1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Revolucioni vazhdon - Në Egjipt ende demonstrohet

Njerëzit protestojnë prej ditësh para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 28.11. kundër Këshillit të Lartë Ushtarak, që mori pushtetin pas rrëzimit të ish kreut të shtetit Husni Mubarak në shkurt.

Demonstrata në Egjipt

Demonstrata në Egjipt

Demonstruesit ishin grumbulluar në sheshin Tahrir, në atë mënyrë që televizioni arab, i cili ka instaluar kamerat e tij në shtëpitë përreth, të përhapte thirrjet e tij në mënyrë të garantuar:

„Thaëra“, thërrasin demonstruesit, që do të thotë „Revolucion“. Ka gjasa që shumë njerëz këtë të martë (22.11) pasdite do të qëndrojnë në sheshin Tahrir, për ti dhënë forcë kërkesave të demonstruesve, për ti dhënë forcë masës: „Populli dëshiron tërheqjen e Këshillit të lartë të ushtrisë“, skandojnë parrulla demonstruesit.

Protesta të reja masive kundër pushtetit të ushtrisë

Edhe pas dorëheqjes së qeverisë përkohshme në Egjipt demonstrohet

Edhe pas dorëheqjes së qeverisë përkohshme në Egjipt demonstrohet

Ata protestojnë kundër gjeneralëve, të cilët dëshmojnë se vazhdojnë politikën e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak dhe me të njëjta mjete si diktatori.

Por njerëzit jo vetëm kërkojnë, ata edhe diskutojnë. Gjithnjë e më tepër formohen grupe të vogla, në të cilat trajtohen tema të rëndësishme. Tema kryesore sot është: Njoftimi i qeverisë së përkohshme: "Nisur nga përgjegjësia e saj politike, qeveria egjiptiane shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të dhimbshme (ditë më parë). Dhe për këtë arsye edhe në kemi kërkuar dorëheqjen tonë nga Këshilli i Lartë Ushtarak. Por duke pasur parasysh situatën e vështirë të vendit, qeveria do të plotësojë edhe më tej detyrat e saj, deri kur Këshilli Ushtarak të vendosë për dorëheqjen tonë. Qeveria i lutet qytetarëve, që të qëndrojnë të qetë, derisa vendi të jetë stabilizuar përsëri. Ne duam të parapërgatitemi për fazën e parë të demokracisë dhe të mbajmë në mënyrë korrekte zgjedhjet parlamentare."

Gjatës ditës së sotme përfaqësuesit e lartë politikë do të takohen së bashku me Këshilin e Lartë Ushtarak. Gjeneralët do të konsultohen me gjasa për të formuar një qeveri të re të përkohshme.

Zgjedhjet parlamentare, që janë parashikuar të fillojnë të hënën e ardhshme (28.11), janë po ashtu temë diskutimi në Tahrir: "A është dikush në gjendje të mbledhë të gjithë demonstruesit në sheshin Tahrir, në vend që të kemi 50 mendime të ndryshme?"

"Ne jemi të lidhur dhe jo me mendime të ndara? Kush e thotë këtë?

Vëllezërit muslimanë nuk janë solidarë me opozitën

Demonstratë e vëllezërve muslimanë në sheshinTahrir në Kairo

Demonstratë e vëllezërve muslimanë në sheshinTahri në Kairo

Pra opozita nuk është aq unike: Vëllezërit myslimanë për shembull duan një tërheqje të Këshillit të Lartë Ushtarak, por ata janë edhe për afatin e planifikuar për zgjedhjet paralmentare, që do të zhvillohen të hënën e ardhshme. Sa më shpejt të zhvillohen zgjedhjet, aq më i mirë do të jetë rezultati i tyre, kështu supozojnë vëllëzërit myslimanë. Prandaj përfaqësuesit e tyre e kanë dënuar demonstratën në sheshin Tahrir si kriminale.

Lëvizja demokratike, ku bëjnë pjesë shumica e demonstruesve në sheshin Tahrir, kërkon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, argumenti i saj është Këshilli i Lartë Ushtarak: Nën një diktaturë ushtarake askush nuk është i lirë dhe për këtë arsye nuk mund të ketë zgjedhje të lira nën pushtetin e tyre. Për këtë arsye duhet që Këshilli i Lartë Ushtarak fillimisht t'ia kalojë pushtetin një Këshilli presidencial civil. Vetëm atëherë është e hapur rruga për zgjedhje të lira, thonë protestuesit dhe vetëm atëherë revolucioni, që nisi në janar, ka përfunduar.

Autor: Bjërn Blaschke/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica