1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rexhepi: Serbia po lufton për pushtet në Mitrovicë

5 Shtator 2009

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, pohon se qeveria e Serbisë është ajo e cila me ndërtimin e banesave kolektive në veri të Mitrovicës, po mundohet ta ndërrojë strukturën demografike në atë pjesë.

https://p.dw.com/p/JSxN
Bajram RexhepiFotografi: AP

DW: Zoti Rexhepi, pas një periudhe realitivisht të qetë, Mitrovica sërish kthehet ne axhendën e shumë mediave boterore për tensionet ndëretnike atje. Çfarë po ndodhë në Mitrovicë?

Bajram Rexhepi: Gjendja ka qenë e qetë për disa muaj, që nga vendosja e misionit EULEX, sepse janë respektuar disa parime. EULEX-i ka qenë mjaft i suksesshëm në ruatjen e rendit dhe sigurisë në pjesën veriore. Rifilluan ndërtimet shqiptare në lagjën Kroi i Vitakut, rifilluan ndërtimet edhe të komunitetit serb. Mirëpo, në kohën kur shqiparët tentuan që më në thellësi të lagjës së Kroit i Vitakut të ndërtojnë shtëpi, atëherë serbët afër kësaj lagjeje u bën agresiv dhe disa struktura serbe paralele, të cilat kohë pas kohe kanë përdorur edhe armë zjarri dhe bomba dore. Këtë situatë është munduar ta menaxhojë stacioni i policisë në veri të Mitrovicës, i cili kryesisht përbëhet nga policë serbë të Kosovës, të cilët ndoshta nuk kanë pasur mundësi që t'i pengojnë protestuesit serbë të dhunshëm që të futen në pronat shqiptare dhe kështu erdhi deri tek përplasja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Unë them se shqiptarët nuk kanë nevojë për leje speciale që të rindërtojnë shtëpitë e tyre në këtë pjesë sepse aty janë pronat e tyre.

DW: Thoni se s'ka nevojë për leje speciale për rindërtimin e shtëpive shqiptare: pse ju vazhdimisht jeni duke biseduar me UNMIK-un dhe EULEX-in, që ata të lejojnë rindërtimin e shtëpive shqiptare. Po negocioni ju me ta?

Bajram Rexhepi: ”UNMIK-u është një mision që ka mbetur në Kosovë në bazë të rezolutës 1244. Por pas vendosjes së EULEX-it, ata kanë një rol shumë të paqartë. Është një staf i oficerëve të UNMIK-ut, të cilët tash e dhjetë vjet janë në Kosovë dhe akoma dëshirojnë që të jenë vendimmarrës dhe dëshirojnë të imponohen si faktor të pashmangshëm. Duan që në fund të tregojnë para Nju Jorkut në KS-it, se ata janë të domosdoshëm në Kosovë. Pra UNMIK-u, me anë të pengesave të ndryshme byrokratike, mundohet ta pengojnë procesin e rindërtimit. Ne mund t'i anashkalojmë vendimet e tyre komplet, por UNMIK-u, EULEX-i dhe KFOR-i kanë një lidhshmëri dhe kohë pas kohe deklarojnë se janë neutral ndaj statusit. Mirëpo ato funksionojnë në Kosovë në bazë të rezolutës 1244. Pra në këtë konekst, çdo lëvizje pa ndonjë marrëveshje parimore me këto mekanizma ndërkombëtar nuk do të ishte e mirë. Megjithatë marrëveshje të shkruar s'kemi nëvojë të bëjmë.

DW- Zoti Rexhepi, Qeveria e Serbisë ka ndërtuar shtëpi dhe banesa kolektive serbe në veri me fonde të saja. Qeveria e Kosovës ka ndarë tash se fundi poashtu fonde për rindërtimn e shtëpive shqiptare në veri. Është kjo një luftë qeverishë se kush vendosë më shumë banorë në veri të Mitrovicës?

Bajram Rexhepi: Nga ana shqiptare nuk është kështu, por ky koncept vlenë vetëm për serbët e Mitrovicës. Qeveria e Kosovës dhe komuna e Mitrovicës financon kthimin e banorëve në vendin e orgjinës, në shtëpitë ku kanë jetuar më parë. Pra nuk ndërtohen banesa kolektive por shtëpi individuale, me metrazh të njejtë ashtu siç ka qenë më parë. Ndërsa, qeveria e Serbisë nëpërmjet qendrës kordinuese serbe për Kosovën investon në banesa kolektive me qëllim që ta ndërrojë strukturën demografike në atë pjesë. Marrim shembull lagjën Kroi i Vitakut, ku asnjëherë nuk kanë jetuar serbët. Tash serbët po ndërtojnë shtëpi në këtë lagje, në pronat që i kanë blerë nga shqiptarët. Në këto prona UNMIK-u u ka dhënë leje serbëve që të bëjnë ndërtime të larta. Kjo është lufta politike e Serbisë. Në nuk hyjmë në këtë luftë politike por i respektojmë parimet dhe principet, që t'u ndihmojmë njerëzve që të kthehen në pronat e veta.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani