1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rexhepi: "Të gatshëm të veprojmë nëse ndodh gjë"

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se po ndjekin me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës pas njoftimeve të mediave se në këtë rajon po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe të veriut.

Bajram Rexhepi, ministri i brendshëm i Kosovës

Bajram Rexhepi, ministri i brendshëm i Kosovës

Pas njoftimeve në mediat kosovare, se në veri të Kosovës po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe të veriut, ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi deklaroi: “Ne e kemi përcjellë nga afër situatën dhe po ashtu, edhe në konsultim me faktorin ndërkombëtar, kemi qenë të gatshëm të veprojmë nëse ndodh gjë.”

Oliver Ivanovic, Sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën

Oliver Ivanovic, Sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën

Qeveria në Beograd menjëherë pas këtyre njoftimeve është distancuar nga personat, tani për tani të panjohur, të cilët e kanë hartuar deklaratën për pavarësinë e veriut. Sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq, i tha korrespondentit të DW-së në Prishtinë me telefon se qeveria në Beograd nuk qëndron prapa kësaj nisme.

“Shumë vëmendje për një iniciativë, e cila është shkruar por nuk është nënshkruar dhe asnjë parti politike qoftë në pushtet apo në opozitë nuk e ka mbështetur. Kjo sigurisht nuk është nismë e pushtetit dhe po ju them se as opozita në Serbi nuk e ka mbështetur një gjë të tillë. Si rrjedhojë është gabim që kësaj t'i kushtohet vëmendje e këtyre përmasave.”, theksoi Ivanovic.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

  • Data 18.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OqSY
  • Data 18.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OqSY