1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Republika Srpska ndihmon të akuzuarit për krime lufte

Qeveria e Republikës Srpska vendosi të ndihmojë financiarisht personat nga ky entitet të akuzuar para Tribunalit të Hagës. Reagimet janë kundërthënëse për shkak të qëndrimit ndaj Tribunalit, por edhe krizës ekonomike.

Kryeministrja Zheljka Cvijanoviq ka lejuar pagesën e parave të qeverisë se Republikës Srpska. Në seancën e mbajtur të hënën (22.4.2013) në mbrëmje, u vendos që t'u ndahet një ndihmë në vlerën prej 100.000 markave personave nga Republika Srpska, të cilët gjenden në Tribunalin e Hagës. Mënyra e ndarjes së këtyre parave do të vendoset më vonë nga qendra e RS për hulumtimin e krimeve të luftës.

Nedelko Mitroviq, kryetar i Shoqatës së të vrarëve dhe zhdukurve në RS, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë: "Mendoj se këtu s'ka asgjë jomorale dhe të paligjshme, në veçanti nëse marrim parasysh të gjitha denimet e deritanishme. Mendojmë se vendimi është pozitiv, sepse duhet të ndihmojmë një gjykim sa më të drejtë."

"Vendimet e këtilla shkaktojnë dhimbje"

Zeljka Cvijanovic, Kryeministre e Republikës Srpska Beschreibung: Željka Cvijanović, die neue Premierministerin der Republika Srpska in Bosnien und Herzegowina. Schlagworte: Republika Srpska, RS, Banja Luka, Regierung Republika Srpska, Bosnien und Herzegowina Aufnahmedatum: unbekannt, vermutlich um 2012 Aufnahmeort: Banja Luka, Bosnien und Herzegowina Autor: Vlada RS (Regierung RS)

Zeljka Cvijanovic, kryeministre e Republikës Srpska

Mjetet financiare do të sigurohen nga buxheti i RS. Ndërsa në reagimet e para të organizatave joserbe thuhet se qeveria e RS ende nuk është distancuar nga krimet e luftës. "Ndaj nuk befason minimizimi dhe mohimi i krimeve dhe gjenocidit. Fakti që kriminelët e luftës shpallen madje edhe heronj dhe u jepet ndihmë financiare, u sjell edhe më shumë dhimbje personave, që i kanë mbijetuar krimet dhe tani kërkojnë drejtësi dhe satisfaksion", pohon Fadila Memisheviq nga Shoqata për popuj të rrezikuar në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndihma e personave të akuzuar për krime nuk është ndonjë risi as për Serbinë dhe Kroacinë. Serbia për shembull ende ndan para për biletat e anëtarëve të familjeve, që shkojnë të vizitojnë të akuzuarit e tyre në Hagë. Ndërsa Kroacia ka ndihmuar në mënyrë aktive mbrojtjen e gjeneralëve Ante Gotovina i Mladen Markaç.

Një pjesë e rrogës për të akuzurit në Hagë?

Shoqatat boshnjake të viktimave të luftë nuk janë të kënaqur me vendimin e qeverisë së republika Srpska.

Shoqatat boshnjake të viktimave të luftë nuk janë të kënaqur me vendimin e qeverisë së republika Srpska.

Një pjesë e opinionit mendon se vendimi i qeverisë së RS nuk është i befasueshëm, kur dihet fakti se presidenti i RS Millorad Dodik ka dëshmuar në Hagë si dëshmitar i Radovan Karaxhiqit. Por në këtë kohë krize vendimi i qeverisë është absurd, mendon gazetarja e Oslobodjenjes, Gordana Katana.

"Për mua vendimi i qeverisë së RS është pasojë e dëshmisë së Dodikut dhe gjithë ngarkesave nacionale, që po mbretërojnë këtu", pohon Katana. Qeveria e RS i ka ndihmuar edhe më parë të akuzuarit për krime lufte. Pranë organizatës së luftëtarëve ekziston sot edhe fondacioni "Pomoć" (Ndihma), i cili i ndihmon të akuzuarve për krime dhe familjet e tyre, por vetëm nga donacione. Ministri i RS për çështjet e luftëtarëve dhe invaliditetit Petar Gjokiq ka deklaruar se në sektorin publik së shpejti do të ketë një ofertë për pagesa vullnetare mujore për këtë fondacion.