1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma arsimore po jep efekt

Elert Ajazaj30 Nëntor 2007

Tema kryesore të shtypit të sotëm gjerman janë arritja e marrëveshjes në koalicionin e madh për futjen e një page dysheme për punonjësit në sektorin postal, rezultatet e studimit të fundit PISA si dhe Lindja e Afërme

https://p.dw.com/p/CV31
Nxënës
NxënësFotografi: AP

'Stuttgarter Nachrichten' komenton temën e pagës dysheme:

Bashkimi kristiandemokrat-kristiansocial niset vetëm nga motive taktike zgjedhore. Akuza e Partisë Socialdemokrate, se kancelarja nuk e mbajti fjalën e dhënë është e rëndë. Socialdemokratët mund të ishin hedhur në sulm në fushatën zgjedhore me thirrjen e kuptueshme për paga më të drejta. CDU-CSU kërkojnë ta parandalojnë këtë, qoftë edhe me një çmim të lartë. Për socialdemokratët dita e djeshme solli një fitore të rëndësishme. Me përshtatjen e ndihmës për të papunët, rregullin e ri të arsyeshëm për nxjerrjen e detyruar në pension të përfituesve të moshuar të ndihmës Hartz IV dhe me pagën dysheme në sektorin e postës ajo bën më të dallueshëm profilin e saj socialpolitik.

'Berliner Morgenpost' komenton lidhur me të ashtuquajturin studim PISA, programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve i organizuar nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin.

Siç tregojnë provimet e fundit krahasuese të nxënësve po japin efekt reformat arsimore të nisura pas shokut të rezultatit të studimit PISA të vitit 2001. 15 vjeçarët gjermanë përmirësohen në renditjen ndërkombëtare me pesë vende dhe arrijnë në futen në një të tretën kryesuese. Pra drejtmi është i duhuri dhe kjo të lehtëson dyfish. Sepse në rast se pas përpjekjeve reformuese afro pesëvjeçare të politikanëve në arsim nuk do të kishte sukses të dukshëm do të kishin lindur pyetje themelore për aftësinë reformuese të sistemit tonë arsimor federal. Por ky dha hë për hë një dëshmi aftësie urgjentisht të nevojshme, e cila ju jep zemër të gjithë pjesëmarrësve për të vazhduar përpjekjet reformuese.

Po për këtë temë 'Abendzeitung' që botohet në Mynih:

Sa mirë që sot nxënësit gjermanë janë më mirë në shkencat natyrore sesa gjashtë vjet më parë në këndim apo në matematikë tre vjet më parë. Por që të shihje menjëherë përparim gjigant në këtë krahasim midis mollëve dhe dardhave, kjo nuk do të ishte logjike. Në përgjithësi nuk duhet të çuditemi: Ekonomia kombëtare e tretë në botë për nga madhësia e feston vendin e 13 ndër 50 si 'pozicion në grupin kryesues'? Në njërin prej vendeve më të pasura të industrializuara të botës, ku lëndët e para janë pak më të shumta sesa potenciali mendor i njerëzve të tij, duhet të arrihet më shumë. Në sistemin tonë arsimor vazhdon të ketë bllokim të madh reformash. Nuk ka më kohë që ta pranosh këtë dhe të nxjerrësh konsekuencat.

Në përfundim një koment i gazetës 'Bild' për Lindjen e Afërme:

Pothuajse në fund të kohës së tij në detyrë presidenti George W. Bush arriti ndoshta edhe një sukses të madh në politikën e jashtme.

Që prej shtatë vjetësh shanset për përfundimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve nuk ishin kurrë kaq të mira. Në Annapolis ishin ulur në tavolinë edhe Siria dhe Arabia Saudite. Padashur i çmënduri i Teheranit luan në këtë mes një rol të mirë. Në qoftë se tani të gjitha palët tregojnë arsye dhe vullnet për paqe Teherani mund të izolohej! Muajt e ardhshëm do të jetë me rëndësi që të ruhen nervat. Në të kaluarën të gjitha qasjet për paqe u shkatërruan nga atentate të neveritshme vetvrasëse në rrugët e Tel Aviv-it dhe Jeruzalemit. Në rast se lëvizja radikale, islamike Hamas vazhdon të vendosë bomba, atëherë ajo do ta nxjerrë veten në pozicion jashtë loje.