1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Respektimi i rregullave të trafikut!“ - BE do të dënojë më shpejt kundërvajtësit në trafik jashtë vendit

Kundërvajtësit në trafik në të ardhmen duhet të ndiqen më shpejt penalisht në Bashkimin Evropian. Këtë vendim morrën të enjten (02.12.) ministrat e Transportit të vendeve të BE-së gjatë një takimi në Bruksel.

Patenta të evropianëve

Patenta të evropianëve

Më të kujdesshëm në Holandë se sa në Gjermani

Në rajonin kufitar gjermano-holandez si për shembull në Kleve jo larg brenda kufirit hollandez mund të takosh vetëm shoferë të matur:

Pamje nga autostrada A20 në Gjermani

Pamje nga autostrada A20 në Gjermani

"Në autostradë vozis vetëm me kontrolluesin e shpejtësisë tempomat 120, kjo dihet", thotë ky burrë. "Unë vozis dukshëm më me kujdes për shkak se e di që gjobat në Holandë janë shumë më të larta se në Gjermani", thekson një grua. "Holandezëve nuk iu intereson se kush ka qenë në timon por llogari jep pronari i makinës. Në Gjermani nuk është kështu. Kjo do të thotë se edhe nëse nuk kam qenë duke vozitur unë prapëseprapë më duhet të paguaj", sqaron një shofer tjetër gjerman.

Kush udhëton shumë shpesh nga Gjermania në Holandë, si përshembull këta banorë të qytetit Kleve e kuptojnë shpejtë: Holanda është një shtet tjetër ku edhe vlejnë rregulla të tjera të trafikut. Kush nuk i respekton ato duhet të paguajë, gjobat nga Holanda arrijnë edhe në Gjermani. Për gjobat nga Holanda ky rregull vlen qe një kohë të gjatë ndërsa për vendet e tjera të BE-së nga tetori sapo që shuma e gjobës të ketë kaluar mbi 70 euro.

Shumë shpejt gjobat do të dërgohen në 27 vendet e BE-së

Matës shpejtësie në një rrugë gjermane

Matës shpejtësie në një rrugë gjermane

Sipas statistikave vozitësit e huaj përbëjnë pesë për qind të pjesëmarrsve në qarkullimin rrugor, dhe rreth 15 për qind të kundërvajtësve. Madje në sezonin e pushimeve në vendet si Franca arrijnë deri në 40 apo 50 për qind. Prandaj Komisioni i BE-së dëshironte që ministrat e Transportit përfundimisht të pajtohen për një ligj për shkëmbimin e të dhënave eketronike. Autoritetet e 27 qeverive në këtë mënyrë mund të gjejnë shumë shpejt kundërvajtësit në trafik dhe t'i gjobisin ata. Këtu nuk bëhet fjalë për ata që parkojnë gabimisht por për shkelje serioze të rregullave në trafik si përshembull drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, injorimi i semaforit të kuq, tejkalimi i shpejtësisë apo drejtimi i automjetit pa vendosjen e rripit të sigurisë.

Gjobë trafiku në Berlin

Gjobë trafiku në Berlin

E qartë është se bëhet fjalë vetëm për vendosjen e gjobave me të holla dhe jo për marrjen e patentës apo dënimin me pikë. Dhe natyrisht që njoftimi për gjobën duhet të dërgohet në gjuhën, që do të kuptohet edhe nga kundërvajtësi në trafik. Ashtu si deri tani vendet e BE-së do të përcaktojnë vetë, si dhe cilat kundërvajtje do të gjobiten.

Ministrat e Transportit ranë të enjten (2.12.) dakord për projektligjin e ri. Megjithatë që ai të kthehet në ligj dhe të hyjë në fuqi, duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.

Autor: Katrin Brand / Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QORI
  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QORI