1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Referendumi popullor - Italianët i thonë jo energjisë bërthamore

Italianët u shprehën qartazi në referendum se janë kundër rivënies në përdorim të energjisë atomike. Pas numërimit të mbi një së tretës së votave të hënën në mbrëmje rezultoi se mbi 90% është kundër centraleve atomike.

Referendumi në Itali

Referendumi në Itali

Çështja vendimtare ishte e qartë qysh pak para mbylljes së qendrave të votimit: Shumica e italianëve me të drejtë vote kishte marrë pjesë në referendum. Me 57% pjesëmarrja e kaloi kuotën minimal etë domosdoshme prej 50% plus një votë, në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm. Në këtë mënyrë është dhënë përgjigja edhe ndaj pyetjes, se ç'mendojnë italianët për energjinë bërthamore. Të gjitha përllogaritjet e votave përputhen: Zgjedhësit i kanë thene mëse qartë jo rivënies në përdorim të energjisë atomike në vendin e tyre. Maria Marano, zëdhënësja e lëvizjes kundër energjisë atomike: "Nëse populli italian sot ia ka dalë vërtetë të arrijë kuorumin dhe t'i thotë jo energjisë atomike, ne mund të investojmë më shumë për energjitë e rinovueshme, për eficiencën e energjisë, për moderinizimin e vendit tonë, pra për energjinë, për të cilën ne vërtetë kemi nevojë."

Silvio Berlusconi

Silvio Berluskoni

Berluskoni pranon humbjen

Në vitin 1987 italianët janë shprehur një herë në referendum kundër energjisë bërthamore, asokohe nën hijen e katastrofës bërthamore të Çernobilit. Silvio Berluskoni nuk donte të pajtohej pafundësisht me këtë dhe përpara dy vjetësh planifikoi ndërtimin e centraleve të reja bërthamore. Që atij i duhet tani të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga plani i tij, kjo ishte e qartë qysh përpara se të mbylleshin qendrat e votimit. Pas një takimi me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu edhe Silvio Berlusconi theksoi rëndësinë e formave të energjisë alternative: "Zhvillimi i energjive të rinovueshme është veçanrisht i rëndësishëm, në radhë të parë në Itali. Ne siç duket, si rrjedhojë e vendimit, që po merr populli italian në këto çaste, duhet të heqim dorë prej energjisë bërthamore, dhe prandaj na duhet që të angazhohemi fort ne sektorin e energjive të rinovueshme."

Kjo do të thotë: Silvio Berluskoni e pranon këtë humbje, por e interpreton atë thjeshtë me kthjelltësi politike, jo si të drejtuar kundër qeverisë, apo kundër atij personalisht.

Udhëheqësi i opozitës Pierluixhi Bersani e sheh ndryshe dhe e quan referndumin si një "vendim për divors": "Për mua ky është një referendum për divorsin mes qeverisë dhe vendit. Kjo pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë në votim tregoi qartë, se qeveria ndjek një tjetër rrugë nga vendi i vet. Qeveria jeton në një hemisferë tjetër. "

Demonstratë në Itali për refrendumin kundër energjisë atomike, Romë(05.06..2011)

Demonstratë në Itali për refrendumin kundër energjisë atomike, Romë(05.06..2011)

Referendumi jo edhe për „Lex Berluskoni“

Krahas energjisë atomike të dielën dhe të hënën (12.06 - 13.06) italianët votuan edhe për dy çështje të tjera. Privatizimin e sistemit të furnizimit me ujë. Edhe në këtë rast fituan kundërshtarët. Pika tjetër e referendumit ishte ligji që u lejon anëtarëve të qeverisë, që në rast se janë "të penguar në mënyrë legjitime" mund të mos paraqiten në proceset gjyqësore. I ashtuquajturi „Lex Berluskoni“, i cili është kufizuar mjaft prej Gjykatës Kushtetuese dhe tani pas referendumit duhet të shfuqziohet fare. Ky ishte një sukses për iniciatoren e referendumeve popullore, partia e vogël kundër korrupsionit Italia e vlerave. Zëdhënësi i saj, deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando: "Italianërt e kanë kuptuar dhe donin të jepnin një mesazh: pushteti buron nga populli, dhe jo nga televizioni, i vëndosur nën tutelë dhe as nga ndonjë sondazh i manipuluar."

Vet kryeministri në pragtë referendumit pati bërë fushatë për të mosdaljen ne votime në mënyrë që referendumi të dështonte prej kuorumit. Por ai që ka dështuar sot është vetëm njëri: Silvio Berluskoni.

Autor: Tilmann Kleinjung / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti