1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Referendumi për imunitetin dhe kleçkat e tij

Referendumi popullor do tё vendosё nё Shqipёri pёr ndryshimet kushtetuese pёr heqjen e imunitetit tё zyrtarёve tё lartё dhe gjykatёsve. Opozita nuk e dha votёn nё Parlament pёr kёto ndryshime.

Parlamenti në Tiranë

Parlamenti në Tiranë

Ky referendum ёshtё i dyti pёr tё cilin shqiptarёt ftohen tё shprehen pёr Kushtetutёn e tyre. Nё vitin 1994, Z. Berisha , nё atё kohё President, kёrkoi zhvillimin e njё referendum pёr Draft - Kushtetutёn e parё tё Shqipёrisё, post - komuniste. Nё referendumin e atёhershёm, 18 vjet mё parё, shqiptarёt rrёzuan draftin nё fjalё. Vota e tyre i tha ”jo”njё draft - Kushtetute qё legjitimonte nё thelb jo njё Republikё Parlamentare por Presidenciale.

Referendumi i tanishёm ёshtё pёrsёri nismё e Z. Berisha, por nё pozicionin e kryeministrit. Shpallja prej tij e hapjes sё procedurave pёr referendum u bё kur opozita nuk e dha votёn e saj pёr ndryshimet kushtetuese lidhur me heqjen e imunitetit tё zyrtarёve tё lartё, deputetёve dhe gjykatësve si një masë efikase për të dёnuar tё korruptuarit nё rradhёt e tyre. Shkaku kryesor i mosvotimit tё opozitёs ishte refuzimi i maxhorancёs pёr ta miratuar ligjin e imuniteteve nё shtator dhe bёrё kёshtu tё mundur pёrfshirjen edhe tё ndryshimeve kushtetuese qё garantojnё pavarёsinё e drejtёsisё nga politika. Miratimi i ligjit pёr imunitetin kёrkon shumicё tё cilёsuar, pra 93 vota nga 140 deputetё qё ka Parlamenti i horanca e djathtё nuk e arrin dot pa opozitёn.

Selia e Partisë Socialiste

Selia e Partisë Socialiste

Pa pavarёsi tё drejtёsisё nga politika heqja e imunitetit nuk sjell rezultat

Konkretisht opozita kёrkon qё nё paketёn e ndryshimeve kushtetuese pёr imunitetin tё bёjnё pjesё edhe ato pёr zgjedhjen e anёtarёve tё Gjykatёs sё Lartё dhe Prokurorit tё Pёrgjithshёm, ndryshime qё do tё garantojnё zgjedhjen e tyre jo vetёm me votёn e maxhorancave por edhe atё tё opozitave, tё majta apo tё djathta. Pandeli Majko, pёrfaqёsues i PS, nё negociatat me PD pёr hartimin e draftit konsensual lidhur me efikasitetin e ndryshimeve kushtetuese pёr sistemin e imuniteteve pёr Deutsche Wellen e sheh referendumin pa ndryshimet kushtetuese si një ironi:

“Nёse anёtarёt e Gjykatёs sё Lartё do tё vazhdojnё tё zgjidhen vetёm me votёn e maxhorancёs, si deri mё sot, po kёshtu edhe Prokurori i Pёrgjithshёm, apo si ndodhi me zgjedhjen e Presidentit , vetёm me votat e maxhorancёs, atёherë…heqja e imunitetit nuk do tё bёjё qё para drejtёsisё tё shkojnё korruptuarit , e veshur me pushtet ose ndryshe ata qё njihen si “ tё paprekshmit ” dhe e gjitha kjo ёshtё thjesht njё ironi. Pa shoqёrimin e ndryshimeve kushtetuese tё ligjit pёr imunitetin me reformat kushtetuese nё drejtёsi nuk mund tё garantohet barazia e çdo qytetari para ligjit ” thotё Z. Majko.

Publicisti Fatos Lubonja

Publicisti Fatos Lubonja

Por nuk ёshtё vetёm opozita qё mendon kёshtu. Publicisti Fatos Lubonja, njё nga zёrat mё tё fuqishёm dhe tё pavarur nё Tiranё, mendon se kultura e pandёshkueshmёrisё pёr korrupsionin nё sferat e larta tё politikёs dhe nё sistemin e drejtёsisё ka shumё gjasa tё vazhdojё edhe pas heqjes sё imunitetit mbi drejtёsinё. “Kultura e pandёshkueshmёrisё do tё vazhdojё nёse drejtёsia nuk bёhet e pavarur nga pushtetet e tjera dhe sidomos nga vetё pushteti i saj” mendon Z. Lubonja. Sipas tij dёshtimi i drejtёsisё pёr tё zbardhur ngjarje tё tilla si tragjedia e Gёrdecit nё pranverёn e 2008-ёs dhe vrasja para Kryeministrisё, e katёr demostruesve mё 21 janar tё vitit tё kaluar, janё rrjedhim i presionit tё fortё politik mbi sistemin e drejtesisë.

Referendumi dhe statusi i vendit kandidat pёr anёtarёsim nё BE

Miratimi i ligjit pёr imunitetin ёshtё njё nga rekomandimet e BE-së, plotёsimi i tё cilit do t’i shtonte shanset Shqipёrisё pёr njё pёrgjigje pozitive tё aplikimit tё saj pёr statusin e vendit kandidat, pas refuzimeve rradhazi nё dy vitet e mёparshme. Por ekspertё ligjor vendas mendojnё qё ёshtё krejt e pamundur zhvillimi dhe dalja e rezultateve tё referendumit brenda tetorit të këtij viti, pasi nё fillim tё nёntorit Komisioni Europian publikon raportin pёr ecurinё demokratike tё Shqiprisё dhe vendeve tё tjera qё aspirojnё anёtarёsimin.nё BE.

Kjo pasi Kushtetuta parashikon mbledhjen e 50 mijё firmave qё kёrkojnё kryerjen e referendumit, dёrgimin e tyre nё KQZ dhe sё fundi nё Gjykatёn Kushtetuese. Pёr tё gjithё kёtё process duhen tё paktёn 100 ditё. Kjo ёshtё ana proceduriale. Ana tjetёr ёshtё ajo pёrmbajtёsore: miratimi me nxitim i ndryshimeve kushtetuese pёr hir tё statusit edhe pёrmes njё referendumi popullor nuk do tё thotё zbatim i tyre nё mёnyrё automatike nё praktikë. Shqipёria ёshtё stigmatizuar nga BE si njё vend qё ka ligje shumё tё mira, tё standarteve europiane por qё nuk i zbaton ato, si njё vend ku sistemi politik dhe drejtёsia pёr shkak tё moszbatimit tё ligjeve mbeten tё kriminalizuara.