1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Refugjati sirian që hodhi veten në erë do kthehej në Bullgari

Një sirian 27 vjeçar hedh veten në erë e plagos 12 vetë natën e së dielës në Ansbach. Sulm vetëvrasës apo akt dëshpërimi? Refugjati duhej të kthehej në Bullgari pas refuzimit të azilit. Shtohen zërat për sfond islamist.

Shpërthimi në Ansbach të dielën (24.07) është bërë me qëllim sipas ministrit të Brendshëm gjerman, Joachim Hermann (CSU). Autori një 27 vjeçar refugjat sirian ka pasur qëllimin "të ndalojë" zhvillimin e një festivali muzike, por nuk ka arritur të futet në territorin e brendshëm, është shprehur Hermann, natën e së hënës në një konferencë shtypi. Lënda eksplozive dhe gozhdat në çantën e shpinës do të kishin mjaftuar për të vrarë apo plagosur shumë vetë. Hermann ka thënë për dpa-në, se është shumë e mundur që sulmi të jetë me sfond islamist.

Të hënën në mesditë ministri i Drejtësisë së landit, Winfried Bausback tha se sulmi në Ansbac(25.07) h është vepër e një atentatori islamist. E ndaj vlerësimin e ministrit të Brendshëm Hermann, se "terrori islamist ka mbërritur tani edhe në Gjermani", tha Bausbak. "Shteti ynë ligjor dhe demokratik duhet të përgatitet për këtë."

Deutschland Ansbach Explosion PK Joachim Herrmann

Joachim Herrmann

Ndërkohë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shpreh se nuk duhet hedhur dyshim i përgjithshëm për të gjithë azilkërkuesit. "Nuk duhet të vëmë të gjithë në dyshim, edhe pse ka procedura hetimi për raste të veçanta". Ministri gjerman tha se aktualisht flasim për 59 procedura hetimi për shkak të dyshimit të përfshirjes në struktura terroriste, kjo në shifër disa qindra mijëra refugjatë të rinj që kanë ardhur". Ai theksoi përpjekjet për uljen e numrit të refugjatëve dhe kërkoi procedurë verifikimi para hyrjes në Gjermani.

Refuzimi i kërkesës për azil

27 vjeçari do duhej të kthehej në Bullgari. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme, ende nuk dihet pse nuk është kryer dëbimi në Bullgari. Përgjegjëse për dëmiet janë landet. Siriani, i cili ka ardhur para dy vitesh në Gjermani ka bërë kërkesën për azil, por kërkesa iu refuzua para një viti, dhe prej atëherë refugjati ka jetuar vetëm me vizën e përkohshme "Duldung". Ai banonte në një qendër azili në Ansbach. Dy herë siriani është përpjekur të vrasë veten, dhe ka qenë trajtuar në një spital psikiatrik. E paqartë është ende nëse ky akt është vetëvrasjeje, apo ai kishte si qëllim të vriste edhe të pafajshëm. Kjo mbetet të sqarohet, ka thënë ministri Hermann, duke theksuar se tek viktimat ka edhe disa të plagosur rëndë.

Autoritetet po verifikojnë, nëse sulmi mund të kategorizohet si akt terrorist. Prokurori Michael Schrottberge tha para gazetarëve, se e rëndësishme është të dihet, me kë ka komunikuar autori më parë.

Shpërthimi në Ansbach ndodhi rreth orës 22:00 të dielën (24.07). Presidenti i policisë së Nurembergut ka bërë të ditur, se autori është përpjekur të hyjë në territorin ku zhvillohej një festival muzikor, por është refuzuar, sepse nuk kishte biletë. Forcat e shpëtimit janë përpjekur të shpëtojnë autorin, por ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Hetuesit kanë gjetur edhe një celular tek autori i sulmit. 200 forca policia u dërguan gjatë natës në Ansbach.