuara si: ulja e taksave dhe investimet masive në sektorin publik, shkollat, spitalet dhe azilet. Ndonëse partia Venstre ka humbur vota, ajo mbetet me 26 përqind partia më e fortë duke kryesuar kundrejt sosicaldemokratëve, që nën kryetarin Helle Thorning-Shmid (Schmidt) vazhduan kursin e rënies duke marrë vetëm 25 përqind të votave.

Riviera politike

Përmirësim të lehtë ka parteri i koalicionit qeverisës, partia konservatore e ministrit të jashtëm Per Stig Mëler (Möller). Partia popullore daneze nën Pia Kjaersgard (Kjaersgaard) gjithashtu e ka përmirësuar lehtë rezultation krahasuar me vitin 2005, duke marrë 14 përqind të votave. Befasia e mbrëmjes ishte partia popullore socialiste, që në Danimarkë janë të gjelbrit. Kjo parti e përmirësoi rezultatin e saj me 7 përqind plus duke marrë gjithsej 13 përqind.

Para sfidave të mëdha

Kryetari Vili Sovndal (Willy) përgëzoi Anders Fogh Rasmunsen për fitoren, duke parashikuar njëkohësisht një të ardhme të vështirë për të. Sipas Sovndal "aleancës së re" dhe partisë "popullore daneze" i duhen kundërshtarët si aleatë për të krijuar shumicën: "Anders Fogh Rasmunsen ndodhet përballë sfidash të mëdha. Ai dëshironte të dilte nga këto zgjedhje me një shumicë të qëndrueshme, por kësaj nuk ia arriti. Tani atij i duhet të bashkëpunojë me Naser Khader dhe Pia Kjaersgard, se si do t´ia dalë, kjo mbetet të shihet."

A do të qëndrojnë aleancat?

Por Jërgen Poulsen (Jörgen) nuk donte ta konfirmonte, që të dyja partitë nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën:" Eshtë e qartë, që ne në shumë çështje jemi larg njëri-tjetrit, si p.sh. lidhur me çështjen e azilimit. Por ne e kemi respektuar këtë rezultat. Zgjedhësit kanë vendosur dhe ne do të bashkëpunojmë tani me ata që na duhet të bashkëpunojmë."

Me vetëm 3 përqind të votave "aleanca e re" nuk ka pozicionin që të mund të parashtrojë kërkesa. Partia popullore daneze nuk donta ta prishte atmosferën e mbrëmjes së zgjedhjeve duke theksuar, se nuk ka përse të dështojë bashkëpunimi me aleancën. Se sa e qëndrueshme do të jetë ajo, këtë do ta tregojë koha.

  • Data 14.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CE5t
  • Data 14.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CE5t