1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Republika e Afrikës Qendrore

afp rtr dpa / M.Kelmendi1 Prill 2013

Situata në Republikën e Afrikës Qendrore paraqitet e tensionuar. Megjithëse është zgjedhur një qeveri e përkohshme, njerëzit besnikë të ish-presidentit Bozize vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre.

https://p.dw.com/p/187cd
Presidenti e vetëemëruar i Republikës së Afrikës Qëndrore Michel Djotodia
Presidenti e vetëemëruar i Republikës së Afrikës Qëndrore Michel DjotodiaFotografi: Getty Images

Një javë pas rrëzimit të pushtetit në Republikën e Afrikës Qendrore, presidenti i vetëemëruar, Michel Djotodia ka prezantuar ekipin e tij qeveritar. Michel Djotodia, shefi i aleancës së rebelëve, Séléka, merr edhe postin e ministrit të mbrojtjes. Kryeministër qëndron ish-politikani i opozitës Nicolas Tiangaye. 56 vjeçari kishte marrë miratimin nga rebelët për këtë post pas bisedimeve për paqe në janar. Kabineti i vendit të pasur me burime natyrore përbëhet nga 34 anëtarë.

Nëntë ministra vijnë nga rradhët e aleancës Séléka, tetë përfaqësues të qeverisë ishin më herët në opozitë. Një ministër konsiderohet si mbështetës i presidentit të rrëzuar dhe tashmë të larguar në vendin fqinjë Kamerun, Francois Bozizé. 16 anëtarët e tjerë të kabinet vijnë nga shoqëria civile.

Por si paraqitet situata në Republikën e Afrikës Qendrore?

Pamje nga demonstratat e zhvilluara në Republikën e Afrikës Qëndrore
Pamje nga demonstratat e zhvilluara në Republikën e Afrikës QëndroreFotografi: Getty Images

Presidenti i vetëemeruar Michel Djotodia premtoi se do të kujdeset për vendosjen e paqes në vend. Ai u bëri thirrje të gjithë ithtarëve të presidentit të rrëzuar, Francois Bozizé që ishin larguar nga vendi që të kthehen në vendbanimet e tyre: "Bashkëatdhetarëve tanë që kanë marrë arratinë unë ju them në mënyrë patriotike dhe vëllazërore: "Kthehuni!

Frika nga një hakmarrje nuk është problemi i vetëm i njerëzve. Kushtet higjenike në kryeqytet janë në gjendje të tmerrshme. Carla Haddad Mardini nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar njoftoi për një situatë katastrofike: "Spitalet në Bangui janë të tejmbushura. Ne kemi dëgjuar që edhe korridoret janë plot me pacientë. Sipas mjekëve tanë nuk ka ujë të pijshëm as në qytet dhe as në spitale. Furnizimi me rrymë elektrike është problematik", tha Mardini.