1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rekord dëshpërues - Numri i refugjatëve në mbarë botën më i lartë se kurrë

Në vitin 2007 në të gjithë botën ka pasur aq refugjatë sa kurrë më parë. Këto janë rezultatet e një studimit të organizatës së Kombeve të Bashkuara UNHCR. Simodos të prekura janë Iraku, Sudani dhe Kolumbia.

Rreth 200 refugjatë në bregun e Kato Zacro në Kretë (06.12.2007)

Rreth 200 refugjatë në bregun e Kato Zacro në Kretë (06.12.2007)

Sipas një studimi të ri numri i refugjatëve në mbarë botën po rritet sërish. Sidmos numri i njerëzve që detyrohen të largohen nga trojet e tyre brenda vendit ku jetojnë për shkak të luftërave civile apo dëbimit, po rritet në mënyrë të pakotrollueshme, paralajmëron Elisabeth Rasmussen, sekretare e përgjithshme e UNHCR-së në Norvegji:

"Sot ka 26 milionë njerëz që marrin arratinë brenda kufijve të vendit të tyre. Ky është numri më i lartë që kemi rregjistruar ndonjëherë. Flasim për 6% më shumë të dëbuar sesa një vit më parë dhe këtu nuk ekmi marrë parasysh katastrofat natyrore. Kemi numëruar vetëm njerëzit që janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë apo fshatërat e tyre."

Eksepertja norvegjeze Rasmussen theksoi se në shumicën e rastve, qeveritë janë përgjegjëse për lumenjtë e refugjatëve:

"Fatkeqësisht raporti dëshmon se në 21 nga 28 rajone krizash që kanë shkaktuar lumenjtë e refugjatëve, qeveritë përkatëse kanë qënë fajtoret kryesore."

Si ndodh ky fenomen?

"Qeveritë provokojnë krijimin e turmave me refugjatë në radhë të parë nëpërmjet vetë forcave të tyre të sigurisë, si për shembull në Kongo, ose në mënyrë indirekte si në Sudan, Kolumbi apo Indi dhe nëpërmjet impelementimit të vendimeve politike që i detyrojnë njerëzit të marrin arratinë."

Edhe për komisarin e OKB-së për refugjatët, Antonio Gueterres është e qartë se: "Sidomos të dëbuarit dhe refugjatët që detyrohen të largohen nga vendi i tyre, e kanë më të vështirë se të gjithë dhe vuajnë nga pasojat e rritjes së çmimit të ushqimeve. Uria dhe varfëria ekstreme i detyrojnë njerëzit që të zhvillojnë konfronitme të hapura duke provokuar kështu më shumë konflikte e luftëra, që pastaj shkaktojnë edhe më shumë refugjatë."

Në mbi 50 shtete sidomos gratë dhe fëmijët janë viktimat e shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut, rezulton studimi i UNHCR-së. Ata sulmohen rregullisht dhe pësojnë uri dhe sëmundje nga më të ndryshmet duke mos pasur fat të kthehen ndonjëherë sërish në shtëpitë e tyre.

  • Data 18.04.2008
  • Autor Hans-Jürgen Maurus
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkDM
  • Data 18.04.2008
  • Autor Hans-Jürgen Maurus
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkDM