1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Revolucioni në Gjeorgji ende s´ka përfunduar" - Opozita nis protestat në jubileun e revolucionit

Presidenti i Gjeorgjisë Shakashvili e konsideron veten të sigurt në pozitë, pavarësisht dështimit me konfrontimin e përgjakshëm në verën e këtij vitit. Por opozita në përvjetorin e revolucionit nisi sulmin.

Tbilisi, 23 nëntor Gjeorgjia feston përvjetorin e revolucionit

Tbilisi, 23 nëntor 2008 -Gjeorgjia feston përvjetorin e revolucionit

Pesë vjet pas revolucionit të trëndafilave në Gjeorgji, politikania pro-perëndimore Nino Burzhanaze, është shkëputur përfundimisht prej hijes së presidentit të diskutueshëm Mikail Shakashvili. 44 vjeçarja themeloi të dielën (23.11) partinë e opozitës "Lëvizja Demokratike - Gjeorgjia e Bashkuar". Këtë ajo e shpalli pikërisht në pesë vjetorin e revolucionit, të quajtur i trëndafilave, gjatë të cilit më 23 nëntor 2003 u rrëzua nga posti presidenti Eduard Shevarnaze.

Michail Saakaschwili me një trëndafil

Michail Saakaschwili me një trëndafil

Jo pa qëllim Nino Burzhanaze, që konsiderohet si presidentja e ardhshme, zgjodhi këtë ditë për të shpallur themelimin e partisë së re opozitare "Gjeorgjia e Bashkuar". „Unë kam zgjedhur me vetëdije përvjetorin e revolucionit të trëndafilave për të shpallur krijimin e partisë "Gjeorgjia e Bashkuar". Unë e di, që shumë dëshira të qytetarëve tanë për demokratizimin nuk janë përmbushur. Ne duhet ta forcojmë tani dmeokracinë tonë. Vendi ka nevojë për kthesën.“

Përpara tremijë simpatizantëve Burzhanaze iu kundërvua ashpër ish-bashkëluftëtarit të saj politik Shakashvilit. Politikania me profesion juriste kritikoi stilin autoritar të presidentit dhe cinizmin me të cilin ai e futi vendin në një luftë të pakuptimtë. Pas luftës qeveria duhej të kish dhënë dorëheqjen, u shpreh udhëheqësja e opozitës. "Zgjedhje të drejta pa vend për mashtrime dhe cinizëm", këtë e shpalli ajo si qëllim të partisë së vet.

Gjeorgjia pas revolucionit të trëndaflitë

"Gjeorgjia pas revolucionit të trëndaflitë"

Burzhanaze krahas Shakashvilit ka qenë një ndër figurat kryesore të revolucionit të trëndafilave. Ashtu si shumë bashkëluftëtarë të tjerë besnikë edhe ajo tani u shkëput prej presidentit gjeorgjian. Sistemi i tij është i korruptuar, nuk ka gjykata të pavarura dhe as liri shtypi. Shakashvili prej kohësh ka hequr dorë nga idealet e revolucionit të trëndafilave.

Në pesë vjetorin e revolucionit shumica e gjeorgjianëve nuk kanë vullnet të festojnë. Jo vetëm sepse lufta me Rusinë në gusht ende ka lënë gjurmët e saj, por sepse gjithnjë e më shumë atyre po u përfocohet bindja, që nën presidentin Shakashvili janë më keq se nën Shevarnazen.Si rjedhojë pesë vjet pas rrëzimit të imponuar të Shevarnazes, njerëzit serish po dalin për protesta në rrugë.

Nino Burdzhanadze

Nino Burdzhanadze

„Ne jemi këtu, sepse duam demokracinë. Ne nuk duam administrimin nga një njeri i vetëm, të cilit i janë nënshtruar të gjitha strukturat. “… kështu shprehet politikani i opozitës Pata Dzhiblaze. Disa qindra demonstrues ishin mbledhur përpara ndërtesës së televizionit Imedi, ish-zëri i opozitës, që vitin e kaluar u sekuestrua prej forcave të rendit dhe më pas u ndalua të transmetojë.

Njerëzit janë të zhgënjyer. Ata nuk i besojnë më presidentit dhe premtimeve të tij për reforma. Burzhanaze dy herë e ka drejtuar vendin në kohë të vështira si presidente tranzicioni. Tani mund të jetë hera e tretë, që ajo të jetë në krye te një lëvizjeje të re demokratike. Revolucioni ende nuk ka përfunduar, u shpreh Shakashvili në një fjalim me rastin e pesë vjetorit të revolucionit. Me këtë ndoshta ai ka të drejtë.

  • Data 24.11.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0c0
  • Data 24.11.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0c0