1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë / Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi në fushën e shëndetësisë / Sporti dhe Politika

12 Shtator 2010
https://p.dw.com/p/PA6u

1. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë me vendimin e qeverisë do të bëhet nga 1 deri më 15 prill të vitit 2011. Ky do të jetë regjistrimi i parë zyrtar pas 30 vitesh. Megjithatë bojkotimi i serbëve është pothuajse i sigurtë, sidomos në veri të vendit. Zulfija Jakupi sjell hollësitë.

2. Shqipëria dhe Serbia kanë intensifikuar marrëdhëniet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Në thelb marrëveshja mes dy vendeve favorizon kooperimin e drejtëpërdrejtë mes institucioneve shëndetësore. Kështu Institutet e Shëndetit Publik në Tiranë e Beograd në kuadër të binjakëzimit mes tyre shkëmbejnë informacionin në fushën e epidemiologjisë dhe higjenës. Është hartuar dhe një draft për binjakëzimin e Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhe Spitalit Qëndror Universitar në Beograd. Kooperimi shqiptaro serb do të vijojë në fushën e rehabilitimit mjekësor, si dhe për trajnimin e personelit. Arben Muka sjellë hollësitë.

3.Çfarë nuk funksionon në politikë, funksionon në garat për finalen e tenisit në US Open, duke dëshmuar se në mes të indianëve dhe pakistanezëve megjithatë është i mundur bashkëpunimi. Një informacion ga agjencitë e lajmeve përgatiti për transmetim Ajete Beqiraj.