1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Republikani Sisneros: "Unë s'mund të votoja për Trumpin"

Përse republikani Art Sisneros, nuk donte të votonte për Donald Trumpin?

Art Sisneros, republikan nga Teksasi, është një prej 538 përfaqësuesve që zgjedhin presidentin në SHBA. Ai u tërhoq nga posti i tij, sepse nuk donte të votonte për Donald Trumpin. Në intervistë për Deutsche Wellen ai thotë se në funksionin e tij si zgjedhës i presidentit duhet të dëgjonte me kujdes zërin e ndërgjegjes dhe se si i kritshterë lexoi Biblën dhe aty gjeti një vend ku flitet për zgjedhjet dhe ku ishte shkruar se cilat kritere duhet të plotësojë dikush që e zgjedhin. "Pas kësaj konstatova se zoti Trump nuk i plotëson këto cilësi."

Presidenti duhet të veprojë me drejtësi dhe rregull

"Presidenti duhet të jetë një njeri që ka respekt për Zotin, një njeri që vepron me drejtësi dhe rregull - gjithmonë në përputhje me kriteret që ka përcaktuar Zoti. Kjo do të thotë që ai nuk duhet të preferojë një grup të caktuar njerëzish dhe as miq të caktuar. Kjo do të thotë që për të gjithë të zbatohet i njëjti ligj dhe që askush të mos e shfrytëzojë pushtetin për ineresat e veta." - tha Art Sisneros në intervistë me DW-në. Sipas tij Donald Trumpi e përdor ndikimin e tij për interesat e veta dhe e ka shfrytëzuar padrejtësisht qeverinë edhe kur ishte biznesmen për interesat e veta, prandaj një gjë të tillë do të bëjë edhe në postin e tij si president.

Art Sisneros thotë se vendimi i tij qe një proces, sepse ai kishte vënë re se tek Donald Trump nuk kishte ndodhur asnjë lloj transformimi dhe se ai vazhdon të mos jetë personi i kualifikuar për këtë post.  Sisneros thotë se nuk është penduar për veprimin e tij dhe se edhe përfaqësuesit e tjerë që zgjedhin presidentin në SHBA duhet ta kenë të qartë rolin e tyre dhe që secili duhet të dëgjojë atë që i thotë ndërgjegjia e vet.