1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Refugjatë në Rusi

Luftimet në Ukrainën lindore i shtyjnë shumë njerëz që të largohen. Shumë prej tyre kërkojnë mbrojtje në Rusi, sepse siç thonë ata, Ukraina zhvillon luftë kundër qytetarëve paqësorë.

Rrënoja të zeza nga bloza, aty ku dikur kishte shtëpi banimi. Mbi një lagje ngjitet në qiell tym. Rrufe të bardha bien nga qielli i natës si fishekzjarre. "Ata po na vrasin", thotë Irina Jarmosh. Me disa shoqe ajo është ulur në një dhomë të vogël dhe shikon në televizion lajmet në gjuhën ruse për luftimet në atdheun e saj. Irina Jarmosh vjen nga Slovjansk në Ukrainën lindore. Në fillim të qershorit ajo iku në Rusi me të shoqin, dy vajzat dhe dhe disa familje të tjera. Nga frika se mos i ndodh gjë.

Luftëtarë prorusë organizojnë largimin

Irian Jarmosh është strehuar në një kamp pushuesish

Irian Jarmosh është strehuar në një kamp pushuesish

Largimi është organizuar nga mbrojtja qytetare, kështu i quajnë këtu luftëtarët prorusë. Në Rusi Irina Jarmosh me familjen e saj është vendosur tani në një kamp refugjatësh, në rajonin Rostov, vetëm rreth 50 kilometra nga kufiri ukrainas. Në fillim ata donin të vazhdonin të qëndronin në Slovjansk. Por pastaj sulmet u bënë gjithnjë e më të shpeshta. "Ne kurrë nuk kishim menduar, se do të sulmoheshim në atë mënyrë", thotë Irina Jarmosh. "Ne kishim shpresuar, se qeveria do të bëhej e arsyeshme. Dhe të kujtoheshin se këto nuk janë terroristë, por njerëz paqësorë."

Slovjansk, qyteti i saj i lindjes në Ukrainën lindore, konsiderohet si një nga fortesat e luftëtarëve prorusë. Që nga mesi i prillit trupat qeveritare ukrainase luftojnë atje kundër kryengritësve. Irina Jarmosh dhe shoqet e saj tregojnë se ushtria përdor helikopterë dhe artileri të rëndë. Shtëpi të tëra janë shkatërruar, edhe spitalin i fëmijëve e kanë qëlluar. Dhe tani ata kanë përdorur edhe bomba zjarrvënëse, fosfor ndoshta. Këtë tregojnë lajmet ruse, thonë ato.

Çdo ditë rreth 800 refugjatë

Refugjatët ukrainas këtu në Rusi besojnë se qeveria e re ukrainase në Kiev është në gjendje për çdo gjë. Që kjo të verifikohet në të vërtetë është e pamundur. As numri i refugjatëve. Rusia flet për qindra mijëra, që vijnë nga kufiri. Ajo vendosi në fillim të qershorit gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin kufitar të Rostovit. Mbrojtja rajonale nga katastrofat ngriti në katër pika kalimi kampe emergjence për refugjatët: Çadra me dhjetëra shtretër dhe përkujdesje mjekësore. "Këtu vijnë çdo ditë mbi 800 njerëz", thotë Vadim Kravtsov, i cili organizon kampin në pikën kufitare Novoshahtinsk. "Deri tani të gjithë janë në pritje që të kthehen në shtëpi. Askush nuk dëshiron të regjistrohet si refugjat apo emigrant. Gjithë ata, që largohen nga Ukraina Lindore, duhan të kthehen sa më parë atje."

Setlana Mironenko erdhi me taksi në Rusi

Setlana Mironenko ka ardhur me taksi në Rusi

Në një nga të çadrat me ngjyrë portokalli të ndezur në kalimin kufitar Novoshahtinsk Svetlana Mironenko hap një çantë të madhe plastike: disa gjëra për të veshur për veten e dhe tre fëmijët e saj, që janë katërmbëdhjetë, gjashtë dhe një vjeç e gjysëm, i vendos në një nga shtretërit dykatesh. Ata sapo kanë ardhur. Ajo ka marrë një taksi dhe ka ardhur me fëmijët në Rusi, për t'u larguar nga zona e Luhanskut, ku luftohet gjithashtu. Pastaj metrat e fundit kanë ecur në këmbë për të kaluar kufirin. Svetlana Mironenko duket shumë i vetëpërmbajtur, vetëm në dukje është e rraskapitur. Dielli ngroh shumë mbi Rusinë jugore dhe qendrën e pritjes me çadrat me ngjyrë portokalli. "Autoritetet ruse po kërkojnë për një shtëpi të re për ne, punë, një kopsht dhe shkollë. Burri im vazhdon të luftojë kundër trupave qeveritare. Kur kemi telefonuar herën e fundit, ai më tha: Shko ti në Rusi, unë vij më vonë." Burri i saj është në "mbrojtjen vullnetare", që mbron popullatën kundër trupave nga Kievi, thotë ajo. "Kur çdo gjë të qetësohet", thotë Svetlana Mironenko, "atëherë do të kthehemi ndoshta. Kjo është shtëpia jonë dhe çdo gjë, që kemi pasur. Është e trishtueshme ..." Se çfarë do të bëhet më tej, Svetlana Mironenko, nuk e di. Shumica e refugjatëve nga Ukraina këtu në Rusi nuk dinë se çfarë do të bëjnë më tej. Vetëm për një gjë ato janë fare të sigurtë. Qeverisja e re në Kiev është një regjim kriminelësh. Dhe vetëm Rusia mund t'i mbrojë ato prej tij.