1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Refugjatët: Kthim menjëherë pas mbërritjes

Në fakt ata vijnë për të qënduar - qindramijëra vetë, që vijnë në Gjermani përmes rrugës ballkanike. Por jo secili merr azil. Prandaj shumëkush merr rrugën e kthimit, sapo mbërrin.

Zbatimet burokratike të vendimeve të formës së prerë janë nganjëherë shumë të paefektshme. Nëqoftëse një aplikim për azil refuzohet, autoritetet duhet të informojnë në kohë, se në çfarë date do të dërgojnë punojësit e tyre për t'i hipur azilkërkuesit e refuzuar me detyrim në avion. Kjo është praktika e zakonshme. Shumë shpesh ka ndodhur që autoritetet dhe policia nuk i kanë gjetur më njerëzit në afatin e caktuar. Ai ose ajo ishin larguar pa lënë gjurmë. Përvoja të këtij lloji ka shumë. Sot dita e dëbimit nuk tregohet. Që atëherë një numër shumë i madh largohen vullnetarisht nga vendi përpara se të vijnë policët. Për këtë ka arsye.

Një vulë me pasoja

80-90 për qind e azilkërkuesve të refuzuar kthehen tani vullnetarisht në vendet e tyre, konfirmon një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë për Deutsche Wellen. Sidomos azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor i peshojnë tani mirë avantazhet dhe disavantazhet e qëndrimit me çdo kusht. Nëse ata presin derisa të dëbohen, ata marrin një vulë në pasaportë, që i pengon të hyjnë përsëri në Gjermani.

Kthimi vullnetar shmang vulën

Kthimi vullnetar shmang vulën

Nëse shqiptarët, kosovarët apo boshnjakët kthehen vullnetarisht, atëherë ata nuk e marrin këtë vulë me pasoja. Fakti që ato ndalohen të hyjnë përsëri pas kryerjes së dëbimit të detyruesheëm, është arsyeja kryesore që ato kthehen vullnetarisht, thotë Gerd Lienig i zyrës së këshillimit për kthimin e refugjatëve në Stutgart. Vetëm në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg janë larguar nga Gjermania rreth 250 refugjatë. Tendenca është në rritje. Shumica e tyre në drejtim të Evropës Juglindore. Sepse kush vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk ka asnjë shans për të kërkuar azil.

Programe për të inkurajuar kthimin vullnetar

Sipas qeverisë gjermane aktualisht duhet të largohen rreth 200.000 vetë. Por dëbimet janë të shtrenjta. Një shembull i agjencisë evropiane për mbrojtjen e kufirit Frontex e dëshmon këtë. Një fluturim çarter nga Hamburgu në Prishtinë në korrik kushtonte rreth 100.000 euro. Për vetëm 97 të kthyer, të cilët ishin të shoqëruar nga 89 policë. Duke pasur parasysh këto shpenzime financiare e logjistike federata, landet dhe komunat mundohen të inkurajojnë kthimin vullnetar.

Një program i tillë ofrohet tani nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, IOM. Konkretisht programi për nxitjen e kthimit REAG/GARP, i cili financohet nga federata, landet dhe BE, ofron ndihmë financiare për bileta avioni, bileta treni dhe pak ndihmë fillestare për të kthyerit.

Pritja në rradhë për ushqim në një kamp refugjatësh në Bavari

Pritja në rradhë për ushqim në një kamp refugjatësh në Bavari

Një familje mund të marrë maksimalisht 900 euro shtesë, shuma varet nga vendi i kthimit. Refugjatët nga vendet e Ballkanit perëndimor, që nuk kanë nevojë për viza, nuk kanë të drejtë tgë përfitojnë nga këto kontribute. Nga janari deri në shtator nga ky program kanë përfituar rreth 22.400 refugjatë. Nga landet gjermane informohet se kuota e kthimeve vullnetare është deri katër herë më e lartë se dëbimet.

DW.COM