1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rekorde apo rënie? - Tregtia gjermane me jashtë në sfondin e krizës globale

Si duket puna me tregtinë e jashtme gjermane? A do të ketë rënie drastike si në vitin 2009? Intervistë me Anton Börner, presidentin e Shoqatës Federale Gjermane të tregtisë me shumicë, tregtisë së jashtme dhe shërbimeve.

Anton Börner, presidenti i Shoqatës Federale Gjermane të tregtisë me shumicë

Anton Börner, presidenti i Shoqatës Federale Gjermane të tregtisë me shumicë

DW: Në pranverë ju deklaruat se kufirin magjik të një bilioni euro në eksporte ekonomia gjermane do ta arrijë për të parën herë në vitin 2011. Asokohe situata ishte disi e ndryshme, bota dukej ca më miqësore. Sot gjërat kanë ndryshuar. A e ndryshon kjo parashikimin tuaj?

A. Börner: Jemi në tremujorin e katërt. Tre tremujorët e parë kanë vajtur mirë. Mendoj se kemi një sasi të tillë porosish që tremujorin e katërt do të shkojmë drejt një mijë miliardëve, pra te një bilioni. Pyetja e madhe ka për të qenë, si do të zhvillohen nëntori, dhjetori dhe para së gjithash pastaj tremujori i parë i vitit tjetër.

DW: Dhe si besoni ju, si mund të zhvillohen ato? Shenjat nuk janë aspak të mira. Tregjet financiare shfaqin përsëri të njëjtin mosbesim si në kohën e Lehman-it (Lehman Brothers). Mos gjendemi para një Lehman-i 2.0?

A. Börner: Shpresoj me të vërtetë që të mos jemi para një Lehman-i 2.0. Varet nga politika. Dhe këtu rëndësi kanë Gjermania dhe Bundestag-u Gjerman. Ne e kemi në dorë, duam ta hedhim Gjermaninë, Evropën dhe botën në një recesion (e parë politikisht) apo nuk e duam këtë dhe duam ta shmangim me çdo kusht? Sot akoma mund ta shmangim, duhet ta shmangim dhe atëherë rritja jonë ekonomike ka për të vazhduar siç duhet dhe vendet tona të punës gjithashtu. Ekonomia reale është shumë e fortë, ne jemi stabil, jemi të aftë për të konkurruar, të suksesshëm në të gjitha tregjet. Varet nga politika.

DW: Le të shohim nga ekonomia gjermane. Ajo ka vuajtur tej mase në vitin 2009 sepse e ka shumë të theksuar eksportin dhe eksportet ranë në mënyrë dramatike. Rrjedhoja ishte një recesion me një rënie të kapacitetit ekonomik prej pesë për qind. Po aq shpejt gjendja u kthye përsëri në të kundërtën, ekonomia gjermane përjeton një rritje të shpejtë, librat e porosive janë ende të mbushur. A është kjo gjendje e rreme?

A. Börner: Gjendja është shumë e qëndrueshme sikur tregjet financiare të kthehen në ujëra të qeta. Nëse jo, atëherë gjendja është shumë jostabile sepse ne jemi të varur prej tregjeve të rritjes si Azia (Kina në radhë të parë), por edhe prej rritjes së shpejtë të ekonomisë në Amerikën Latine. Mirëpo, këto vende mund ta bëjnë këtë vetëm në rast se arrijnë t'i shesin edhe më tej në mënyrë të qëndrueshme mallrat e tyre në Evropë dhe në Amerikë. Vetëm atëherë mund të rriten, vetëm kështu mund të blenë nga ana tjetër prodhimet tona. Sikur ne të na zënë vështirësitë, atëherë mund të blemë më pak në Azi, atëherë ata mund të eksportojnë më pak dhe do të importojnë më pak. Kjo do të thotë se kanë për të blerë më pak mallra gjermane dhe pastaj kemi një spirale për poshtë në ekonominë reale, e cila nuk mund të ndalohet aq lehtë.

Intervistoi: Henrik Böhme

Përshtati: Elert Ajazaj