1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rezistencë ndaj paktit gjerman për shpëtimin e euros

Ministrat e Financave të grupit të euros konsultohen këtë të hënë për forcimin e monedhës së tyre. Gjermania dhe Franca kanë propozuar një pakt të ri për fuqinë konkurruese, por ai po has në rezistencë të fortë.

default

Propozimi nga Berlini, që kancelarja Angela Merkel paraqiti në samitin e fundit të BE-së më 4 shkurt së bashku me presidentin francez, është i qartë. Vendet e euro-zonës duhet të jenë të orientuara sipas Gjermanisë. Për të qenë më konkurrues dhe për të siguruar të ardhmen e euros, 17 vendet e euros duhet t'i premtojnë njëri-tjetrit se nuk do të rrisin më pagat sipas rritjes së çmimeve. Ata duhet të përpiqen për një taksë të unifikuar biznesi, të instalojnë frenimin e borxheve sipas modelit gjerman dhe të rrisin moshën e pensionit në 67 vjeç. Kundër këtij "Pakti për fuqinë konkurruese", ka rezistencë nga vende të ndryshme, për shembull nga kancelari austriak Faymann: "Unë personalisht mendoj se nuk është e mundur që Bashkimi Evropian të rregullojë moshën e daljes në pension. Ka shumë dallime në mes vendeve, kushte shumë të ndryshme."

Wolfgang Schäuble Sparpaket

Ministri gjerman i Financave Volfgang Schaeuble

Sipas shembullit të më të mirit

Ministri gjerman i Financave Volfgang Schäuble do të argumentojë para homologeve të tij në Bruksel se perndryshe euro nuk do të mbijetojë në afat të gjatë për shkak të dallimeve në fuqinë konkurruese. Pa paktin, Gjermania nuk do të jetë e gatshme të paguajë më shumë para për zgjerimin e ombrelës së shpëtimit. Ekonomisti Martin Huefner mendon se masat e veprimit të marrëveshjes së re janë urgjentisht të nevojshme. "Nëse ne përcaktojmë standarte minimale për gjashtë pika, ndër të tjera, për moshën e daljes në pension dhe indeksimin e pagave, të gjitha këto janë gjëra të rëndësishme, që janë të domosdoshme për konvergjencën e zonës së euros. Nëse ata do të jenë të mjaftueshme, për të arritur uniformitetin në zonën e euros, këtu unë dyshoj. Por ne duhet të veprojmë hap pas hapi dhe hapi i tanishëm është i drejtë."

Askush nuk është i përjashtuar

Angela Merkel / Nicolas Sarkozy / EU-Gipfel / Brüssel

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë për shtyp pas samitit të BE, 4 shkurt në Bruksel.

Kundërshtim kundër këtij hapi vjen nga Italia, Belgjika dhe Irlanda. Irlandezët e zhytur në borxhe duan të mbajnë taksat e ulëta të biznesit. Në qoftë se na merret kjo, do të ketë "gjakderdhje," thuhet nga përfaqësia irlandeze në Bruksel. Në Poloni gjithashtu nuk janë të kënaqur edhe për shkak se vendi nuk ka ende euron si monedhë dhe ndihen si të tjerët të përjashtuar. Kancelarja Angela Merkel u përpoq në vizitën e saj të fundit në Poloni të hënën që t'i qetësojë gjërat. "Pakti i konkurrencës, aty ku bëhet fjalë për fuqinë konkurruese, është një çështje e hapur. Dhe ne do të gëzoheshim, nëse Polonia do të bashkohej me të, sepse Polonia është një vend të prirur për reforma. Një vend që ka një traditë të konsoliduar dhe ka realizuar shumë reforma kundër opozitës në vend, gjë që unë e respektoj dhe e vlerësoj shumë. "

Brok: Çmenduri t ë nd ë rtosh struktura paralele

Werner Faymann EU Gipfel Griechenland

Kancelari austriak Verner Faymann

Gazeta polake "Rzeczpospolita", sheh te Angela Merkel, udhëheqësen më të fortë në Evropë, por i nënshtrohet rrezikut, që me fuqinë e saj ekonomike të imponojë politikën e fuqisë së madhe 'a la Bismarck'. Deputeti konservator evropian me pervojë, Elmar Brok, paralajmëroi kolegen nga partia e tij, Angela Merkel, në radion Hessische Rundfunk se me paktin e saj të ri po pezullon institucionet e tjera evropiane, si Komisionin e BE, apo Parlamentin: "Është çmenduri të ndërtosh struktura paralele që më shumë pengojnë se ndihmojnë. Ne duhet të shohim se rritja e bashkëpunimit realizohet edhe me përfshirjen e institucioneve evropiane. Me këtë garë do të shkatërrohet karakteri i përbashkët i Bashkimit Evropian."
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble tha para takimit të ministrave të Financave në Bruksel per gazetën javore "Die Zeit", se Gjermania nuk do qe të duket arrogante. Evropa nuk funksionon në atë mënyrë që të gjithë të bëhen si gjermanët. Njeriu duhet të pranojë dallimet, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë.

Autor: Bernd Riegert/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti