1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rezistencë paqësore - Përvoja e lëvizjes serbe "Otpor" mësim për revolucionin egjiptian

Lëvizja rinore serbe Otpor (Rezistenca) që rrëzoi Millosheviqin ka pasur ndikim global. Idetë dhe strategjitë e Otporit gjetën tokë pjellore, edhe në përmbysjen e Mubarakut në Egjipt e më gjerë.

default

Sheshi qendror i Republikës në Beograd. Këtë pamje kishte rezistenca e Otporit. Pa dhunë dhe mbështeje masive. 5100,000 vetë kërkuan dorëheqjen e Millosheviqit në 14 prill të vitit 2000.

Përvojat dhe mësimet e lëvizjes rinore serbe Otpor (Rezistenca), e cila rrëzoi me veprimet e saj jo të dhunshme regjimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 në Serbi kanë ndikuar në shumë revolucione të mëvonshme. Kështu në të ashtuquajturin "revolucion rozë" në Gjeorgji (2003) dhe "revolucionin e portokalltë" në Ukrainë 2004. Por jo vetëm në Evropën Lindore idetë dhe strategjitë e Otporit gjetën tokë pjellore, edhe në përmbysjen e Mubarakut në Egjipt ndikimi i Otpor qe efektiv.

Ägypten Kairo Proteste

Rreth 1 milionë vetë proestuan në shehshin Tahrir kundër Mubarakut gjatë janarit

Lë të kujtojmë që lëvizja opozitare egjiptiane i dha fund sundimit të presidentit Mubarak me një strategji të mobilizimit masiv dhe rezistencës efektive, por jo të dhunshme. Frymëzim dhe këshilla revolucionarët egjiptianë nuk mblodhën vetëm tek fqinjët tunizianë, por edhe te lëvizja rinore serbe Otpor (Rezistenca).

Revolucion për fillestarët

Otpor pati një rol të rëndësishëm në përmbysjen e regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000. Ndërkohë Otpori i përcjell përvojat e tij në kuadër të një organizate jo-qeveritare me emrin "Qendra për aksione jo të dhunshme". Edhe me filmin dokumentar "Përmbysja e diktatorit" për revolucionin serb dhe me librin "Luftë pa dhunë në 50 pika" Otpori ka përhapur idetë e tij rreth botës. Libri me emrin "Revolucion për fillestarët" është përkthyer në vitin 2009 në gjuhën arabe dhe farsi dhe është shkarkuar dhjetëra mijëra herë nga interneti.

Opozitarë egjiptianë të “Lëvizjes të 6 prillit "- të quajtur sipas grevës të punëtorëve të shtypur me dhunë në vitin 2008 - u takuan me aktivistët e Otporit në Beograd, ku morën këshilla të rëndësishme, të cilat i vunë në jetë me 28 janar, gjatë pushtimit paqësor të sheshit Tahrir kundër operacionit masiv policor.

Otpor - shembull në botë

Srdja Popovic, drejtues i “Qendrës për aksione jo të dhunshme“ dhe ish- anëtar i "Otporit“, shpjegon se çfarë i ka bërë më së shumti përshtypje nga aksionet e revolucionarëve në Egjipt. Me injorimin e disiplinuar të dhunës, demonstruesit egjiptianë arritën, që të shuhej përpjekja e regjimit për të përshkallëzuar situatën. Policia nuk arriti që t'i shtypë demonstratat me forcë.

Ägypten Kairo Proteste Demonstranten

Ushtria dhe protuestueit me qirinj në shehsin Tahrir. Demonstruesit ditën të ndërtonin një marrëdhënie me ushtarakët

Pas kësaj, edhe përpjekja e policisë, për të shkaktuar kaos në rrugë gjatë tërheqjes të tyre nuk pati sukses. Sepse protestuesit kanë reaguar me shumë zgjuarsi. Edhe marrëdhëniet, që demonstruesit ndërtuan me ushtarakët si shtylla kryesore e regjimit, kanë kontribuar shumë për dorëheqjen e Mubarakut. Lëvizja egjiptiane e protestës ka treguar në mënyrë frymëzuese, se në këto vende arabe ka një potencial të madh rezistence, që mund të kthehet në një lëvizje pan-arabe. "

Edhe Srdjan Milivojevic si shumë nga shokët e tij të Otporit ka hyrë në politikë pas ndryshimeve demokratike në Serbi. Sot ai është anëtar i Partisë Demokratike në pushtet. Fakti që Otpor ka bërë përshtypje dhe ka ndikuar te shumë njerëz në botë, atë nuk e çudit. "Unë jam absolutisht i bindur se ideja konstante e Otporit, domethënë e një luftë jo të dhunshme kundër diktaturës, e një luftë jo të dhunshme për ndryshim në një regjim jo-demokratik tërheq të gjithë njerëzit në mbarë botën, të cilët e dëshirojnë lirinë.

Autor: Ivica Petrovic/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 17.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10IR8
  • Data 17.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10IR8