1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Revolucion nacional-konservator në Hungari

Qeveria me orientim të djathtë e Hungarisë aktualisht po has në kritika. Brënda dhe jashtë vendit kritkohet si ligji i diskutueshëm për medie ashtu dhe përpjekja pë të kufizuar pavarësinë e bankës hungareze.

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri hungarez Victor Orban

Kryeministri i Hungarisë Victor Orban qeveris me një shumicë prej dy të tretash. Ai mund të zbatojë ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh mendimet e opozitarëve apo të partive të tjera. Kryeredaktori i gazetës në gjuhën gjermane për Hungarinë dhe Europën Lindore  "Pester Lloyd", Marco Schicker, e cilësoi këtë në një intervistë për DW si përpjekje që me mjetet e një shumice demokratike po çmonton demokracionë hap pas hapi.

Kushtetuta e re

Demonstrata kundër qeverisë së Orban-it

Demonstrata kundër qeverisë së Orban-it

Ligji i mediave i cili u kritikua fuqishëm në botën perëndimore, dhe nga të cilat disa seksione janë shpallur nga Gjykata Kushtetuese Hungareze si antikushtetuese, është pjesë e një kushtetute të re, e cila sipas mendimit të Marco Schicker, ndihmon për të siguruar pushtetin e qeverisë dhe të koalicionit konservator që e mbështet atë. Ai ia shet këtë popullit si një "revolucion konservator kombëtar", që pastron rrënjësisht gabimet e qeverisë së mëparshme.

Analiza e gabimeve në të kaluarën është e saktë, por konkluzionet nuk  e çojnë Hungarinë në një të ardhme më të mirë. Sepse kushtetuta e re – kështu e kritikon Chicker -   e bën Hungarinë një shtet i subjekteve që të kujton- " Shekullin e errët të 19".   Kështu, do të minohen te drejtat e punës, do të kufizohen të drejtat e sindikatave dhe do të kufizohet e drejta e fjalës së punonjësve. Kryeministri Viktor Orban po e ndryshon vendin me forma diktatoriale, pavarësisht "nëse realiteti e pranon."

Pavarësia e bankës qendrore në rrezik

Reformat kushtetuese në parlamentin e Hungarisë në prill 2011

Reformat kushtetuese në parlamentin e Hungarisë në prill 2011

 Hungaria është në një kolaps të vështirë ekonomik, i cila është shkaktuar për shkak të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe procesit të përshtatjes në të. Vendi është i varur nga ndihmat nga BE dhe FMN. Të dy institucionet kanë ndihmuar edhe një herë në të kaluarën dhe nuk u treguan pa interes për të mbështetur përsëri Hungarinë. Një delegacion ishte aty për të shqyrtuar javën e fundit,  kushtet për dhënien e fondeve. Në të njëjtën kohë qeveria në Budapest njoftoi, se do të kufizojë pavarësinë e Bankës qendrore hungareze, sepse ata do të bashkohen nga një autoritet qeveritar për rregullimin financiar.
Reagimi ishte i menjehershem: Delegacioni i BE menjëherë mori valixhen dhe ngriu negociatat për ndarjen e ndihmës financiare. Vlera e monedhës hungareze ra menjëherë dhe rrudhat e shqetësimit të shefit te Bankës qendrore Andras Simmor ishin më të mëdha. Ai frikësohet nga "një marrje e plotë e pushtetit të bankës" nga qeveria.

Ndryshime ligjore


E gjitha kjo është pjesë e një të drejte për Marco Schicker, nga e cila demokracia mund të bëhej viktimë. Hungaria ishte një precedente që do të vërehet padyshim nga një pjesë e së drejtës evropiane me dashamirësi. Pjesa më e madhe e asaj që qeveria ka vendosur është në kundërshtim me standardet dhe ligjet evropiane. Kjo ka të bëjë me  lirinë e pakufizuar të shtypit që në Hungari është si të drejtat e punëtorëve apo liria e sindikatave. Këto të drejta aplikohen në Bashkimin Evropian dhe gjithë anëtarët e saj duhet ti kenë në kushtetutat e tyre.

Kryeministri hungarez Orban në Parlamentin Europian- me Presidentin e Parlamentit Jerzy Buzek

Kryeministri hungarez Orban në Parlamentin Europian- me Presidentin e Parlamentit Jerzy Buzek

Marco Schicker kërkon nisur prej shkeljeve të tilla masive të parimeve evropiane, që BE të shprehet kundër qeverisë hungareze lidhur me me këto parime. Sipas gazetes se përditshmes të Budapestit "Nepszava", qëllimi i kryeministrit Viktor Orban për të "hequr veten nga Bashkimi dhe per tu larguar në fund", bie në kundërshtim me Schmick. Një tërheqje nga BE-ja nuk do t'i "sillte asgjë" kreut te qeverisë.  Do të jetë më mirë për BE,  për të sanksionuar qeverine hungareze deri sa ajo te plotesojë kushtet.

Autor: Mattias von Helfeld/M.Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani