1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Refuzohet padia për sulmin në Varvarin

Nuk do të ketë asnjë kompensim për viktimat në Varvarin. Kjo u vendos nga Gjykata Kushtetuese Gjermane (3.9). mbi bazën e dispozitës ligjore ndërkombëtare, sipas së cilës kompensimi mund të kërkohet vetëm nga shteti.

Në Karlsruhe u hodh poshtë padia pranë Gjykatës Kushtetuese e ngritur nga familjet e viktimave të sulmit ajror të NATO-s në një urë në Varvarinë me 30 maj 1999. Kjo padi ka kaluar nëpër të gjitha instancat e gjyqësorit gjerman dhe tani Gjykata Kushtetuese gjermane ka thënë fjalën e fundit në këtë rast.

Në argumentimin e gjykatës thuhet se në bazë të ligjit ndërkombëtar nuk ekziston mundësi për kompensim në këto raste. Gjykata shton se nuk është dëshmuar as shkelja e rregullave të shërbimit, siç pretendohet në padi.

Nuk ka vendosur Gjermania që të sulmohet ura

Sipas argumentimit nuk ekzistojnë "rregulla të përgjithshme të ligjit ndërkombëtar, sipas të cilit individët në rastin e shkeljes të së drejtës ndërkombëtare humanitare kanë të drejtë për kompensim ..." Megjithatë gjykata në mënyrë eksplicite theksoi se zgjedhja e caqeve ushtarake mund të jetë objekt për shqyrtim gjyqësor. Avionët gjermanë nuk kanë qenë të përfshirë direkt në sulmin mbi urë, por avionët gjermanë "AWACS" kanë qenë të përfshirë në veprimet mbështetëse për rikonicionin e terrenit.

Verica Qiriq, njëra prej ngritësve të padisë

Verica Qiriq, njëra prej ngritësve të padisë

Në argumentim thuhet gjithashtu se ushtarët gjermanë nuk kanë shkelur rregullat e shërbimit, sepse nuk është provuar që oficerët përgjegjës kanë qenë të informuar në lidhje me rrethanat specifike të sulmit të planifikuar. Përveç kësaj thuhet se Gjermania është përfshirë vetëm në "hartimin e një liste preventive të objektivave të mundshme, në të cilat ka qenë edhe ura e Varvarinit", por siç beson gjykata, "me këtë nuk është marrë vendim për sulmin mbi urë." Vetëm në rastin e marrjes së vendimit konkret për të sulmuar urën duhet vepruar me kujdes të veçantë, por Gjermania nuk ka marrë pjesë në marrjen e këtij vendimi, as nuk është njoftuar për kryerjen e afërt të një sulmi konkret, siç kërkohet nga rregullat e NATO-s.

Në sulmin e avionëve të NATO-s me 30 maj 1999, u vranë 10 civilë, u plagosën 30, prej tyre 17 rëndë.