1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rehn shpjegon Barroson

Pas letrës së presidentit të Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso Brukseli është përpjekur të qetësojë shpirtrat e ndezur. Komisari i monedhës Olli Rehn doli ditën e premte para shtypit.

Olli Rehn

Olli Rehn

Olli Rehn kërkoi falje. Një gjysmë orë do të zgjasin leksionet e komisarit të monedhës, që kanë synime vetëm të mira, tha finlandezi. „Ka patur shumë konfuzion prandaj do të ishte mirë që të jetë sa më konkret dhe preciz për të shmangur keqkuptimet dhe për të sjellë mesazhe të qarta."

Kjo mund të merret edhe si kritikë ndaj shefit të tij. Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit të BE-së shkaktoi shumë pasiguri ditën e enjte (5.8) me një letër që i dërgoi kryetarëve të shteteve dhe të qeverive. Ai i kërkonte vendeve të BE-së, që të mos nguten me zbatimin e vendimeve të fundit të takimit të nivelit të lartë. Përveç kësa ,Barroso ka thënë se është duke menduar nëse fondi aktual i krizës është i mjaftueshëm. Ky hap nuk ndihmon në këtë situatë, dhe nuk shërben për qetësimin e tregjeve u tha në Gjermani.

Rehn u përpoq ditën e premte që të kufizojë dëmet. Vendimet që 17 vendet e euros morrën në fund të muajit korrik ishin piketa që u shtruan në rrugën për zgjidhjen e krizës. Ato nuk kanë treguar efektin që pritej sepse shumë detaje nuk janë përpunuar ende dhe duhet të zbatohen nga parlamentet kombëtarë.

„Ne këtu flasim për javë jo për muaj. Për t`i dhënë fund pasigurisë, proceset teknike dhe politike duhet të marrin fund deri në fund të shtatorit."

Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Çështja ka të bëjë me rritjen e fleksibilitetit të fondit të krizës për vendet e euros. Vendet që ndodhen nën presion lejohet të ndihmojnë në të ardhmen për parandalimin e krizës. Komisar Barroso, bëri të qartë ditën e enjte se fondi prej 440 miliardë eurosh duhet shtuar. Kjo nuk është kërkesë tha një kolege e Rehn-it ditën e premte, këtë e di prej kohësh edhe komisioni i BE-së. Por shefat e vendeve të euros nuk kanë rënë deri tani dakord.

Aktualisht kërkush nuk duhet të shqetësohet për Greqinë, tha Rehn. Takimi i nivelit të lartë i mbajtur para dy javësh morri vendim për një paketë tjetër ndihme me afat të gjatë. Komisioni i monedhës mendon se nuk është e justifikueshme që tani nën presion të bien Italia dhe Spanja. „Këto ndryshime dramatike në tregje janë sipas mendimit tonë të pakuptueshme. Nuk mund të ndodhë që baza ekonomike spanjolle dhe italiane të ketë ndryshuar brenda natës."

Megjithëse të dy vendeve iu është dashur të paguajnë për përhapjen e rrezikut, Rehn nuk mendon se ka shkak për programe emergjente ndihme. Të dy vendet janë duke ulur borxhet. Trazirat në tregje, sipas mendimit të tij kanë të bëjnë me debatin e borxheve në SHBA dhe me frikën e keqësimit të koniukturës.

Autor: Kartin Brand/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti