1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reforma zgjedhore nuk i ve fre ndёrhyrjes politike

Reforma zgjedhore shёnoi disa hapa pozitive drejt depolitizimit tё administratёs zgjedhore dhe krijimit tё kushteve ligjore pёr zgjedhje tё lira. A garantohen zgjedhje tё pakontestuara nga pala humbёse?

Zgjedhje, Tirane, 2011

Zgjedhje, Tirane, 2011

Kjo do tё duket nё zgjedhjet zgjedhjet parlamentare tё vitit tё ardhshёm. Me Kodin e ri shpresohet qё Shqipёria t`ia lerё tё shkuarёs krizat politike kronike tё shkaktuara nga kontestim i rezultatit prej palёs humbёse. Pёr tё arritur nё kёtё tregues tё qartё tё progresit tё demokracisё nё Shqipёri, reforma e tanishme zgjedhore u pёrpoq tё sjellё pёrmirёsime nё hallkat me problematikё tё proceseve zgjedhore si lista e zgjedhёsve dhe depolitizimi i administratёs zgjedhore.

Kristaq Kume, ekspert i sistemeve zgjedhore, ish kryetar i KQZ, thotё pёr programin shqip tё DW se procedura qё parashikon Kodi i ri i reformuar pёr hartimin e listёs sё zgjedhёsve ёshtё shumё mё transparente se mё parё dhe i jep akses tё gjitha palёve dhe sidomos opozitёs.

Lidhur me depolitizimin e administratws zgjedhore ndryshim i rёndёsishёm ёshtё mёnyra e zgjedhjes sё kryetarit tё KQZ. „ Kёto janё dy prurje tё rёndёsishme qё krijojnё kushte pёr njё proces mё pak tё sulmueshёm sidomos nga pala humbёse„ thotё Z. Kume.

Kristaq Kume, ekspert i sistemeve zgjedhore

Kristaq Kume, ekspert i sistemeve zgjedhore

Si zgjidhen me Kodin e reformuar anёtarёt e KQZ dhe kryetari i tij?

Anёtarёt e KQZ zgjidhen nga Parlamenti dhe kanё njё mandat prej 4 vitesh dhe jo 5 si mё parё. Kodi i reformuar i heq tё drejtёn Presidentit tё Republikёs dhe Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё tё propozojё anёtarё. Kёtё tё drejtё e gёzojnё tani vetёm partitё politike. Dy partive tё mёdha PD- PS u takojnё nga 2 anёtarё, anёtari i pestё propozohet nga grupime tё partive tё shumicёs parlamentare ndёrsa anёtari i gjashtё nga grupime deputetёsh tё partive tё opozitёs parlamentare. Secili anёtar i propozuar nuk mund tё votohet nё seancё plenare nёse nuk merr mё parё miratimin e dy të tretës së deputetëve të Komisionit të Çështjeve Ligjore. Me pak fjalё mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme anёtarёt e KQZ pa opozitën.

Kryetari i KQZ-së nuk zgjidhet mё nga partitё politike. Ai do tё përzgjidhet pёrmes njё konkursi ku mund tё aplikojnё pёr tё marrё pjesё tё gjithё qytetarёt qё i plotёsojnё kushtet e pёrcaktuara. Pas kalimit tё aplikimeve nё Komisionin e Ligjeve do tё pёrzgjidhen vetёm 4 kandidatura qё do tё votohen nё Parlament me një votim të thjeshtë. Kodi i reformuar i jep opozitёs të drejtën e vetos, pёrdersia kandidatët e pёrzgjedhur pёr kryetar tё KQZ-sё nuk mund të arrijnё tё votohen nё Parlament nëse nuk kanё marrё votat e tё paktën tё dy të tretave tё anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, ku dy partitё e mёdha kanë anëtarë të barabartë, por asnjëra palë nuk arrin shumicën e cilësuar.

Zgjedhje - Numёrimi i votave 2009

Zgjedhje - Numёrimi i votave 2009

E drejta pёr tё hapur kutitё ku dyshohet pёr parregullsi.

Hapja apo moshapja e kutive tё votimit ku opozita kishte dyshime pёr manipulime dhe parregullsi u bё çёshtja kryesore e krizёs sё rёndё politike qё pasoi zgjedhjet parlamentare tё vitit 2009. Kodi i ri ka gjetur njё formulё qё kjo tё shmanget: dy anёtarё tё KQZ kanё tё drejtё tё hapin kutitё e dyshuara dhe tё kёrkojnё prova pa iu nёnshtruar debatit KQZ.

Administrimi i procesit zgjedhor nga partitё politike dhe rreziku qё vjen prej tyre

Kodi i reformuar sjell formula tё tjera novatore pёr ngushtimin e veprimeve subjektive dhe garantimin e zgjedhjeve tё lira dhe demokratike nё 2013-ёn. Fjala ёshtё pёr projekte tё tilla pilote si identifikimi elektronik i zgjedhёsve nё qarkun e Tiranёs dhe nxjerrja e rrezultatit nё qarkun e Durrёsit pёrmes skanimit optik tё votёs. Por pёr ekspertin e sistemeve zgjedhore Kristaq Kume tё gjitha ndryshimet e mёsipёrme pozitive tё Kodit Zgjedhor mund tё rrezikohen nga njё rekomandim i parealizuar i OSBE/ ODIHR-it: heqja e tё drejtёs sё partive politike pёr tё administruar procesin zgjedhor.

“Procesi zgjedhor edhe kёtё herё do tё administrohet i gjithi, nё tё gjitha fazat e tij, nga tё dёrguarit e partive politike, sidomos e dy partive tё mёdha. Ligji i ri zgjedhor nuk ka ngushtuar hapёsirat pёr ndёrhyrjen e PD-PS nё procesin zgjedhor, ngushtim qё ёshtё kёrkuar me kёmbёngulje nga pjesa jo politike e shoqerise dhe faktori ndёrkombёtar,” thotё Kristaq Kume.

Administrimi i procesit nga partitё politike do tё thotё tё mbetet hapur mundёsia e pёrsёritjes sё largimit tё komisionerёve socialiste apo demokratё nga procesi i numёrimit, bllokimi i procesit deri nё pёrsёritjen e episodeve tё tilla absurde si ikja nga komisioni dhe marrja e vulёs me vete!!!.

Krizat politike qё kanё pasuar proceset zgjedhore nё Shqipёri, mё tepёr sesa nga tё metat e ligjeve zgjedhore kanё ardhur nga mungesa e vullnetit politik pёr t' i zbatuar ato. Lёnia partive politike e hapёsirave tё gjera pёr ndёrhyrje nё proces vё nё rrezik gjithё ndryshimet pozitive dhe qёllimin final tё reformёs zgjedhore: mbylljen nё Shqipёri tё kapitullit tё zgjedhjeve tё kontestura.