1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezervat ndaj liberalizimit të vizave frika nga abuzimi me qarkullimin me qёllim shfrytёzimin abuziv tё sё drejtёs sё azilit

9 Nëntor 2010

Ministri i Brendshёm gjerman, Thomas de Maizière: Nё muajt e fundit kemi njё rritje tё numrit tё azilkёrkuesve nga Serbia dhe Maqedonia.

https://p.dw.com/p/Q2Uv
Ministri i Brendshёm gjerman, Thomas de Maizière, ajo austriake Maria Fekter dhe zvicerane, Simonetta Sommaruga
Ministri i Brendshёm gjerman, Thomas de Maizière, ajo austriake Maria Fekter dhe zvicerane, Simonetta SommarugaFotografi: picture-alliance/dpa

Nё konferencёn e shtypit nё ditёn e parё (08.11) tё samitit tё ministrave tё brendshёm dhe tё drejtёsisё tё Bashkimit Evropian nё Bruksel ministri i Brendshёm gjerman, Thomas de Maizière, theksoi, se pёr tё ishte shumё i rёndёsishёm vendimi i marrё njёzёri pёr heqjen e regjimit tё vizave me Shqipёrinё dhe Bosnje Hercegovinёn. Rezervat e tij dhe tё shumё kolegёve tё tij kanё tё bёjnё me faktin, qё numri i azikёrkuesve nga Serbia dhe Maqedonia ёshtё pesёfishuar muajt e fundit.

I pyetur nёse shqetёsimet e tij nё lidhje me liberalizimin e vizave kanё tё bёjnё me Bosnje Hercegovinёn apo mё tepёr me çёshtjen, qё shqiptarёt e Kosovёs mund tё sigurojnё pasaporta tё Shqipёrisё dhe tё vijnё nё Republikёn Federale Gjermane ministri tha: "Nё muajt e fundit kemi njё rritje tё numrit tё azilkёrkuesve nga Serbia dhe Maqedonia me 400 pёr qind: nga gushti, shtatori, tetori. Bёhet fjalё pёr njё numёr nga pak qindra deri afёr njёmijё. Ky ёshtё njё zhvillim, qё nuk mund tё shpjegohet politikisht, veçse me atё qё me lirinё e lёvizjes bёhet ç'tё dojё qejfi. Pёr kёtё arsye ne dhe shtetet pёrkatёse duhet tё garantojmё, qё kjo tё mos ndodhё. Njёra prej mangёsive ku abuzohej ishte fakti, qё ne nё Gjermani patёm dhёnё njё tё ashtuquajtur ndihmё pёr rikthimin nё atdhe dhe disa njerёz erdhёn tek ne, kёrkuan azil dhe thanё: Po tё marrim ndihmat pёr rikthimin, disa qindra euro, atёherё kthehemi menjёherё. Natyrisht, qё kёshtu nuk bёn, ndihma pёr rikthimin ishte planifikuar pёr tjetёr gjё. Prandaj, prej disa javёsh kemi marrё vendimin e menjёhershёm, qё kjo ndihmё pёr rikthimin tё mos ekzistojё mё. Shpresojmё qё ky informacion tё shpёrndahet dhe si rezultat tё demonstrohet edhe njё sjellje tjetёr. Por ky ёshtё shqetёsimi ynё: abuzimi me qarkullimin, kёtu bёhet fjalё pёr viza afatshkurtra, pёr qёllim tё shfrytёzimit abuziv tё sё drejtёs sё azilit, me njё qёndrim paraprak dhe tё gjatё nё Gjermani, pёrfshirё pёrfitimet mё tё mёdha nё Gjermani nё raport me kёto shtete pёr personat nё nevojё, dhe kjo çon nё njё efekt tёrheqёs, tё cilin nuk e dёshirojmё. Kёto ishin rezervat tona dhe shpresojmё, qё tani t' i kemi minimizuar."

Se sa e vёshtirё ishte deri nё çastet e fundit marrja e vendimit kёtё ministri i Brendshёm gjerman, Thomas de Maizière e shpjegoi: "Sot vendosёm futjen e Bosnje Hercegovinёs dhe Shqipёrisё nё listёn e vendeve pa nevojё pёr viza nё BE. Ky ishte njё vendim i vёshtirё, i cili u mor njёzёri. Pёr mua kjo ishte njё pikё e rёndёsishme. Arrita ta miratoj vetёm me rezerva. Rezervat u zbutёn dhe u larguan nё saj tё marrjes sё njё premtimi nga Komisioni pёr njё tё ashtuquajtur pas-monitorim dhe pёr masa tё menjёhershme deri nё pezullimin e vendimit, qё do tё miratoheshin nё Kёshill, nё rast rritjeje tё jashtёzakonshme tё numrit tё azilkёrkuesve. Kjo ёshtё pjesё e deklaratёs me shkrim tё Komisionit dhe mbi kёtё bazё tё gjitha vendet vendosёn mё pas t'i tёrheqin rezervat e tyre dhe ta miratojnё paketёn."

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballora