1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Republikani Powell për Obamën; Ish ministri i jashtëm mbështet kandidatin demokrat

Ish ministri i jashtëm i SHBA-ve ka shprehur publikisht mbështetjen për kandidatin demokrat Obama. Republikani Powell ka qenë nga viti 2001 deri 2005 ministër i jashtëm në qeverinë e presidentit Bush

default

Ish sekretari amerikan i shtetit Powell

Ish ministri jashtëm i SHBA-ve Colin Powell mbështet në fushatën elektorale për presidentin e SHBA-ve demokratin Barack Obama. Ai i plotëson kushtet për të drejtuar SHBA-të, sepse është në gjendje të frymëzojë dhe fushata e tij i arrin të gjithë në Shtetet e Bashkuara, tha politikani republikan në stacionin televiziv NBC. Përveç kësaj Obama mund të përmirësojë prestigjin ndërkombëtar të SHBA-ve dhe është më i përshtatshëm se sa kandidati republikan John McCain për të zgjidhur problemet ekonomike, ka thënë Powell.

Në një intervistë që Colin Powell i dha stacionit gjerman (ARD) para një viti ai foli për problemet dhe shanset e afroamerikanëve në SHBA. Powell vetë ka qenë gjeneral dhe një nga politikanët kryesorë të republikanëve dhe karriera e tij është një nga historitë e rradha të suksesit të afroamerikanëve. Edhe atëherë para një viti ai ishte i impresionuar nga Barak Obama, i cili e ka nënën e bardhë dhe babain afrikan.


"Kush e sheh, se sa me entusiazëm e presin Obamën si kandidat për president, e sheh se është një konkurrent, që duhet marrë seriozisht. Obama mund të bëhet president. A do t´ia arrijë? Nuk e di!"


Nqs ia arrin, atëherë edhe falë Colin Powellit. Powell ka hezituar për një kohë të gjatë, që të braktisë kolegun e tij të vjetër nga e njëjta parti John McCain, por tani e ka thyer heshtjen duke u drejtuar kundër kandidatit për president të republikanëve. Në emisionin "Meet the Press" në stacionin televiziv NBC Powell, që respektohet edhe jashtë sinoreve partiakë, u shpreh në favor të Obamës:


"Meqenëse Obama zhvillon një fushatë elektorale interesante për të gjitha palët, meqenëse ai vetë personalisht ka edhe substancë edhe stil, ai ka mundësi të ketë sukses për t´u bërët një president i veçantë. Ai përfaqëson ndryshimin dhe brezin e ri të politikanëve, që shfaqen tani në skenën botërore. Dhe pikërisht për këtë arsye unë do të votoj për senatorin Obama."


Mbështetja e Powellit është ar i vërtetë për Obamën, të cilin McCain e ka akuzuar gjithnjë për mungesë përvoje në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Powell ka qenë i pari ministër i jashtëm i SHBA-ve nga viti 2001 deri 2005. Ai megjithatë thekson se ngjyra e tij e lëkurës nuk ka qenë vendimtarja për të bërë këtë zgjedhje. Në rradhë parë kanë qenë arsyet politike, si dhe shqetësimi për kursin, që ka marrë partia e tij republikane.


"Kjo parti ka rrëshqitur më shumë nga e djathta dhe guvernatorja Palin ka bërë të ditur, se kështu do të vazhdojë. Për mua do të paraqiste problem, sikur të emëroheshin më shumë gjykatës konservatorë në gjykatën e lartë. Pikërisht kjo mund të pritet nën drejtimin e McCain."


Powell e cilësoi Sarah Palin, kandidaten për zëvendëspresidente të McCain, si të pakualifikuar për postin më të lartë shtetëror. Ai tha se shkaku për vendimin e tij, që të mbështesë Obamën, kohët e fundit është fushata gjithnjë e më agresive e McCainit kundër Obamës. Obama, tha Powell me 4 nëntor do të zgjidhet si presidenti i parë afroamerikan i vendit dhe ka ndërkohë të gjitha shanset, për të fituar kunder McCainit,

Sipas anketimeve të fundit ai ndodhet përpara rivalit të tij me 5% të pikëve dhe është pak në avantazh edhe në këshillin zgjedhor me 277, shtatë më shumë nga ç´do të nevojiteshin për të fituar. Një zëdhënës i McCain-it e cilësoi garën për në shtëpinë e bardhë akoma të papërfunduar. McCain vetë reagoi i qetë ndaj vendimit të Powellit pro Obamës. McCain tha se ka fundja ende mbështetjen e ish ministrave të jashtëm Henry Kissinger dhe James Baker dhe të më shumë se 200 gjeneralëve në pension.


Audio-Link in Dalet:

http://daletweb/basebrowser/titles_details.php?title_id=8196251



E N D E

  • Data 20.10.2008
  • Autor Schmiester, Carsten / Washington (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdkc
  • Data 20.10.2008
  • Autor Schmiester, Carsten / Washington (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdkc