1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Referendumi slloven për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar slloveno-kroat

Krerët e shtetit kroat përshendeten rezultatin pozitiv të referendumit slloven për marrëveshjen e arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për kufirin ndërshtetëror slloveno-kroat.

default

Harta e Gjirit të Piranit. Grindja kufitare detare Slloveni-Kroaci

Mediet theksojnë se referendumi kaloi me një shumicë të ngushtë. Pas publikimit të rezultatit të referendumit ka reaguar menjëherë edhe Bashkimi Evropian.

Çështja kufitare ndahet nga negociatat për anëtarësim në BE

Referendum in Slowenien Premierminister Borut Pahor

Kryeministri slloven, Borut Pahor, duke votuar në referendum, 6 qershor 2010.

Në prag të publikimit të rezultatit të referendumit slloven kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, tha për televizionin kroat HTV se homologu i saj slloven Borut Pahor ka përsëritur qëndrimin se Sllovenia nuk do të bllokojë negociatat për rrugën kroate drejt Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se me marrëveshjen e saj me Pahorin janë ndarë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga zgjidhja e çështjes kufitare.

Presidenti kroat Ivo Josipoviq vlerëson se sukesi i referendumit për arbitrazhin është fitore e rëndësishme për Slloveninë, Kroacinë dhe Evropën, thuhet në një komunikatë nga zyra e presidentit. Në komunikatë theksohet se rezultati i referendumit " inkurajon marrëdhëniet miqësore në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë". Po ashtu sipas presidentit ky është kontributi slloven për zgjerimin e Bashkimit Evropian, që përfshin edhe Kroacinë, ndërsa në të ardhmen të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Ndërkohë në reagimet e para të medieve theksohet se ky është fillimi i përfundimit të "luftës 20 vjeçare kroato-slllovene për kufirin detar".

Ivo Josipovic

Presidenti kroat, Ivo Josipovic.

Barroso përshëndet rezultatin e referendumit slloven

Në Bruksel menjëherë pas publikimit të rezultatit të referendumit reagoi kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Ai miratimin e shumicës së qytetarëve sllovenë për marrëveshjen e arbitrazhit, e cila ishte arritur më herët nga qeveritë e Kroacisë dhe Sllovenisë e vlerësoi si "një hap të rëndësishëm përpara". Barroso theksoi se Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian tani presin një marrëveshje përfundimtare dhe zgjidhjen e këtij problemi. "Zgjidhja e kësaj çështjeje bilaterale është një sinjal i rëndësishëm për rajonin dhe për marrëdhëniet në mes të Sllovenisë dhe Kroacisë", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Barrosos.

Për shkak të shtrirjes gjeografike dhe gjatësisë së vijës bregdetare Sllovenia në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të ujërave detare nuk mund të krijojë kontakt territorial me ujërat ndërkombëtare, kujtojnë mediet kroate. Dhe pikërisht kjo ka qenë mania e të gjitha garniturave politike sllovene prej fillimit të viteve 90-të deri më sot. Marrëveshja Raçan-Drnovshek ka qenë ajo, që më së shumti e ka afruar Slloveninë me ujërat ndërkombëtare, përmes të të ashtuquajturit "oxhak". Megjithatë kjo marrëveshje ishte refuzuar në Kroaci për shkak se Raçani nuk e kishte mbështetjen e plotë të partnerëve në koalicion dhe as të HDZ-së atëherë në opozitë, e cila e akuzonte Raçanin për tradhëti të interesave kombëtare. Dhe në momentin, kur negociatat për pranimin e Kroacisë po i afroheshin fundit, pala sllovene vlerësoi se Kroacisë do t'i duhej të pranonte kërkesat sllovene, kështu që vendosi të bllokojë negociatat.

Frankreich EU Parlament in Straßburg Jose Manuel Barroso

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Marrëveshja lejon të intepretohet në mënyra të ndryshme

Duhet theksuar këtu se edhe pse bllokada ishte vendosur në vitin 2008 nga kryeministri Borut Pahor të gjitha masat e nevojshme për të ishin ndërmarrë nga garnitura qeveritare e Janez Janshës dhe Dimitri Rupelit. Sllovenia ka bllokuar 15 kapituj të negociatave me arsyetimin se dokumentet kroate paragjykojnë çështjen e vijës kufitare. Përveç kësaj Sllovenia kërkonte dalje territoriale në det të hapur. Në fund Kosor dhe Pahor nënshkruajnë në Stokholm marrëveshjen e arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare. Vetë marrëveshja sqarojnë ekspertët është e formuluar në atë mënyrë ,që lejon të intepretohet në mënyra të ndryshme. Sipas njërës Sllovenia do të ketë dalje në det të hapur, por mbetet çështje e hapur, se si do të jetë ky kontakt, territorial, apo vetëm e drejtë e shfrytëzimit.

Autor: Gordana Simonoviq/Esat Ahmeti

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nkee
  • Data 08.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nkee