1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Reformat përgjegjësi e vet vendeve në Ballkan"

Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, në intervistë për DW thekson ndër të tjera, se marrëdhëniet me Kosovën luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm në bisedimet e Serbisë me BE-në.

DW: Kriza aktuale e refugjatëve i ka nxjerrë sërish vendet e Ballkanit Perëndimor në rendin e ditës të politikës së BE-së. Tani po flitet edhe më shumë për domosdoshmërinë e integrimit europian. Por deri tani procesi i integrimit ka ecur në mënyrë të çalë. Përse ndodh kështu?

Michael Roth: Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë marrë vet vendimin që duan të jenë pjesë e BE-së. Unë e përshëndes dhe e mbështes këtë, sepse është në interesin tonë të përbashkët, që në fund të procesit të antarësimit në BE të bëjnë pjesë edhe vende të tjera të sigurta, demokratike, të qendrueshme në aspekitn social dhe të suksesshme në ekonomi. Sa më me vendosmëri të çohen përpara reformat e nevojshme, aq më shpejt do të avancojnë bisedimet. Perspektiva e antarësimit në BE vazhdon të ekzistojë pa kufizime. Por vlen parimi se: nuk duhet të ketë lëshim politik sa u përket kushteve të antarësimit! Unë e kam të qartë, që shpesh kryesisht forcat e reja proeuropiane mendojnë se ky proces nuk po ecën shpejt sa duhet. Këta të rinj kanë nevojë për shanse dhe perspektiva në vendet e tyre. Ndaj ne kemi vënë në jetë nisma si p.sh. Konference e Ballkanit Perëndimor apo inciativa në Bosnje e Hercegovinë. Me këtë ne tregojmë, se perspektiva e pranimit është më shumë se sa thjeshtë një premtim, por edhe se ne presim rezultate konkrete.

Në Konferencën e fundit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë u bë e qartë, se vendet e rajonit ndër të tjera presin më shumë para nga Brukseli. A janë realiste ato çfarë këto vende presin?

Rajoni ka nevojë shpejt për një shtysë masive social-ekonomike. Këtë e tregon në radhë të parë qendrimi i shumë të rinjve ndaj vendit të tyre. Shumë të rinj i kthejnë kurrizin atdheut, ndonëse vendi ka nevojë urgjente për ta. Për mua këtu urgjenca shkon në dy drejtime: së pari vendet duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë të arsyeshme shansin e ofertave konkrete për ndërtimin e infrastrukturës rajonale. Komisioni i BE-së në Konferencën e Ballkanit Perëndimor javën e kaluar në Vjenë sërish e shprehu këtë në mënyrë konkrete. Kirjimi i një rrjeti ekonomik që është urgjentisht i nevojshëm kësisoj do të merrte më në fund një shtysë. Dhe së dyti: kushtet për investime private dhe rritje ekonomike janë në radhë të parë veprimi me vendosmëri kundër korrupsionit si dhe një qeverisje e mirë.

Në bazë të një studimi të Universitetit të Nisës nevojat për investime në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2020 llogariten në rreth 110 miliard Euro. BE-ja vë në dispozicion vetëm një pjesë të vogël të kësaj shume. Mos vallë BE-ja nuk bën sa duhet për ta mbështetur politikisht dhe financiarisht premtimin e dhënë në Selanik?

Ne bëjmë shumë. Gjermania si anëtare e BE-së p.sh. është donatorja më e madhe bilaterale në Serbi. Krahas BE-së në Ballkanin Perëndimor janë aktive edhe institucionet ndërkombëtare financiare për të bashkëfinancuar lidhjet e rajonit me rrjetet e qarkullimit në BE. Ne megjithatë duhet në përgjithësi të jemi më prezent në këto vende. Fakti që BE-ja është donatori më i madh në rajon, nuk perceptohet kudo. Ndërkohë që përpjekjet europiane të ndërmjetësimit kanë pasur gjithnjë e më shumë rezultate. Jo vetëm, por edhe pse, ato janë në rend të ditës edhe në nivelin e lartë politik si ndërmjetësimi nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogherini në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

Problemet në rajon janë më të mëdha atje, ku bashkësia ndërkombëtare, kësisoj edhe BE-ja, prej vitesh kanë influencën si dhe përgjegjësinë faktike, si p.sh. në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Përse është kështu?

Edhe atje, ku gjendja duket veçanërisht e ndërlikuar, ne në vitet e fundit kemi arritur përparime drejt stabilizimit dhe forcimit të demokracisë e shtetit ligjor. Në dialogun politik me Serbinë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë hap pas hapi po qartësohen. Por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor vlen: se janë ata vet përgjegjës për t'i avancuar proceset e reformave të nevojshme. Natyrisht ne do të vazhdojmë t'i mbështesim në mënyrë aktive këto vende në këtë drejtim.

Në radhë të parë në Bosnjë-Hercegovinë nuk ka përparime, politikanët e vendit janë të pavullnetshëm për reformat. Megjithatë BE-ja e ka hapur paradhomën e saj me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Si do të vazhdohet më tej?

Me Marrëveshjen e Stabilizim Aosciimit ne nuk ua kemi hequr presionin përgjegjësve politik, që të vazhdojnë ta mbajnë të lartë ritmin e reformave. Ne nuk i kemi thjeshtuar kushtet, por në fakt kemi ndryshuar radhën e hapave të veçantë, që duhen ndërmarrë. Për këtë ne insisitojmë në agjendën e reformave të nënshkruar në korrik si marrëveshje pasuese e asaj të Stabilizim Asociimit. Nuk ka aspak thjeshtime: zbatimi i plotë i reformave social-ekonomike është në interesin e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të vendit.

Maqedonia që nga viti 2005 ka statusin e vendit kandidat dhe deri më tani ka pasur gjashtë herë rekomandim nga Komisioni i BE-së për hapjen e biseidmeve të antarësimit. Megjithatë Maqedonia ende nuk ka marrë një datë konkrete për fillimin e bisedimeve. Çfarë mund dhe çfarë duhet bërë në mënyrë që ky proces të vihet në lëvizje?

Në plan të parë qendron aktualisht kapërcimi i krizës së vështirë në politikën e brendëshme, që e rëndon vendin prej disa muajsh. Gëzohem, që edhe në këtë rast me ndërmjetësimin europain u arrit, që të jepet një impuls i rëndësishëm. Tani është detyrim i të gjithë politikanëve përgjegjës që ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe ta zbatojnë plotësisht marrëveshjen për zgjidhjen e krizës. Ne kemi një qendrim të qartë dhe presim, që zgjedhjet e reja dhe lufta elektorale të zhvillohen sipas rregullave demokratike të lojës.

Në marrëdhëniet serbo-kosovare javën e kaluar u hodh një hap i vogël përpara, marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 u konfirmua dhe tani ajo duhet të zbatohet. Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale mes Sebrisë dhe Kosovës?

Mund të flasim madje për një hap historik. Unë gëzohem, që Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit ia arritën të plotësojnë boshllëqe thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes për Normaliizmin e marrëdhënieve të vitit 2013. Me marrëveshjet për asosacionin e serbëve të Kosovës, për çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë mundën të sqarohen tema të vështira në raportet bilaterale. Kjo natyrisht nuk do të thotë që pas marrëveshjeve të javës së kaluar ka mbaruar puna. Përkundrazi, pajtimi në radhë të parë duhet të jetësohet e kjo në të gjitha nivelet. Unë kam besim, se edhe procesi i normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë.

Në bisedimet e antarësimit me Serbinë ka një kapitull 35, në të cilin bëhet fjalë për normaliizmin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Cili është në këtë drejtim qendrimi i Ministrisë së Jashtme?

Ne duam, që vendet e reja të BE-së të anëtarësohen të çliruar prej konflikteve me fqinjët e tyre. Ndaj marrëdhëniet me Kosovën luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm në bisedimet e Serbisë me BE-në. E qartë është, që Serbia dhe Kosova raportet mes tyre duhet t'i kenë normalizuar në formën e një rregulloreje të detyrueshme ligjërisht përpara antarësimit të Serbisë në BE. Unë kam besim, se BE-ja mund t'i hapë së shpejti kapitujt e parë të bisedimeve të antarësimit me Serbinë.

Kur do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së qytetarët e Kosovës? Ne i përmbahemi perspektivës së udhëtimit pa viza edhe për qytetaret e qytetarët e Kosovës, sapo Kosova t'i ketë përmbushur kushtet e nevojshme për këtë. Në këtë drejtim ky vend ka bërë hapa të mirë përpara. Kjo rrugë duhet përshkuar me vendosmëri edhe më tej.