1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë - serbët refuzojnë

Në Kosovë do të vazhdojë regjistrimi i popullsisë edhe disa ditë. Serbët e veriut të Kosovës nuk janë regjistruar. Përfaqësuesit e tyre thonë se ata do të regjistrohen vetëm nga institucionet e Serbisë.

default

Prishtina

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i paraparë të përfundojë këtë të premte, do të vazhdojë edhe disa ditë në disa komuna të Kosovës pasi regjistruesit për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të mbulojnë të gjitha familjet. Kryetari i komisionit të regjistrimit të popullsisë, Rifat Blaku, u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen edhe për këto ditë të mbetura deri ditën e martë të javës së ardhshme. “Apelojmë të të gjithë ata që për arsye të ndryshme kanë qenë të penguar të kryejnë regjistrimin ta bëjnë këtë gjë. Poashtu në disa komuna me komunitete, në rend të parë serbë për shkak të hezitimit të tyre që nuk ka ndodhur regjistrimi edhe për këto komuna vlen afati i njëjtë deri ditën e martë që t'u mundësohet regjistrimi me qëllim që përfshirja të jetë sa më e plotë”, thotë Rifat Blaku.

Në pjesën veriore të Kosovës as që ka nisur regjistrimi, pasi banorët e kësaj pjese, shumica, pjesëtarë të komunitetit serb nuk pranuan të marrin pjesë në regjistrimin që e organizuan institucionet e Kosovës. Kryetari i komunës paralele serbe të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, thotë se serbët e veriut të Kosovës do të regjistrohen vetëm atëherë kur në Serbi të fillojë regjistrimi i popullsisë, i cili pritet të nisë në tetor të këtij viti.

Serben fliehen aus ihren Häusern im Kosovo

Serbët thonë se regjistrimi përjashton afro 250 mijë serbë, që u larguan dhunshëm nga shtëpitë e tyre në Kosovë - serbë në foto gati për t'u larguar në vitin 2004

Pse serbët refuzojnë regjistrimin e popullsisë

Pantiq: “Në emër të regjistrimit të popullsisë, bëhet regjistrimi vetëm i atyre serbëve që aktualisht jetojnë në Kosovë, ndërsa, përjashtohen afro 250 mijë serbë, të cilët dhunshëm janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Me ketë tentohet të krijohet një pasqyrë artificiale e numrit të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe në këtë mënyrë të legalizohet spastrimi etnik i serbëve nga Kosova. Për këtë arsye serbët e veriut nuk marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që bëhet nga institucionet e Kosovës”, thotë Kërstimir Pantiq.

Në pjesën veriore të Kosovës akoma nuk është e qartë se si do të bëhet regjistrimi i popullsisë nga institucionet e Kosovës. Përfaqësuesi i komisionit evropian në Prishtinë, Kjartan Bjornson, thotë se që regjistrimi i popullsisë të bëhet edhe në këtë pjesë nevojitet një marreveshje e nivelit të lartë, duke mos specifikuar se nga kush duhet të arrihet kjo marrëveshje.

Bjornson: “Mendojëse ju e dini situatën e komplikuar politike në veri dhe nuk mund të them se nga kush duhet të arrihet marrëveshja, mirëpo ajo që dihet është se ka një numër njerëzish që duhen konsultuar”, thotë Kjartan Bjornson.

Deri në ditën e 12 të regjistrimit të popullsisë, numri i banorëve të regjistruar në Kosovë ishte 1.5 milionë vetë. Nga regjistrimi i 95 për qind të qytetarëve të Prishtinës, rezulton se në kryeqytet jetojnë vetëm rreth 200 mijë banorë. Rezultatet paraprake të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Kosovë do të bëhen publike në muajin qeshor të këtij viti, ndërsa, ato përfundimtaret pas një viti.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi