1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rezistencë në Stamboll me 140 shkronja

Në Turqi ka patur kritikë të ashpër lidhur me heshtjen e gjatë të mediave tradicionale ndaj protestave kundër qeverisë së kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Por çfarë roli janë duke luajtur mediat sociale?

Në Turqi, ku planet për të ndryshuar parkun Gezi në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, shkaktuan protesta të mëdha kundër qeverisë, aktivistët e rinj, të cilët dikur kritikoheshin si "apolitikë", po përdorin kundër forcave të sigurisë një armë të përhapur në botë: twitter-in.

Vendimi i qeverisë për të ndërtuar baraka dhe një qendër tregtare në parkun Gezi dhe sjellja e ashpër e policisë kundër demonstruesve kryesisht paqësorë duket se mediave turke nuk iu duken aq të rëndësishme, sa të bënin mbulimin e tyre.

Por ndërsa rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ishin mbushur plot me video dhe fotografi të përleshjeve mes aktivistëve dhe forcave të sigurisë, si dhe të përdorimit të tepruar të gazit lotsjellës, kanalet e lajmeve fillimisht transmetuan ose talk-show televizivë, ose dokumentarë mbi pinguinët.

Twitter Logo

Logoja e Twitter

Twitter-i

Faqja e medies sociale u përdor gjerësisht nga demonstruesit, që të komunikonin dhe të paralajmëronin njëri-tjetrin në lidhje me vendosjen e policisë dhe përdorimin e gazit. Megjithëse forcave të sigurisë kanë një grup, që quhet "forca e shpejtë," forcat e sigurisë në Stamboll nuk mund të jenë aq të shpejta sa përdoruesit e twitterit, që paralajmërojnë shokët e tyre demonstrues nga sulmet e mundshme.

140 shkronjat e lejuara në twitter janë të mjaftueshme për mbrojtësit e parkut Gezi për të organizuar demonstrata dhe për të sjellë furnizimet e nevojshme në park, si ilaçe dhe ushqime.

Një "telash"

Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan adresses his supporters during the inauguration of a subway station in Istanbul, Turkey, Monday, Jan. 30, 2009. Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan was greeted by a jubilant crowd of more than 5,000 supporters, many waving Turkish and Palestinian flags, who flooded Istanbul's airport when his plane touched down about 2 a.m. after he left the World Economic Forum in Davos, Switzerland. Later, Erdogan was applauded by a smaller crowd of about 1,500 people as he inaugurated a subway station in Istanbul. (AP Photo/Murad Sezer)

Rexhep Taip Erdogan- Kryeministër i Turqisë

Që kur prej disa përdoruesve kanë deri në 50.000 pasues, mesazhi përhapet shpejt. Kështu ndoshta nuk ishte rastësi, që kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në konferencën e tij për shtyp këtë të hënë e quajti twitter-in "ngatërrestarin kryesor" dhe "bela për shoqërinë." Por para 10 ditësh Erdogan gjatë vizitës në Silicon Valley në SHBA, tha se ''dituria është mjeti universal i njerëzimit, nga i cili përfitojmë të gjithë.''

Të martën në mbrëmje në Izmir, qyteti i tretë për nga madhësia në Turqi, 24 përdorues të twitter-it u morën në paraburgim me arsyetimin se "kanë nxitur urrejtjen në mesin e popullsisë'', duke shkaktuar panik në mesin e disa njerëzve.

Në anën tjetër twitter nuk ka absolutisht asnjë kontroll mbi atë, që është dërguar dhe mund të ndodhë që njoftimet e shkurtra të bëhen burim dezinformimi për të dyja palët, duke u hapur rrugën për provokime të mundshme.

Edhe informatat e rreme përhapen shpejt

Fotografia e trupit të një të riu të plagosur rëndë shkaktoi një zemërim të madh në mesin e përdoruesve të twitterit, por doli që ishte e rreme. Se "mijëra" policë janë indiferentë ishte një tjetër shembull i "dezinformatave", ashtu si dhe që kreu i forcave policore ishte pushuar.

Një video e lëshuar përmes twitter-it, që tregonte gjoja vdekjen e një demonstruesi doli se ishte gjithashtu e rreme. Më vonë u mësua se fotografia e një polici, që i hidhte gaz një qeni, e kishte në fakt origjinën nga Italia.

Megjithë ankesat e disa përdoruesve për lidhjen e ngadaltë apo mungesën e herëpashershme të lidhjes, ofruesit e telefonisë mobile mohojnë se ka patur kufizime në internet, por pranojnë se ka patur disa probleme komunikimi në zonën përreth sheshit Taksim

ILLUSTRATION - Das Logo des sozialen Netzwerks Facebook ist am Donnerstag (23.08.2012) in Berlin auf einem i-Phone zu sehen. Facebook stellte am Donnerstag besser funktionierende Apps für Apples iPhone und iPad vor. Foto: Sebastian Kahnert dpa/lbn (zu «Facebook macht nach Kritik Apps für iPhone und iPad schneller» vom 24.08.2012)

Logoja e Facebook

Facebook-u është përdorur gjithashtu gjerësisht, por twitter është burimi kryesor i komunikimit për dhjetëra mijëra demonstrues. Të mërkurën M. Serdar Kuzuloglu, një kolumnist i gazetës së përditshme Radikal e qunte twitter-in: "qendrën nervore të një lëvizje rezistence, që nuk ka një qendër komande."

Heshtja e mediave turke mbi ngjarjet në sheshin Taksim ka zemëruar shumë njerëz. Zemërimi publik ishte aq i madh, saqë të hënën një grup i mbrojtësve të parkut Gezi u grumbulluan para ndërtesës së kanalit të parë dhe kryesor turk të lajmeve, NTV, për të protestuar. Në sheshin Taksim u sulmua nga protestuesit automjeti transmetues i këtij kanali televiziv. Kanali është dashur të kërkojë falje për mbulimin e ngjarjve, ose e thënë më mirë për mungesën e mbulimit të ngjarjeve, por kjo është pak dhe shumë vonë. "Vetë-censura në stacionet e lajmeve ka mundur instinktet e gazetarisë," tha Mehmet Jilmaz, një gazetar i së përditshmes së njohur Hurriyet.