1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Retorika nacionaliste mund t'u japë guxim fanatikëve në Serbi

Beogradi zyrtar thekson se do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për të kundërshtuar njohjen e shtetit të Kosovës por jo dhunë, gjithësesi situata nö vend është e acaruar.

default

Demonstrues serbë me parrullën 'Kosova është Serbi'

Gjermania u është bashkangjitur shteteve ndaj të cilave është e mundur që Serbia të ngrejë padi pranë Gjykatës së Lartë ndërkombëtare në Hagë për shkak të njohjes së shtetit të ri të Kosovës. Kështu të paktën kërcënoi qeveria serbe. Sipas saj bëhet fjalë për një shtet ilegal në territorin serb. As reagimet politike nuk ishin të papritura. Ambasadori i Serbisë në Berlin duhet të kthehet për konsultime në Beograd. Përndryshe në Beograd vazhdon të trumbetohet për protestën e planifikuar masive. Pritet që në manifestimin e protestës nën moton 'Kosova është Serbi' të marrin pjesë rreth një milionë vetë. Kështu të paktën njoftojnë mediat vendore.

Sipas një çifti të moshuar, të cilin e takuam në rrugët e Beogradit, të protestosh kundër pavarësisë është obligim qytetar. Ata kanë dëgjuar ndërkohë lajmin se Gjermania e ka njohur zyrtarisht Kosovën: ”Ne nuk jemi zemëruar për këtë me gjermanët. Kjo është thjeshtë politikë e qeverisë. Nuk ishte populli gjerman që vendosi për këtë. Por mua do të më interesonte se çfarë do të ndodhte në Gjermani, sikur të donte të shkëputej Bavaria apo ndonjë land federal në lindje të Gjermanisë”.

Çifti serb bën një dallim në mes të pushtetit dhe gjermanëve në përgjithësi: “Besoj që gjysma e popullatës gjermane nuk e di se çfarë ka ndodhur. Dhe unë jam i sigurtë që po të pyesësh popullin e Senegalit për Kosovën, 99 përqind e tyre nuk kanë dëgjuar asnjëherë për të”.


Protest gegen Unabhängigkeit Kosovo, Krawalle in Belgrad

Pamje nga protestat e dhunshme të dt. 17 shkurt para ambasadave perendimore në Beograd


Megjithatë jo të gjithë në Serbi e bëjnë këtë dallim. Frika nga sulmet ndaj ambasadës gjermane apo rrjetit të madh tregtar gjerman në Serbi është e përligjur. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë të rinj huliganë kanë sulmuar institucionet perëndimore. Ambasada gjermane deri tani ka mbetur e paprekur.

Në qendër të Beogradit ndodhet edhe Instituti Gëte. Zyrat e tij ndodhen vetëm disa metra larg vendit, ku sot pritet të zhvillohet demonstrata. Drejtoresha e Institutit Gëte, Jutta Gehrig, njofton se janë marrë masat edhe për ndonjë rast serioz: “Nuk mund të them se jam nervoze. Ne nuk jemi ambasadë. Por kush angazhohet për të nxitur trazira në realitet nuk bën pjesë tek ata njerëz që dinë të bëjnë dallime të mëdha. Andaj kemi vendosur që për sot të mos e hapim institutin për publikun, biblioteka jonë qëndron e mbyllur, por ne do të qëndrojmë këtu për të vazhduar punën.“

Si pasojë e trazirave në Beograd natën duke u gdhirë dita e hënë janë plagosur 50 persona. Zonja Gehrig edhe pse nuk do ta dramatizojë gjendjen prapëseprapë thekson se aktualisht se si gjerman nuk mund të ndiesh veten mirë në Serbi:

“Ndihem ndryshe nga zakonisht pasi kam parë skenat e të rinjve, të cilët me flamuj në duar bërtisnin dhe ngjiteshin nëpër shtylla'.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i ka bërë thirrje popullsisë për protesta të qeta. Megjithatë frika për përleshje pas ngjarjeve të ditëve të kaluara është e madhe.

  • Data 21.02.2008
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DB4G
  • Data 21.02.2008
  • Autor Andrea Mühlberger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DB4G