1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët e mitur vijnë me ose pa prindër

Nemanja Rujević8 Shkurt 2016

Në Maqedoni po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë e bashkë me ta edhe frika prej trafikimeve. Europoli njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur.

https://p.dw.com/p/1HrFa
Fotografi: DW/N. Rujević

"Ju jeni babai?" pyet disa herë me radhë kufitari maqedonas duke rrudhur ballin. Siriani para tij pohon me kokë për të thënë se gruaja pas tij dhe tre fëmijët janë të tijët. Polici maqedonas sheh dokumentet që kanë lëshuar autoritetet greke, sepse familja nuk ka pasaporta dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se t'i besojë burrit dhe ta lërë atë dhe familjen të shkojë në kampin e Gevgelijes. Në këtë kamp tranzit atyre do t'u japin ca ushqime dhe pas ca orës do t'i nisin drejt Serbisë.

Trafikantët me ulje çmimi gjatë dimrit

Kur është fjala për fëmijë dyshimet e autoriteteve nuk janë pa bazë. Europoli njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur tashmë. Ende nuk është e qartë nëse ata janë zhdukur vërtet, apo vetëm nuk figurojnë në statistikat e vendeve të ndryshme. Sipas statistikave zyrtare të Maqedonisë tani po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë. Verën e kaluar 75% e të ardhurve ishin meshkuj, kurse tani dy të tretat e tyre janë gra dhe fëmijë.

Mazedonisch-griechische Grenze Kinder auf der Balkanroute Mädchen
Fotografi: DW/N. Rujević

Për shkak të kohës së keqe trafikantët i kanë ulur çmimet për t'i mbushur përsëri varkat dhe anijet, thotë Jesper Frovin Jensen, koordinator i Unicefit. Për këtë shkak tabi po vijnë edhe ata që nuk i përballonin dot çmimet e mëparshme. Po ashtu tani që vendet ku ata shkojnë po përpiqen t'i vështirësojnë apo pengojnë bashkimet familjare, familjet po e provojnë edhe më tepër që të vijnë vetë duke kaluar detin me tallaze dhe rruget me ngrica të Ballkanit.

Frika se po mbyllen dyert

Refugjatët nuk i nxit tani vetëm lufta në vendet e tyre, por edhe frika se Evropa do t'i mbyllë përfundimisht dyert. Sepse edhe pse pak prej refugjatëve mund të ndjekin debatet e ethshme politike në Gjermani, thuajse të gjithë e kanë marrë vesh se qëndrimi në Evropë ka ndryshuar. Në vend që të mbajnë në duar fotografi të "mama Merkelit", shumica e refugjatëve ka frikë se mikpritja në Gjermani do të marrë fund dhe "nënat po nxitojnë të vijnë bashkë me fëmijët" - thotë Elma Džanković nga organizata humanitare Legis.

Mazedonisch-griechische Grenze Kinder auf der Balkanroute Bild
Fotografi: DW/N. Rujević

Dyshme për trafikim fëmijësh

Elma Džanković thotë se vetëm në Maqedoni numërohen 18.000 fëmijë të mitur të pashëruar. Sipas saj ka të dhëna se disa njerëz i paraqesin këta fëmijë si të vetit, sepse ata ose nuk kanë dokumente ose janë me dokumente të falsifikuara. Ajo thotë se ka dyshime për trafikim fëmijësh apo edhe për tregtim organesh.

Fëmijët e pashoqëruar dëgohen në një kamp në Shkup. Përndryshe bëhen përpjekje për të gjetur "kujdestarë" që janë të gatshëm t'i shoqërojnë fëmijët në rrugën e tyre të mëtejshme. Sipas koordinatorit të Unicefit Jesper Frovin Jensen këta të rinj duan vetëm të largohen, dhe ata do t'i plagosnim shpirtërisht nëse nuk i lejojmë të vazhdojnë rrugën me grupin që kanë ardhur.