1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reportazh nga kampi i romëve Osterode në veri të Mitrovicës / Reportazh për gjendjen e romëve në jug të Shqipërisë

20 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/Kc78

1. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës rreth 10.000 refugjatë romë në Gjermani kërcënohen me dëbim nga vendi. Qeveritë në Berlin dhe Prishtinë kanë përpliuar një marrëveshje për kthimin e këtyre refugjatëve. Por ku do të vendosen ata, pasi të jenë kthyer në Kosovë? Çfarë i pret ata ndërkohë që shumica e romëve në Kosovë jetojnë në kushte shumë të vështira? Për të mësuar më shumë të ndjekim Esat Ahmetin i cili para ca ditësh qëndroi në veri të Mitrovicës, në kampin e romëve, ish bazën e KFOR-it francez të njohur me ermin Osterode.

2. Jashari është një rom 35 vjeçar me shtatë fëmijë të vegjël që jeta dhe skamja e kanë përplasur në mjerim. Për të siguruar bukën e gojës, bashkë me katër fëmijët nga 7 deri në 10 vjeç ai mbledh gjithë ditën kanaçe, ndërkohë që fëmijët e tij kanë braktisur shkollën në pamundësi për ta vazhduar atë. Kjo është një histori që ndeshet shpesh përanash qyteteve të rëndësishme në Shqipëri e që rrëfen edhe situatën sociale në të cilën ndodhet ky komunitet. Odise Kote.