1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Reforma e gjykatave në Shqipëri

Reformimi i sistemit gjyqësor mbetet një nga obligimet kryesore të Shqipërisë ndaj BE-së. Ky reformim krahas legjislacionit përfshin edhe infrastrukturën në shërbim të zbatimit të rregullshmërisë së proceseve gjyqësore.

default

Në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë

Vojsava Grillo, një grua rreth të 55-ve, sapo ka marrë vendimin e një procesi gjyqësor, në sportelet e shërbimeve për publikun në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Ajo duket e qetë, madje e gëzuar.

Gericht in Tirana Albanien

Vojsava Goro

“Më kanë hequr nga puna para dy vjet e gjysëm për bindjet e mia partiake. Isha punëtore me kontratë në Korporatën Elektro- Energjitike, kontratë, që u prish në mënyrë të njëanshme. Hapa proces gjyqësor. E fitova këtu dhe në Gjykatën e Apelit. Tani me vendimin, që ka marrë Gjykata gëzoj të drejtën e dëmshpërblimit nga

KESH-i.” thotë Vojsava Grillo.

Gericht in Tirana Albanien

Shërbimet e ofruara për publikun

Zvarritja e proceseve gjyqësore

Dy vite e gjysëm për të gjykuar një çështje të tillë civile janë një periudhë jo e shkurtër. “Ka patur shumë vonesa.. sidomos në Gjykatën e Apelit”, thotë Vojsava.

Zvarritja e proceseve gjyqësore është një nga mangësitë, që shfaqet rëndom në Shqipëri. Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi së fundi rezultatet e monitorimit të Gjykatës së Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës lidhur me rregullshmërinë e proceseve gjyqësore. Kryetarja e këtij Komiteti, Vjollca Meçaj, thotë se ky monitorim u krye duke patur në qëndër qytetarin dhe respektimin nga Gjykata e të drejtave të tij kushtetuese. “ Qytetari i thjeshtë, kur përballet me Gjykatën shkon të zhvillojë një seancë gjyqësore dhe duhet ta presë një orë e gjysëm prapa dere gjyqtarin, ose fillon një gjykim dhe ai zgjat me vite të tëra, përtej afateve të arsyeshme të parashikuara nga ligji dhe Kushtetuta.” thotë Zonja Meçaj.

Gericht in Tirana Albanien

Vjollca Mecaj, kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Mungesë sallash gjyqi, procese në zyrat e gjyqtarëve - shkelje e të drejtave kushtetuese të qytetarit

Monitorimi i rregullshmërisë së procesit gjyqësor nga Komitetit Shqiptar i Helsinkit konstatoi dukuri edhe më të rënda se vonesa në gjykimin e çështjeve.

Shumica e gjykimeve zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve larg syve të publikut. Të bërët publik të procesit gjyqësor është një e drejtë kushtetuese. Pala që ka hapur një proces gjyqësor dëshëroë të vijnë familiarët, apo qytetare çfarëdo për të parë sesi jepet drejtësia. Kur drejtësia bëhet në salla gjyqi, në sy të publikut, është i vështirë manipulimi.. Sa më mbyllur dhe sa më fshehur të jepet drejtësia aq më e lehtë është të manipulohen faktet dhe drejtësia të mos shkojë në vend." thotë Zonja Meçaj.

Gjykata e Tiranës është më e madhja në Shqipëri. Gjatë një viti ajo zhvillon disa mijëra procese gjyqësore. Shifrat, që jep zëdhënësja e shtypit në këtë Gjykatë, Bujana Tomçisa, tregojnë se cili është niveli i infrastrukturës për t' i përballuar ato.

Gericht in Tirana Albanien

Bujana Tomcisa, zëdhënësja e shtypit në Gjykatën e Tiranës

“Gjykata e Tiranës ka 48 gjyqtarë dhe ka 7 salla gjyqësore. Divorcet zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, pasi janë procese vetëm me dy persona dhe arrijnë në pesë – gjashtë syresh bashkë me palën mbrojtëse.” thotë ajo.

Për Komitetin Shqiptar të Helsinkit kjo gjendje eshte alarmante dhe dhunon te drejtat kushtetuese te qytetarit.

“Gjykata e Tiranës ka probleme me hapësirat. Ka shumë pak salla gjyqi.

Shumica e gjykimeve bëhet në zyrat e gjyqtarit. Për të shmangur edhe zhurmën, që kanë korridoret, mbyllet edhe dera dhe pa patur një vendim, siç kërkon Kushtetuta dhe proçedura, gjyqi bëhet me duar të mbyllura. Mohohet kështu e drejta e sanksionuar me ligj për transparencë.” thotë kryetarja e këtij Komiteti, Vjollca Meçaj.

Gericht in Tirana Albanien

Gjykata në Tiranë


Palët, gjyqtarët dhe mundësitë për korruptim

Si në një process zinxhir shkak - pasojë, mungesa e transparencës, sjell edhe një mjedis më të përshtashëm për korruptimin e gjyqtarëve, një nga fenomenet më të kritikuara nga mediat e pavarura të Tiranës dhe faktori ndërkombëtar.

Nëse njëra palë e takon gjyqtarin në zyrën e tij të vogël prej 4 metrash katrore, pala tjetër, që është jashtë do t'i lindin pikëpyetje të tilla si: çfarë bëri pala tjetër që hyri tek gjyqtarja, çfarë bisedoi dhe nuk është vështirë të mendojë që atje u bë diçka pas kurrizit të saj. Këtu palët komunikojnë me gjyqtarin, gjë që nuk duhet të ndodhë, pasi ngjall dyshime për mundësira korruptimi.” thotë Vjollca Meçaj.

Sigurimi i infrastrukturës adekuate për gjyqësorin përbën një nga sfidat, që po përgatitet të përballojë vazhdimi i reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3h1
  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3h1