1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reforma e sistemit gjyqësor në Maqedoni- vendimtare për fillimin e bisedimeve me BE

Maqedonia ka marrë kritika të vazhdueshme nga BE për

Justitia - Perëndesha e Drejtësisë. Ne foto: permendorja e Perendeshes se Drejtesise ne Frankfurt

Justitia - Perëndesha e Drejtësisë

Maqedonia duhet t'i përfundojë reformat në pushtetin gjyqësor për të marrë vlerësim pozitiv nga BE

Reformimi i sistemit gjyqësor në Maqedoni dhe adaptimi i tij për nga funksionimi me vender e BE është parashtruar si kërkesë imediate para autoriteteve të Shkupit, pothuajse në çdo vizitë që kanë bërë në Maqedoni përfaqësues të lartë të Brukselit. Maqedonia duhet t'i përfundojë reformat e nevojshme në pushtetin gjyqësor, në mënyrë që të ketë shanse të marrë në vjeshtë një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, thotë ambasadori i BE në Maqedoni, Ervan Fuere. Maqedonia është kritikuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për ngecje evidente në reformat në gjyqësi. Prandaj çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë me pasoja negative për rrugëtimin e vendit drejt antarësimit në BE, thotë Ervan Fuere .


“Reformat në sistemin gjyqësor janë fusha më e mirë që shteti të mund të demonstrojë suksesin për rritjen e efikasitetit dhe pavarësimin e pushtetit gjyqësor”, shprehet Fuere.

Për fillimin e bisedimeve me KE duhen argumente reale

Komisioni Evropian është i prirur të japë propozimin për fillimin e bisedimeve, por që të bëhet kjo, sigurisht se duhen argumente reale, që t'u tregohet shteteve anëtare se vendi ka mbaruar pjesë të rëndësishme të punës, vlerëson ambasadori Fuere.

Vasil Gërçev, kryetar i Këshillit Gjyqësor është i bindur se Maqedonia ka kapacitet për të përmbyllur edhe çështjen e reformave në gjyqësi.

“Gjyqësori në Maqedoni ka potencial dhe mundësi që të jetë në atë nivel ku të gjithë ne presim dhe të mos jetë pengesë që Maqedonia të mos pranohet në BE dhe NATO. Mendoj se Maqedonia ka kapacitet ta bëjë këtë”, shprehet Vasil Gërçev.

Pushteti gjyqësor është larg përmbushjes së standardeve

Por të njëjtin mendim nuk e kanë ekspertët për çështje juridike. Profesori universitar Osman Kadriu vlerëson se pushteti gjyqësor është larg përmbushjes së standardeve dhe koha e mbetur është e pamjaftueshme për të arritur rezultatet e kërkuara nga ndërkombëtarët.

“Akoma ngel problemi i efikasitetit të gjyqësisë, që nënkupton se lëndët dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk zbërthehen në afatet e parapara edhe me konventat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Problem më vete është korrupsioni, duhet të luftohet, sepse korrupsioni në gjyqësor lulëzon. Dhe së treti, janë ndikimet politike, të cilat janë të pranishme në procese konkrete gjyqësore”, deklaron Osman Kadriu.

Pas përfundimit të pushimeve verore, është paralajmëruar se në seancat e Parlamentit do të dominojë shqyrtimi i projektligjeve që kanë të bëjnë me reformimin e gjyqësorit. Rezultatet pozitive në këtë sferë do të mundësojnë përpilimin e një raporti shpresëdhënës të KE për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE.

Autor: Fatos Musliu /Shkup

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 18.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JDg3
  • Data 18.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JDg3