1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Reformim me themel politikës së imigrimit! Raporti i ekspertëve për 2011-n

Këshilli i ekspertëve gjermanë i përbërë prej 9 studiuesish me emër prezantoi të mërkurën në Berlin ekspertizën e dytë me titullin "Vend migracioni 2011". Ekspertët paralajmërojnë nga një politikë dritëshkurtër imigrimi.

default

Mirësevini - një pllakat mirëseardhjeje për imigrantët

Politika gjermane e integrimit dhe imigrimit duhet të "reformohet me themel". Në këtë përfundim kanë mbërritur ekspertët e këshillit të migrimit dhe integrimit të fondacioneve gjermane (SVR) në raportin e tyre të vitit 2011. Zgjidhjet politike për njërën nga çështjet më të rëndësishme të së ardhmes janë shumë pak të guximshme, shumë të pamenduara dhe shumë pak vizionare - kështu mendojnë ekspertët.

Gjermania duhet të bëhet më atraktive për personat e kualifikuar

Debati për të huajt pjesërisht armiqësor, pjesërisht me gabime politike ka krijuar fakte. Profesori Klaus Bade, kryetari i këshillit rendit: "Gjermania brenda 15 vitesh, nga viti 1994 deri në 2009 ka humbur rreth një gjysmë milioni qytetarë të saj jashtë vendit, më shumë se sa janë futur në vend."

Klaus Bade

Prof. Klaus Bade

Nga Gjermania largohen para së gjithash ata që quhen si super të kualifikuarit. Ndërsa në vend nuk futen më të kualifikuarit, në rastin më të mirë futen ata të rangut të dytë. Gjermania për këtë arsye duhet të bëhet më atraktive për personat me kualifikim të lartë, pavarësisht nësa ata kanë sfond migracioni apo jo. Përndryshe vendin e kërcënon një "brain drain", i cili në një kohë të plakjes së popullsisë mund të kthehet në rrezik për sistemet sociale të sigurimit dhe shtetin industrial gjerman. "Po qe se një krizë e re financiare dhe ekonomike nuk i ndryshon gjërat, atëherë sipas llogaritjeve të modeleve të caktuara, në vitin 2015 në Gjermani, pra pas katër vjetësh, do të mungojnë rreth 3 milionë vetë fuqi punëtore, po aq sa në këtë kohë ka të papunë."

Për një politikë jovizionare mund të hakmerret më vonë realiteti

Këshilli i ekspertëve kërkon futjen e planifikuar të forcave punëtore të kualifikuara në Gjermani. Për këtë ekziston madje mbështetja brenda popullsisë gjermane, mendon Gunilla Fincke, drejtoreshë ekzekutive e këshillit të ekspertëve. Ajo citon barometrin e migracionit, një sondazh ndër 2450 persona. "Veçanërisht për rastin e imigrimit të personave me kualifikim të lartë, barometri sinjalizon dritën e gjelbër për reforma të guximshme, popullsia është e përgatitur për këtë."

Ekspertët janë të mendimit që edhe politika aktuale që po ndjek Evropa për migracionin dhe refugjatët, e cila për shkak të transformimeve në vendet afrikanoverior për momentin është baraz me luftimin e emigracionit, mund të kthehet më vonë në bumerang. Edhe në nivel evropian, kërkojnë ekspertët duhen gjetur rrugë legale për imigrimin në masë të kontrolluar.

Autor: Richard Fuchs/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani