1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Revolta e personelit tokësor të Lufthansës pati efekt

Në ditën e saj të dytë greva e punëtorëve të shoqërisë ajrore gjermane Lufthansa ka prekur kryesisht pasagjerët. Lufthansa ishte e detyruar të anullojë gjithsej 70 fluturime në Evropë.

Sindikalistë nga ver.di parakalojnë më 29 korrik në aeroportin e Frankfurtit

Sindikalistë nga ver.di parakalojnë më 29 korrik në aeroportin e Frankfurtit

Fillimisht lidhur me këtë në 'Süddeutsche Zeitung' lexojmë:


"Konflikti në koncernin gjerman Lufthansa po ushqehet nga tri burime. Së pari kjo ndërrmarrje ka të bëjë me një sindikatë e cila ndodhet nën presion të madh. Së dyti përplasjet kanë ndodhur në një kohë shumë të vështirë, në të vërtetë në një moment i cili nga të gjithë vlerësohet si faza në mes të pritjeve për zhvillim dhe frikës nga rëniet e mundshme. Dhe së treti drejtuesit e koncerneve shpesh e përjetojnë rëndë dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë në ndërrmarrjen që ju është besuar atyre kontributi i të gjithëve, prej shtresave të ulëta deri tek shefi i kryesisë", thuhet ndër të tjera në 'Süddeutsche Zeitung'.


Po për të njëjtën temë nga 'Märkische Oderzeitung' e cila botohet në Frankfurt mbi Oda shkëpusim:


"Dje revolta e personelit tokësor të Lufthansës pati ndikim - 70 avionë nuk arritën të ngrihen në Evropë. (...) Kur biznesmenët fillojnë të kthejnë biletat e tyre të klasit të parë ose të ndryshojnë datat e fluturimit atëherë bëhet fjalë për shuma të mëdha. Qysh tani në Lufthansa flitet për humbjen e milionave. Në këtë mënyrë presioni ndaj menaxhmentit të Lufthansës që të pranojë kërkesën e sindikatës për një rritje të pagave prej 9,8 përqind rritet çdo ditë e më shumë", shkruan ndër të tjera në numrin e saj të sotëm 'Märkische Oderzeitung'.

  • Data 30.07.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmCx
  • Data 30.07.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmCx