1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Referendumi si armë

Spiros Moskovou5 Korrik 2015

Shumë grekëve u ka ardhur në majë të hundës prej politikanëve të vendit të tyre, mendon Spiros Moskovou

https://p.dw.com/p/1Ft8Q
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Shumica e votuesve grekë i refuzuan në referendumin e sotëm masat e fundit të kursimit dhe propozimet për reforma të kreditorëve ndërkombëtarë. Megjithatë, pasi këto propozime nuk janë më në të vlefshme që prej prishjes së negociatave nëntë ditë më parë, rezultati i sotëm duhet interpretuar në mënyrë të lirë. Pjesa më e madhe e popullsisë i refuzon masat shtesë për t'i konsoliduar dhe përshtatur financat greke me rregullat e Eurozonës dhe mbështet në këtë mënyrë taktikat dhe politikat e qeverisë së Cipras. Qeveria populiste e koalicionit në Athinë negocioi me hir a me pahir pesë muaj deri sa u largua së fundi nga tryeza e bisedimeve.

A duhet pra të kemi një herë respekt për demokracinë greke dhe pastaj t'u themi kthehuni përsëri tek dhrahmia? Gjendja është për fat të keq më komplekse. Kudo në Athinë shihje sot radhë, por jo para qendrave të votimeve, por përpara bankomatëve. Njerëzit përpiqen çdo natë, duke u ngritur që në mesnata, për të marrë në të holla. Duhet të theksohet gjithashtu se vetëm rreth 60% e votuesve morën pjesë në referendum, edhe pse SYRIZA mobilizoi të gjitha burimet e mundshme, madje edhe pakicën turke në Thrakë! Shumë grekëve u ka ardhur në majë të hundës prej politikanëve të vendit të tyre dhe shikojnësi mund të mbijetojnë.

Spiros Moskovou
Spiros Moskovou

Megjithatë, qeveria e Cipras po feston "jo-në oshëtuese" duke demonstruar në të njëjtën kohë optimizëm. Brenda 48 orëve Athina do të arrijë një marrëveshje me donatorët, po thuhet këto ditë. Sonte thëniet u bënë më konkrete: armët e reja të ekipit Cipras janë rezultati i referendumit dhe raporti i FMN-së, sipas së cilit Greqia nuk e shlyen dot borxhin shtetëror. Në rast se donatorëve nuk u bën përshtypje as kjo, Athina mori sot në mbrëmje një masë konkrete: qeveria bllokoi të hollat e depozituara në kasafortat e bankave, të cilat sipas vlerësimeve janë rreth 10 miliardë. Thuhet se qeveria do të kontrollojë nëse këto para janë grumbulluar përmes evazionit fiskal. Zot ruaje popullin grek prej politikanëve të tij!