1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Regjimi i një burri plak u kthye në regjim të disa burrave pleq

Parlamenti i Kubës zgjodhi Raul Kastron si pasues të vëllait të tij të sëmurë, Fidelit. Numri dy do të jetë ndjekësi i vijës së fortë, komunisti Machado Ventura. Kryetar të parlamentit deputët zgjodhën Ricardo Alarco

Dorëheqja e Fidel Kastros

Dorëheqja e Fidel Kastros

Seanca e parlamentit u zhvillua në emër të vëllait të madh, në emër të Fidelit, edhe pse vëllai i tij pak më i vogël e mori formalisht përsipër presidencën. Disa herë Kastro i ri citoi nga "refleksionet" e më të madhit, nga artikujt e gazetave të Fidelit, që bëhen "testamenti i ri " i komunistëve kubanë.

Parlamentarët kubanë ngrenë dorën për Raulin

Parlamentarët kubanë ngrenë dorën për Raulin

Fideli është Fidel

Udhëheqësi më i lartë i revolucionit kuban, deklaroi Raul mund të jetë vetëm një person i vetëm: "Fideli është Fidel. Këtë e dimë shumë mirë. Ai është i pazëvendësueshëm. Me arsyen e tij qartë, me aftësinë për të analizuar, me largapamësinë e tij, më të fortë se kurrë më parë. Tani më shumë se kurrë, kur do të mund t´i kushtohet studimit dhe analizës dhe nuk do të përballët më për orë të tëra me problemet e përditshme."

Raul Castro

Raul Castro

Vendimet e mëdha do të merren me Fidelin

Vëllai i vogël vetë sillet modest, kufizohet në kryerjen e detyrave të përditshme. Për vendime të mëdha do ta pyesë Fidelin. Lejën për këtë ai e mori nga deputetët. "Unë i lutem asamblesë kombëtare të më japë leje që për vendimet të rëndësishme për të ardhmen e kombit, në rradhë të parë kur është fjala për mbrojtjen e kombit, për politikën e jashtme edhe zhvillimin ekonomik, të mund të diskutoj me udhëheqësin e revolucionit, me shokun tonë Fidel Castro Ruz!"

Kaq shumë përkushtim të befason pothuajse në një kohë, që Fidel Castro i ka vënë atij në krah një mbikqyrës, Jose Ramon Machado si zëvendëspresident. 77 vjeçari ka luftuar bashkë me ta në guerrilje. Eshtë i gardës së vjetër të vijës së fortë. Nqs Rauli sëmuret, apo vdes, Machado do ta marrë postin më të lartë.

Ricardo Alarcon

Ricardo Alarcon

Mungojnë të rinjtë

Kështu që u zhduk shpresa që së paku burri i dytë i shtetit të ishte pak më i ri dhe më i moderuar se 56 vjeçari Carlos. Të rinjtë si studenti 24 vjeçar Mario janë të pezmatuar. "Të them të vertetën më mungojnë të rinjtë. Ata nuk kanë zë në media dhe nuk mund të flasin, kur është fjala për të ardhmen e vendit. Dhe pikërisht këtu na duhen të rinjtë. Ata janë një faktor poltik pushteti, i cili është frenuar krejtësisht."

Mori fund një etapë

Me këtë senacë parlamentare nuk përfundoi ndonjë erë në Kubë, mori fund vetëm një etapë. Perandori ka rroba të reja sporti në vend të uniformës, por si Sekretar i Përgjithshëm i partisë së vetme, si autor i refleksioneve dhe si mbështetja politike e pasuesit të tij, Fidel Castro vazhdon t´i mbajnë në duar fijet e pushtetit. I vetmi ndryshim regjimi i një burri plak u kthye në rregjim të disa burrave pleq.

  • Data 25.02.2008
  • Autor Michael Castritius
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DD1G
  • Data 25.02.2008
  • Autor Michael Castritius
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DD1G