1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Reformë agrare pa efekt e BE

Komisari i BE për Çështjet Agrare, Cioloş do t'i lidhë subvencionet për bujqësinë me ruajtjen e ambjentit. Propozimi i tij has në kritika. Shoqatat e ambjentit dhe parlamentarët: reforma e tij agrare nuk ka asnjë efekt.

Dacian Cioloş kishte plane të mëdha: reforma e tij agrare do të ishte një revolucion i gjelbër. Cioloş kërkon të pengojë dëmet e mëdha në ambjent dhe një shfrytëzim masiv të natyrës në BE. Propozimet e Komisarit të BE për Çështjet Agrare orientoheshin në parimin për t'i lidhur paratë publike me shërbime publike. Kjo do të thotë: bujqit, që do të marrin prej vitit 2014 të ashtuquajtura pagesa të drejtpërdrejta nga BE, do ta marrin subvencionin e plotë vetëm po të respektojnë kërkesat për mbrojtjen e natyrës dhe të llojeve. Po të mos i plotësojnë këto kërkesa, atyre do t'u mbahen deri 30 përqind nga subvencioni i Brukselit.

Në qendër të betejës politike: Dacian Cioloş

Plani financiar i BE parashikon për vitin 2013 një buxhet rreth 60 miliardë euro për sektorin e bujqësisë. Këto janë mbi 40 përqind e të gjithë buxhetit të BE. Shumë para për një sektor, që në BE sjell më pak se pesë përqind të të punësuarve.

Komisari i BE për Çështjet Agrare, Dacian Ciolos

Komisari i BE për Çështjet Agrare, Dacian Ciolos

Por dhurata e parave nga Brukseli pakësohet nga viti në vit. Problemi: sa më i vogël buxheti i BE, aq më të pakta janë subvencionet për bujqit. Kjo në një kohë kur BE është i ndarë në dy kampe: disa duan më shumë para, të tjerët nuk i quajnë të mjaftueshme shkurtimet e propozuara. Në nëtor 2012, propozimet e Komisarit për Çështjet Agrare dështuan përballë përfaqësuesve të vendeve në marrëveshje me BE. Ajo që është e sigurtë deri tani është që paratë do të rrjedhin vetëm atëherë, po të paraqiten shërbime të veçanta për ruajtjen e ambjentit. Pasoja: më shumë direktiva, më shumë burokraci.

Rregulla për gjithë BE

Albert Deß, deputet i Parlamentit Evropian i konservatorëve të CSU-së dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë thotë se gjendja e interesave të bujqve është shumë e ndryshme, kështu që ato nuk i trajton dot me të njëjtën mënyrë.

Bujqësi me dallime në BE

Bujqësi me dallime në BE

"Kështu një fshatar letonez merr vetëm 78 euro, kurse një fshatar grek 575 euro. Kjo situatë duhet të ndryshojë" Bujqit, thotë ai, janë të gatshëm t'i mbështesin planet e Dacian Cioloş. Por një bujqësi që respekton parametrat ekologjikë është e zbatueshme vetëm atëherë, kur merren parasysh veçoritë e tokës në çdo vend.

Deri në 20 qershor, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave do të konsultohen për paketën e masave. Para Dacian Cioloş ka pasur edhe të tjerë që synonin revolucionin agrar. Mbetet të shpresohet që në luftën e interesave të mos humbasë mendimi për një politikë të përbashkët agrare.