1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Revolucion në pallatin mbretëror - Fillimi i fundit të regjimit

Kthesa demokratike në Bullgari nisi më 10 nëntor 1989, një ditë pas rënies së murit të Berlinit. Ngjarjet nuk ishin aspak spektakolare dhe euforike. Një puç brenda partisë i hapi rrugën rrëzimit të regjimit komunist.

Kthesa demokratike në Bullgari nisi më 10 nëntor 1989.

Kthesa demokratike në Bullgari nisi më 10 nëntor 1989.

Kreu i shtetit Todor Zhivkov qeveriste për më shumë se 33 vjet në Bullgari. Funksionarët e partisë që mendonin ndryshe ai i evitonte para kohe, popullsia ishte e organizuar në mënyrë rigoroze.: Pothuajse çdo i rritur posedonte tesrën e antarësisë në ndonjë organizatë komuniste. Megjithatë vitet e fundit sistemi i Zhivkovit nisi të lëkundet gjithnjë e më shumë si pasojë e presionit të politikës së brendshme dhe të jashtme. Për këtë ishte i vetëdijshem kryetari i partisë dhe i shtetit, ashtu siç u shpreh ai në ditën e largimit të tij posti: „Kjo periudhë kaloi, ajo merr fund tani me të gjitha pasojat. Kjo skemë e zhvillimeve këtu tek ne po shpërbëhet qysh prej dy vjetësh, ajo shpërbëhet e shpërbëhet dhe askush nuk mund ta ndalë atë.“

Zhelju Zhelev

Zhelju Zhelev

Kjo periudhë kaloi, ajo merr fund tani

Dy vjet më parë Michael Gorbaçov kishte nisur në BasHkimin Sovjetik politikën e reformave glasnost dhe perestrojka. Në Bullgari publikoheshin në mënyrë masive gazeta dhe revista mbi tezat e perestrojkës. Zhivkovit megjithatë nuk i pëlqente nisma sovjetike e reformave. Kreu i Bullgarisë iu kundërvu vullnetit të Moskës, ndonës ejo hapur, ai ndërmorri disa ndryshime "kozmetike" në sistem në vend që të aplikonte reformat. Bullgarët u zhgënjyen.

Si rrjedhojë u krijua një rezistencë gjithnjë në rritje në politikën e brendëshme kundër Zhivkovit. Në fillim të vitit 1988 u krijuan dy lëvizje opozitare: "Lidhja e pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut" dhe "Komiteti për mbrojtjen e Rusesë"- një qytet, në të cilin banorët ishin helmuar për vite të tëra nga një fabrikë kimike në Rumaninë fqinje. Qëllimet e anëtarëve të komitetit i tejkaluan kufijtë e qytetit, kujton një ndër anëtarët themelues të saj, disidenti dhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Bullgari Zhelju Zhelev: „Në statut thuhej: ata duan të luftojnë kundër politikës zyrtaare të indiferentizmit dhe informacioneve të rezervuara për popullsinë, në të përmendej edhe centrali bërthamor urainas, Çernobil. Deri në fund të 1989-ës u themeluan dhjetë organizata të tjera, të cilat gjetën vend në pejzazhin politik të Bullgarisë dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm."

Georgi Atanassow, anëtar i Byrosë Politike

Georgi Atanassow, anëtar i Byrosë Politike

Ndër këto organizata ishte edhe klubi për mbështetjen e Glasnostit dhe Perestrojkës, sindikata e pavarur Podkrepa dhe shoqata Ekoglsnost. Të gjitha këto shoqata të pranuara zyrtarisht ndiqnin qëllime krejt të ndryshme - disa donin të reformonin sistemin nga brenda, të tjera donin të rëzonin pushtetin dhe të vendosnin demokracinë.

Mëngjes me Mitterand

Mbështetje këto shoqata morrën nga orgnaizata të njohura disidentësh në botën e jashtme, paçka se kjo mbështetje kishte karakter simbolik. Në vitin 1988 presidenti i Gjermanisë Federale Richard von Weizsäcker vizitoi Bullgarinë dhe pati rastin të takohet me përfasqësues të opozitës. Në janar 1989 vizitoi Bullgarinë presidenti francez Francois Mitterand dhe organizoi të ashtuquajturin "Mëngjesi me Mitterand“ në ambasadën franceze në Sofje, në të cilin morën pjesë 12 opozitarë.

Situata u tensionua në vjeshtë. Nga 16 tetori deri më 3 nëntor 1989 Bullgaria ishte vendi, ku organizohej Forumi Ndërkombëtar për Mjedisin e KSBE-së (Këshilli për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë). Disa ditë më parë lidhja Ekoglasnost nisi të mbledhë nënshkrimet për një peticion kundër projekteve të qeverisë, që ishin të dëmshme për mjedisin. Më 26 tetor policia rrahu dhe arrestoi 20 vetë. Por jo vetëm Ekoglasnost ishte aktive, edhe të tjera organizata vepronin me destinacion të caktuar për të sensibilizuar opinionin. Ato dhanë konferencat e para të shtypit, organizuan veprimtari publike dhe manifestime protetste kundër rregjimit.

Andrej Lukanow

Andrej Lukanow

Presioni në rrugë u rrit, por ende ishte i pamjaftueshëm

Në Byronë Politike kishte nisur gjithashtu të forcohej rezistenca kundër Zhivkovit. Ministri i Jashtëm Peter Mladenov përfitoi nga situata dhe i mori frenat në dorë. Ai siguroi mbështetjen e Moskës dhe zhvilloi puçin kundër Zhivkovit. Më 10 nëntor në një mbledhje të Komitetit Qendror të partisë komuniste të Bullgarisë ish-kryeministri Georgi Atanasov deklaroi publikisht: „Byroja politike është marrë me të gjitha aspketet e problemit dhe njëzëri vendosi, që t' i propozojë Komitetit Qendror, që të pranojë kërkesën e shokut Todor Zhivkov për ta liruar atë nga postet e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qëendror të Partisë dhe si anëtar të Byrosë Politike. Përveç kësaj ai duhet t' i propozojë Asamblesë Kombëtare që ta shkarkojë nga posti i kreut të shtetit."

Mladenov u emërua kryetar i partisë dhe president. Demonstratat vazhduan. Më 18 nëntor për herë të parë në një manifestim në Sofje morrën pjesë 150 mijë vetë. Ata kërkuan tërheqjen e qeverisë komuniste dhe heqjen nga kushteta të rolit drejtues të partis ëkomuniste. Më 7 dhjetor dis agrupe disidentësh u bashkuan në partinë e parë opozitare, Unioni i Forcave Demokratike (UDK).

Parimet themelore me tryezë bisedimesh

Nën presionin publik partia komuniste u detyrua që të pranojë opozitën në tryezën e rrumbullakët të bisedimeve. Në të u miratuan parimet themelore për zhvillimet e ardhshme të vendit. U vendos edhe një datë për zgjedhjet e para demokratike. Me insistimin e partisë komuniste zgjedhjet duhej të zhvilloheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Në qershor 1990 u dha vota me nje rezultat tronditës për opozitën - ajo i humbi zgjedhjet kundrejt ish-pushtetarit. Zhelju Zhelev: „Në ishim të bindur, që i kemi fituar zgjedhjet. Ne mendonim, se situata është kudo njësoj si edhe në qytetet e mëdha. Në Sofje, Varna, Plovdiv ish-komunistët nuk kishin shans të organizonin demonstrata. Por sistemi i partisë së ish-komunistëve vazhdonte të funksiononte, ata kishin para, armë dhe medie. Gjithçka ishte shumë e thjeshtë. Njerëzit në provinca e kishin kaluar edhe një vit në gjumin totalitar. Vetëm një vit më vonë, në zgjedhjet e dyta demokratike, Unioni i Forcave Demokratike" fitoi. Revolucioni i pallatit arriti në popull.

Autor : Blagorodna Grigorova / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama