1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reichel: Jemi të shokuar me dhunën e opozitës në Kosovë

Interivstë ekskluzive me Ernst Reichel, i ngakurar i Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai flet për demonstratat, dhunën, dialogun me Serbinë, zgjedhjen e Thaçit për president, zgjedhjet e reja...

Deutsche Welle: Zoti ambasador Reichel, parlamenti i Kosovës është bllokuar në disa muajt e fundit, ndërkohë që kanë vazhduar edhe protestat dhe demonstratat në rrugë kundër qeverisë së Kosovës. Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Kosovë?

Ernst Reichel: Ne këtu në Gjermani dhe në bashkësinë ndërkombëtare jemi të shokuar me dhunën e cila po përhapet në Kosovë, pra edhe për dhunën në fundjavën e kaluar gjatë demonstratave të opozitës. Ajo që shqetëson edhe më shumë është që opozita nuk është distancuar qartë nga kjo dhunë. Ne kemi përshtypjen se opozita gjendet në një rrugë të gabuar, nga e cila duhet të kthehet sa më parë. Ne jemi të bindur se kemi nevojë që të kthehemi në rrugën demokratike, ku mund të zhvillohet një debat demokratik për mendimet dhe qëndrimet e ndryshme. Debati duhet të zhvillohe në parlament me argumente dhe jo me gaz lotsjellës apo koktej molotov.

DW: Si mund të dilet nga kjo situatë, a shihni ju ndonjë zgjidhje?

Ernst Reichel: Besoj se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje tjetër veçse kthimit të opozitës në rrugën parlamentare. Opozita duhet të respektoj rregullat parlamentare. Nuk është e mundur që opozita t'i shkellë rregullat demokratike dhe të përdorë dhunë dhe kjo të shpërblehet për këto vepra.

DW: Në protestat e fundit opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. A është kjo zgjidhja ndoshta më e mirë në këtë situatë?

Ernst Reichel: Jam i bindur se nuk është ndonjë zgjidhje, që një opozitë me një numër shmë më të vogël deputetësh, vetëm për shkak të optruksioneve dhe inskenimit të dhunës në parlament dhe në rrugë, të shpërblehet me zgjedhje të reja. Nëse pranohet kjo metodë, që zgjedhjet të imponohen me dhunë, atëherë kjo mund të përdoret gjithmonë si model. Paramendoni sikur partitë që janë tani në pushtet të humbin në zgjedhje. Më pas edhe ato me siguri që mund të përdorin të nëjtat metoda dhe kështu do të kishim gjithmonë zgjedhje të reja, të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

DW: Opozita ka kërkuar tërheqjen e marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. A është e mundur tërheqja e këtyre marrëveshjeve, shikuar nga perspektiva ndërkombëtare?

Ernst Reichel: Gjykata Kushtetuese e ka dhënë mendimin e vet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këtu në fakt duhet pritur që opozita të kënaqet me këtë vendim dhe të pranoj që qeveria e zgjedhur të punojë mbi bazën e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Opozita në njërën anë feston këtë vendim të Gjykatës, e në anën tjetër nuk e kpranon atë dhe nuk lejon të punohet mbi bazat e vendimit të Gjykatës. Ndërsa sa i përket demarkacionit të kufirit: pala malazeze ka ofruar që së bashku ma palën kosovare të rishikohet gjendja. Por opozita nuk është e kënaqur as me këtë, ndaj mund të fitohet përshtypja se opozita është më pak e interesuar për shpjegimin e këtyre gjërave dhe më shumë për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur nga një shumicë e madhe parlamentare.

Ernst Reichel gjatë një vizite në Kosovë, së bashku me ambasadoren Angelika Viets dhe Kadri Veseli

Ernst Reichel gjatë një vizite në Kosovë, së bashku me ambasadoren Angelika Viets dhe Kadri Veseli

DW: Por opozita e sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe si hapin e parë për themelimin e një krijese të ngjashme me Republikën Serpska në Bosnjë-Hercegovinë, që mund të çojë edhe deri te ndarja e Kosovës. A ekziston vërtetë ky rrezik?

Ernst Reichel: Për fat të keq edhe këtu përdoren shumë pak argumenta dhe po bëhet një lloj gare se kush është më i zëshmi në paraqitjen e spekulimeve dhe kush po i përsëritë ato më shpesh. E vërteta është ajo që bashkësia ndërkobmëtare e ka thënë prej fillimit: Nuk do të ketë një Republika Serpska të re dhe këtë nuk do ta pranojmë. Është shumë e qartë që Asociacioni bazohet tek ligjet e tanishme të Kosovës, sikur edhe asociacioni i tanishëm që ekziston. Asociacioni i ka bazat edhe tek Plani i Ahtisarit, e ky Plan paraqet bazën e pavarësisë së Kosovës. Sikur të ishte kështu, do të thoshte që bashkësia ndërkombëtare është duke punuar kundër interesave të veta, gjë që nuk është fare e vërtetë dhe askush nuk dëshiron një mundësi të këtillë. SHBA, Gjermania dhe vendet e tjera në BE-së, nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës, krjimin e një shteti në shtet, apo të një Republike Serpska të re. Ky perceptimi i opozitës nuk ka të bëjë me realitetin.

DW: Gjermania i takon vendeve të cilat pa rezerva e kanë mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. A mund të paramendohet vazhdimi i dialogut në këtë situatë të nxehtë politike dhe në veçanti a është i mundur zbatimi i marrëveshjeve?

Ernst Reichel: Është shumë e qartë që situata e tanishme politike në Kosovë i vështirëson shumë veprimet politike të qeverisë, e cila është nën presion, gjë që po shihet shumë mirë. Por në interesin fundamental të Kosovës është që dialogu të vazhdojë. Me këtë dialog vendosen bazat fundamentale të interesit të Kosovës për sovranitet dhë kjo duhet të realizohet. Në njërën anë, duhet të shuhen strukturat paralele serbe, siç ka kërkuar edhe kancelarja Merkel në vitin 2011 në Beograd. Dhe në anën tjetër, duhet të vendosen mekanizmat për kontrollin efektiv të sovraniteit të Republikës së Kosovës edhe në veri të vendit. Rruga për arritjen e këtyre qëllimeve është dialogu dhe pa dialog nuk mund të pritet realizimi i këtyre interesave.

DW: Një prej kritikave të opozitës dhe të një pjese të popullatës kosovare është që nga ky dialog po përfiton vetëm Serbia, sepse ajo është shpërblyer me negociata për anëtarësim në BE, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk gëzojnë as lirinë e lëvizjes pa viza. Cilat janë argumentet tuaja kundër këtyre pohimeve?

Ernst Reichel: Siç e thash: me këtë dialog duhet të realizohen interesat fundamentale të Kosovës për vendosjen e sovranitti. Sa i përket Serbisë, asaj sikur edhe të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit u është premtuar në Selanik se dikur të jenë anëtare të BE. Në rastin e Serbisë kemi paraqitur jo vetëm kushtet normale për ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas modelit evropian, por si kusht shtesë kemi kërkuar edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Pra Serbia duhet të plotësojë edhe këtë kusht shtesë dhe kur i shikon reagimet në Beograd, shihet shumë qartë që Serbia nuk e ka fare të lehtë t'i plotësojë këto kushte.

Ernst Reichel, ish - ambasador gjerman në Kosovë.

Ernst Reichel, ish - ambasador gjerman në Kosovë.

DW: Zoti ambasador, si duhet të përfundojë ky proces? A duhet ta njoh Serbia Kosovën si shtet në fund të këtij procesi, apo keni parashikuar ndonjë model tjetër?

Ernst Reichel: BE nuk ka marrë deri tani ndonjë qëndrim të prerë për këtë çështje. Formulimi i tanishëm është normalizimi i plotë i raporteve. Më duket që kjo është e kuptueshme, sepse BE nuk duhet të përcaktojë të gjitha në këtë moment. Palët janë duke biseduar mes vete dhe BE nuk duhet të imponojë zgjidhje. Ndërkohë që dialogu duhet t'i lëvizë palët drejt kompromisit dhe zgjidhjes së përbashkët. Ndaj nuk do të ishte me interes që BE të dal tani me ndonjë qëndrim të prerë, sepse BE duhet të lehtësojë këtë proces.

DW: Zoti ambasador, kur do të lëvizin kosovarët pa viza në zonën Shengen?

Ernst Reichel: Nuk mund të parashikoj gjërat. E kaluara në mëson se gjërat nuk zhvillohen gjithmonë ashtu siç parashikohen. Por kosovarët duhet të kuptojnë se procesi i liberalizimit të vizave nuk ka përfunduar. Askush nuk e ka refuzuar liberlaizimin e vizave. Liberalizimi i vizave mbetet si synim i BE-së dhe i qeverisë së Kosovës. Gota me kushtet e parashtruara ende nuk është mbushur 100%. Pra kushtet nuk janë plotësuar në tërësi. Por shihet shumë qartë që qeveria e Kosovës po punon me zell që t'i plotësojë edhe kushtet e mbetura. Komisionieri përkatës i BE Avramopulos, do të shkojë në shkurt në Kosovë dhe besoj se pas kësaj vizite do të dimë diçka më shumë për gjendjen e këtij procesi.

DW: A mund të ndihmojë Gjermania që Kosova të "mbushë këtë gotë me kushte"?

Ernst Reichel: Në radhë të parë kjo është detyrë e Kosovës. Mendoj se këto kushte mund të plotësohen dhe t'ju them të drejtën, aktualisht nuk po shoh ndonjë mukndësi ku qeveria gjermane muknd të ndihmojë konkretisht.

DW: Po a ka qeveria gjermane ndonjë mendim konkret për mundësinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të Kosovës? Siç dihet, në mandatin e kaluar presidnetja Jahjaga, siç thuhet në Kosovë, "ka dalur nga zarfi" dhe është bërë presidente. A do të ketë edhe kësaj radhe ndonjë zgjidhje të ngjashme?

Ernst Reichel: Jo, ne nuk kemi ndonjë mendim për këtë çështje. Presidenti duhet të zgjidhet me një proces kushtetues në parlament, por kjo nënkupton që parlamenti duhet të funksionojë. Zgjadhja e presidentit është pjesë marrëveshjes për krijimin e koalicionit ndaj mendojmë se kjo edhe do të ndodhë.

DW: Zoti ambasador, ne së bashku konstatuam që gjendja në Kosovë nuk është e qetë. Maqedoninë së shpejti e presin zgjedhje të reja. Në Bonjë-Hercegovinë ka mosmarrëveshje të shpeshta mes Republikës Serpska dhe Federatës boshnjako-kroate. Ndërkohë që së fundi ka pasur një lloj gare për armatim mes Serbisë dhe Kroacisë. Çfarë na tregon kjo: a mund të thuhet se Ballkani edhe më tej është një fuçi baroti dhe a kane frikë nga shjpërthimi i kësaj fuçie?

Ernst Reichel: Jo, besoj së është e tepruar nëse flasim për një fuçi baroti. Në disa vende të Ballkanit kemi një trend pozitiv, në disa të tjera më pak. Ende ka shumë probleme por edhe gjendaj po dramatizohet tepër, që është një veçori i Ballkanit Perëndimor. Por megjithë këto gjëra që i përmedët ju, ka edhe shumë zhvillime pozitive. Një përgjithësi mund të thuhet se kemi një trend pozitiv. Përparime ka edhe në Kosovë por këto përparime nuk përputhen në tërësi me pritjejt e njerëzve, të cilët duan një përparim shumë më të shpejtë. Dha nga kjo rrjedhë presioni politik, të cilin po e përjetojmë tani.

DW: Në Ballkanin Perëndimor flitet gjithnjë e më shumë për rolin e shtuar të Rusisë në Serbi dhe në disa rajone të tjera. Si e shihni ju rolin e Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e armatimit të Serbisë dhe Kroacisë, që ka shkaktuar së fundi tendosje mes tyre?

Ernst Reichel: Unë besoj tek drejtimi strategjik i Serbisë drejt BE-së dhe bashkësia e vendeve perëndimore. Sa i përket procesit të armatimit të Kroacisë, kjo është një çështje e cila do të harrohet shpejt. E vërtetë është që Rusia i ka formualuar më qartë interesat e saj në disa rajone të Ballkanit. Por ne besojmë tek perspektiva e integrimeve euroatlantike dhe Rusia nuk është motivi qendror për politikën tonë në Ballkan. Motivi i angazhimit tonë është interesi fundamental që ky rajon i cili i takon Evropës, të zhvillohet në drejtimin e duhur dhe që në fund edhe në aspektin politik dhe jo vetëm gjeografik, të bëhet pjesë e Evropës së përbashkët.