1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reljiq: BE nuk mund të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës

Kërkesat që janë bërë nga Partia Kristiandemokrate (CDU) për Kosovën kanë shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Dushan Reljiq, nga Instituti për Shkencë dhe Politikë në Berlin, shpjegon qëndrimet gjermane.

default

DW: Cila është esenca e kërkesave të fundit gjermane ndaj Serbisë? A do të thotë kjo se ka ndryshuar politika e Berlinit ndaj këtij vendi?

Dushan Reljiq: Është kjo hera e parë që një grup parlamentar në Bundestag të angazhohet kaq shumë në çështjen e zgjerimit të BE-së. Nga njëra anë ky është një sinjal i qartë se çështja shumë e komplikuar e Kosovës kërkon zgjidhje, për të stabilizuar gjendjen në këtë pjesë të Evropës Juglindore, ku Gjermania ka më shumë ushtarë se asnjë vend tjetër. Nga ana tjetër ka pasur disa ndryshime ligjit në Gjermani, në radhë të parë në ligjin për bashkëpunimin e parlamentit dhe tö qeverisë, ku bëhet fjalë për BE-në. Ligji i miratuar në shtator 2009 i jep parlametit të drejtën, që të informohet më shumë për çështjet evropiane, pra edhe për zgjerimin e BE-së. Megjithatë qeveria ka të drejtën të marrë vendime që nuk përputhen me qëndrimet e parlamentit.

DW: Shikuar nga reagimet e para, këtu ka munguar koordinimi me Brukselin?

Dushan Reljiq: Krijohet përshtypja se Brukseli dhe përfaqësia e BE-së në Serbi janë të befasuara me iniciativën e deputetit Schockenhoff. Përfaqësuesit e BE-së në Beograd kanë thënë se "ky është vetëm një mendim". Sipas tyre në BE ka shumë vende dhe shumë grupe parlamentare. Mendimet e tyre janë të rëndësishme, por vendimet merren në nivelin e presidentëve dhe kryeministrave.

DW: Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz (SPD), ka deklaruar para disa ditësh se Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse do të futet në BE. A ka konsenzus politik tek partitë gjermane për Kosovën?

Dushan Reljiq: Me përjashtim të së Majtës, të gjitha partitë tjera kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës. E dyta, prap me përjashtim të së Majtës, të gjitha partitë mbështesin qëndrimet e qeverisë dhe përpjekjet e saj për stabilizimin dhe normalizimin e gjendjes në Evropën Juglindore. Por ekziston edhe një fakt tjetër: Kosovën ende nuk e kanë njohur pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së. Me vet këtë fakt, BE-ja nuk mund të kërkojë nga Serbia që t'a njohë Kosovën. Ajo as vet nuk mund të futet në raporte formale-juridike me Kosovën, sepse për BE-në Kosova ende nuk është juridikisht shtet. Në të gjitha dokumentet e BE-së për Kosovën kemi dhe fusnotën, që do të thotë se ende vlenë rezoluta 1244 e KS të OKB. Por as Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së, pa i rregulluar raportet me Prishtinën. Ajo nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, sepse 22 vendet që e kenë njohur Kosovën do të thonë se Kosova është shtet dhe Serbia duhet të gjejë një modus vivendi me Kosovën.