1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Regjistri zgjedhor në Maqedoni kontestohet nga ndërkombëtarët

KSHZ e gatshme të bashkëpunoje me ekspertë të OSBE-së për menjanimin e lëshimeve teknike nga raundi i parë zgjedhor

default

Votues në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni ka pranuar vërejtjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për lëshimet e bëra në raundin e parë. Saktësia e numrit të votuesve në regjistrin zgjedhor është vënë në dyshim jo vetëm nga OSBE-ODIHRë por edhe nga pjesëmarrësit në garën zgjedhore. Zëvendëskryetari i Komisinit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, vlerëson se filtrimi i regjistrit është një operacion i komplikuar, meqë në bazë të numrit të banorëve të Maqedonisë numri i trupit votues është shumë më i madh. Ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski, thote se nga zgjedhjet e ardhshme regjistrin zgjedhor do të azhurnojë KSHZ-ja.

Misioni vëzhgues ndërkombëtar i OSBE-ODIHR-it në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ka apostrofuar disa anomali në procesin zgjedhor për të cilat ka rekomanduar të mos përsëriten në rrethin e dytë zgjedhor, që do të mbahet me 5 prill. Saktësia dhe evidentimi i votuesve në regjistrin zgjedhor, votimi familjar dhe presioni ndaj votuesve kanë qenë vërejtjet më të theksuara të ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 22 marsit. Zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, vlerëson se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë të mirëseardhura në pasqyrimin sa më pozitiv të procesit zgjedhor në Maqedoni. Ai thotë se me OSBE-ODIHR-in kanë një bashkëpunim të mirëfillte dhe sugjerimet e tyre i japin kurajo KSHZ-së për të vazhduar dhe përfunduar organizim sa më të suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale.

Mazedonien Wahlen 2009

Zgjedhjet në Maqedoni 2009

Z.Jakupi konfirmon se në raportin preliminar të OSBE-ODIHR-it janë të apostrofuara vërejtje të aspektit teknik, të cilat KSHZ-ja doemos duhet t´i përmisoje që në fund të marrë vlerësim pozitiv për procesin e gjithëmbarshëm zgjedhor. Sa i përket regjistrit zgjedhor, Jakupi thotë:

“Është një operacion shumë i kompliluar për KSHZ-në, meqë duhet të vimë deri te një realitet. Është një barrë shumë e rënde e KSHZ-së, e cila do të merret nga shtatori i këtij viti, prej kur regjistri zgjedhor do të jetë në kompetenca të KSHZ-së, andaj mendoj se duhet të angazhohemi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një regjistër cilësor pa anomali, për të cilat tani kemi vërejtje e që ka të bëjë me numrin e madhë në krahasim të votuesve me numrin e banorëve në Maqedoni “.

Ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski është këmbëngulës në domosdoshmërinë e pastrimit teknik të regjistrit zgjedhor. Rreth 200.000 qytetarë me punë të përkohshme jashtë Maqedonisë do të kenë të drejtë vote që nga zgjedhjet e ardhshme. Ky numër duhet të inkorporohet me saktësi në regjistrin zgjedhor.

“Duke u nisur nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it duhet të merremi më seriozisht me regjistrin zgjedhor. Në veçanti në atë pjesë që ka të bëjë me regjistrimin e shtetasve, që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë Maqedonisë.

Mazedonien Wahlen 2009

Në një të ardhme të shpejtë, regjistri zgjedhor do të azhurohet nga KSHZ-ja”, deklaron Mihajlo Manevski, minister i drejtësisë.

Zv/kryetari I KSHZ-së, Subhi Jakupi, ka folur edhe për një dukuri, që ka të bëjë me mosfigurimin fare të emrave të disa qytetarëve në regjistrin zgjedhor.

“Ata qytetarë, që nuk figurojnë, nuk kanë të drejtë të votojnë, meqë me ligj atyre atë ditë nuk u lejohet votimi. Unë nga këta qytetarë kërkoj që të paraqiten në njësinë rajonale të ministrisë së drejtësisë, me çka ata do të shfrytëzojnë të drejtën, që në rrethin e dytë të mundë të votojnë “.

Nga partitë politike deri tek KSHZ-ja janë parashtruar 87 ankesa. Të njejtat janë azhuruar në afat të caktuar.

”Të gjitha i kemi shqyrtuar dhe kemi sjellë vendim, me të cilin vetëm në shtatë vendvotime do të ketë përsëritje, sepse aty u vërejtën anomali të asaj natyre, që nuk janë në harmoni me Kodin zgjedhor ” .

Zv/kryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, shpreson se në rrethin e dytë zgjedhor, aktorët në garën zgjedhore nuk do të kenë mundësi për ankimime, meqë të njejtat në kohë do të eliminohen.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica



  • Data 30.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HMxF
  • Data 30.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HMxF